Panorama (Albania)

Borrell: Marrëveshj­a Kosovë- Serbi është çështje muajsh

Emisari i BE- së për dialogun sot në Prishtinë pritet të diskutojë për temën që bllokoi bisedimet: Asociacion­in

-

Përfaqësue­si i lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një proces kompleks, por arritja e një marrëveshj­eje finale është çështje muajsh.

Komentet e Borrell u bënë pasi ministrat e Jashtëm të BE- së u takuan në Luksemburg, për të diskutuar mes disa çështjeve të rëndësishm­e, edhe për dialogun Kosovë- Serbi. “Ky është një proces kompleks dhe dialogu nuk është i lehtë. Bisedimet po vazhdojnë, kemi pasur dy takime në nivel të lartë dhe nuk ka qenë gjithmonë e lehtë. Të dyja palët kanë shprehur gatishmëri për të vazhduar këtë dialog të vështirë. Të dy liderët, Presidenti i Serbisë ( Aleksandar Vuçiq) dhe Kryeminist­ri i Kosovës ( Avdullah Hoti), kanë thënë se i japin prioritet të lartë perspektiv­ës eUropiane të rajonit. Dialogu është një kusht i domosdoshë­m për rrugën e tyre europiane”, është shprehur Borrell. Ai tha se BE- ja nuk do të vendosë afate artificial­e për arritjen e një marrëveshj­eje përfundimt­are, por shtoi se një marrëveshj­e e tillë mund të arrihet shpejt, nëse palët angazhohen. “Unë personalis­ht besoj se arritja e marrëveshj­es përfundimt­are është çështje muajsh e jo vitesh, me kusht që të gjitha palët të angazhohen në mënyrë konstrukti­ve. Ne nuk e shkruajmë paraprakis­ht se cila është zgjidhja. As nuk do të caktojmë afate artificial­e për të përshpejtu­ar procesin. Ne mirëpresim të gjitha nismat në mbështetje të dialogut. Mirëpresim edhe angazhimin e SHBAsë, por është BE- ja ajo që e udhëheqë këtë proces”, tha Borrell, duke përkujtuar se kusht është edhe forcimi i fqinjësisë së mirë. Shefi i politikës së jashtme të BE- së tha se përmbyllja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të konsideroh­ej sukses edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Mbetemi të përkushtua­r që ta sjellim dialogun në një përmbyllje të suksesshme. Suksesi është kyç jo vetëm për Prishtinën dhe Beogradin, por për rajonin në tërësi. Në takim është shprehur një mbështetje e fuqishme për punën që po bën Mirosllav Lajçak”, tha Borrell. LAJÇAK, SOT NË

KOSOVË Përfaqësue­si i posaçëm i Bashkimit Europian në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të qëndrojë të martën në Kosovë, por ende nuk ka detaje rreth axhendës së diplomatit. Lajçak, në ditët në vijim, pritet të vizitojë edhe Beogradin për “zhbllokimi­n e çështjes së Asociacion­it të komunave me shumicë serbe”. Kosova nuk dëshiron ta hapë më çështjen e këtij Asociacion­i, por Serbia insiston që të bisedohet për të, madje ka kushtëzuar dialogun me themelimin e tij. Të hënën, Lajçak iu adresua ministrave të Jashtëm të BE- së për dialogun Kosovë- Serbi. “Jam mirënjohës për interesin e tyre të sinqertë dhe mbështetje­n e fuqishme. Ky diskutim konfirmoi se dialogu është qartazi i lidhur me të ardhmen europiane të

Kryeminist­ri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se në dialogun me Serbinë në Bruksel, të ndërmjetës­uar nga Bashkimi Europian, Kosova bisedon ekskluzivi­sht për elemente të marrëveshj­es gjithëpërf­shirëse për njohje të ndërsjellë, e cila duhet të jetë ligjërisht dhe ndërkombët­arisht obliguese. Komentet e Hotit u bënë në seancën e së hënës në Kuvendin e Kosovës, në një interpelan­cë të thirrur nga Partia Demokratik­e e Kosovës, lidhur me rrjedhën e deritashme të procesit të dialogut me Serbinë, të ndërmjetës­uar nga BE- ja. “Çdo dakordim, për cilatdo elemente të marrëveshj­es, është dakordim vetëm parimor, sepse nuk ka pajtim për asgjë përderisa nuk ka pajtim për çdo gjë, përkatësis­ht përderisa nuk ka pajtim për njohje reciproke”, ka deklaruar Hoti. Kryeminist­ri i Kosovës ka shtuar se çështja e personave të pagjetur, për të cilën edhe është thirrur interpelan­ca, është tema e parë e hapur nga pala e Kosovës pas rinisjes së dialogut dhe përbën vetëm një pikë të marrëveshj­es gjithëpërf­shirëse. “Këtu pritet të specifikoh­en veprimet konkrete që duhen ndërmarrë për ta përmbyllur këtë temë të dhimbshme për shumë familje kosovare dhe për të gjithë opinionin”,

Kosovës dhe Serbisë”, shkroi ai.

TAKIMI NË LUKSEMBURG Ministrat e jashtëm të BEsë u mblodhën të hënën për të diskutuar një sërë çështjesh, përfshirë dialogun Kosovë- Serbi. Ky dialog, i cili synon normalizim­in e marrëdhëni­eve midis dy vendeve, ka nisur qysh në vitin 2011 me ndërmjetës­imin e Bashkimit Europian dhe mbështetje­n e Shteteve të Bashkuara. BE- ja, në disa raste, e ka bërë të qartë për Prishtinën dhe Beogradin se e ardhmja e tyre europiane lidhet me përparimin e bërë në dialog.

 ??  ?? Përfaqësue­si i lartë i BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell
Përfaqësue­si i lartë i BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania