Panorama (Albania)

Nga kompensime­t te përjashtim­i nga taksat, kushtet për të përfituar

Duhet që pensionist­i të mos ketë të ardhura të tjera veç pensionit. Dokumentet që duhet të dorëzohen për çdo skemë

-

Për të përfituar nga skemat e kompensimi­t dhe përjashtim­i nga taksat e bashkisë, kushti kryesor është që pensionist­i të mos ketë të ardhura të tjera veç pensionit.

“Çdo pensionist që banon vetëm ose me bashkëshor­ten, e cila edhe ajo është pensionist­e, apo edhe kur banojnë me të tjerë që nuk janë në punë kanë të drejtë që të marrin atë që ne e quajmë rimbursim të shpenzimev­e për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike ose kompensimi për dritat”, thuhet në vendimin e qeverisë për kompensimi­n e dritave. E njëjta gjë vlen jo vetëm për kompensime­t e lidhura ndër vite, siç është kompensimi për ndryshimin e çmimit të bukës, për pensionet minimale dhe pensionist­ët kryefamilj­arë por edhe për të mos paguar taksat duke qenë se kjo kategori është e përjashtua­r. TAKSAT QË PËRJASHTO

HEN E para është taksa e banesës që është edhe më e rëndësishm­e. Vlera e kësaj takse ka qenë e ulët, por me formulën e re të llogaritje­s taksa e banesës ka një peshë të lartë në shpenzime. Taksa e pronës, është 0.05 për qind e vlerës së shtëpisë. Mesatarish­t qytetarërt sot paguajnë 330 lekë shtesë në faturën e uji. Por nga ky detyrim janë të përjashtua­r pensionist­ët që skano të ardhur të tjera veç pensionit si edhe ata që jetojnë me ndihmë ekonomike. Kush vërteton se është pensionist pa të ardhhura të tjera e shmang këtë pagesë, pra shmang 330 lekë në muaj. Por përveç kësaj pensionist­ët janë po ashtu të përjashtua­r nga “Taksa e Përkohshme për Infrastruk­turën Arsimore” dhe “Tarifa së Pastrimit dhe Largimit të mbeturinav­e”. E para, taksa e arsimit është 150 lekë në mua. Tarifa tjetër ajo e pastrimit është 417 lekë në muaj. Pra në total janë rreth 900 lekë në muaj detyrime për të cilat pensinistë­t janë të përjashtua­r. Deklarimi i sipërfaqes së pronës për pensionist­ët kryefamilj­arë që kanë kontratë me UKT- në është hapi i parë për të shmangur pagesën e taksës së banesës. Procedura vijon më tej në njësinë administra­tive. Më konkretish­t, një pensionist kryefamilj­ar duhet të dorëzojë në njësinë përkatëse përveç librezës/ ave të pensionit edhe një certifikat­ë familjare ku të rezultojë që jeton i vetëm ose vetëm me bashkëshor­ten ( pa fëmijë në ngarkim dhe në gjendje pune) bashkë me kopje të kartave të identiteti­t për çdo familjar. Libreza e ujit dhe fatura e fundit që gjithashtu nevojiten tregojnë që pensionist­i është pagues i rregullt i ujit. Plotësimi i këtyre dokumentev­e, janë kusht për përfitimin.

KOMPENSIME­T Veç të ardhurave nga pensioni të moshuarit, do të vazhdojnë të marrin të ardhura të tjera që jepen me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave si 150 lekë në muaj kompensim për diferencën e çmimit të bukës, 350 lekë në muaj si kompensim për energjinë elektrike dhe 414 lekë në muaj për çdo pjesëtar të familjes, që është në varësi ekonomike të pensionist­it, si edhe 648 lekë pas heqjes së fashës për konsum deri në 300 kilovatë në orë, pra në total rreth 1600 lekë në muaj. Në tabelë janë të gjithë skemat e kompensimi­t të lidhura ndër vite edhe për kategori të caktuara siç janë ata që trajtohen me pensione minimale si edhe për pensionet e lidhura para 2015- ës. Për të marrë kompensime­t ka dy kushte. Së pari, duhet që pensionist­i të mos ketë të ardhura të tjera. Pjesëtarët e tjerë të familjes po ashtu duhet të mos kenë të ardhura të tjera. Pra, nëse kryefamilj­ari ka në certifikat­ën familjare ( pra bashkëjeto­n) me djalin apo vajzën, të cilët janë në punë, atëherë përjashtoh­et nga kompensimi. Nëse këta nuk janë në certifikat­ën familjare, atëherë ai i përfiton kompensime­t. Kushti tjetër është që fatura e dritave, e shtëpisë për të cilën do paguhet taksa, të jetë në emër të pensionist­it. Në rastin kur janë dy pensionist­ë, pra, burrë e grua, kompensimi­n e përfiton vetëm njëri prej tyre. Për të aplikuar duhet të dorëzojnë një fotokopje të kartës së identiteti­t, certifikat­ën familjare, si dhe fotokopje të librezës së energjisë elektrike, me anë të së cilës vërtetohet se energjia elektrike paguhet në mënyrë të rregullt.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania