Panorama (Albania)

“Socialistë­t t’i heqin Fatos Nanos drogën e pushtetit”, Dritëroi, kundër rikthimit

"Fatos Nanua kur të shkulte ndonjë gozhdë me b... nga ndonjë tra, mund të bëhet President më 2007!"

- Dritëro Agolli

Sot i paharruari Dritëro Agolli do të mbushte 89 vjeç nëse nuk do të ishte ndarë nga jeta. Ligjet e natyrës janë të plotfuqish­me, por ajo që na ka lënë të shkruar, është një trashëgimi e paçmuar, sa aktuale, aq dhe universale.

Për ta kujtuar në këtë ditëlindje të 89- të të tij, vajza e tij, Elona, përzgjodhi disa dorëshkrim­e të tij, problemati­ka e të cilave është mjaft aktuale edhe sot. Në këto shënime, "patriarku" i PS- së komenton rikthimin e Fatos Nanos në PS, pas dorëheqjes dhe ardhjes në krye të saj të Edi Ramës.

SHËNIMI 1 Nga kthimet dhe rikthimet e Nanos drejt pushtetit njerëzit me mend nuk çuditen. Ata do të çuditeshin sikur ai të mos kthehej. I rënë nga pushteti, ai zhduket për një kohë kaçakqejfl­i nëpër Europë dhe nëpër Ballkan dhe si majmet pakëz, i përmalluar për atdheun dhe për partinë, kthehet duke dalë nga vetura në ndonjë shesh për ta parë njerëzit dhe veçanërish­t gazetarët, lëshon në ajër ndonjë batutë që i duket moderne, po në të vërtetë është si një supë lakre e zierë dy herë dhe pas këtyre riteve, hyn krenar në ndonjë restorant VIPash i përcjellë nga 2- 3 soc- jeniçerë. E ç'thonë për mua?! - pyet soc- jeniçerët Pashai i rikthyer. Dhe këtu m'u kujtua një përrallëz e mësuesit popull. Një fshatari iu mbush mendja të ikte nga fshati dhe të dilte kaçak për të parë se çfarë buje do të bënte ikja e tij.

Qëndroi nja gjashtë muaj apo një vit në male dhe një ditë fshehurazi- fshehurazi u kthye duke u tulitur prapa një ferre buzë rrugës. Kaluan dy fshatarë të njohur. Ai kërceu nga prapa ferrës dhe i pyet: - Çfarë thonë në fshat për mua?! - Asgjë nuk thonë, por kthehu, mjaft qëndrove në male,- iu përgjigjën bashkëfsha­tarët.

Si nuk bëri bujë duke ikur, filloi ta kërkojë bujën duke ngatërruar fshatin me thashethem­e derisa e përzunë fare prej andej. Kur u përzu, filloi të bëjë bujë dhe fshati thoshte: - Mos na kthehet prapë ai i paudhi! Kështu është edhe puna e Fatos Nanos! Nisur nga ajo që thonë se Fatos Nano është rikthyer me pretendimi­n për të shpëtuar PS- në nga modeli berishist dhe për të bërë katarsisin, unë do të mendoja të kundërtën: Nanua kthehet për t'ia hapur rrugën Berishës duke u përpjekur të shpërndajë Partinë Socialistë. Ju e keni vënë re mendimin e tij në ato dy- tri fjalë që tha para derës së veturës së tij se qenkësh i pakënaqur nga PS- ja që po e sulmon shumë Sali Berishën. Pastaj katarsisin e bëri Sali Berisha më 3 korrik 2005. Tani ngecja e mendimit idiot në vrimën e katarsisit është një komplot i pandërprer­ë për pushtet. Kjo dihet, kush ngjitet disa herë në pushtet dhe zbret disa herë prej tij, asnjë mendim të ri nuk mund të sjellë në shoqëri; të rinj mund të sjellë vetëm kostumet, orët, parfumet dhe ndofta ndonjë të dashur!

SHËNIMI 2 Nuk është hera e parë që Fatos Nano zgjedh këtë kohë, më mirë të themi, këtë çast për të lëshuar tym dhe blozë nga skarpament­oja e tij politike. Në prag të zgjedhjeve më 1996ën ai e quajti PS- në qyp me guralecë dhe kënetë, duke goditur edhe Servet Pëllumbin, një ndër figurat më të shquara tonat. Kjo ndodhi në prag të zgjedhjeve. Po në prag të zgjedhjeve të 2001- shit iu kërciti dhëmbët gjithë drejtuesve duke përfshirë dhe Pandeli Majkon. Të vijmë në 2005- ën. Para zgjedhjeve, Nano u hodh kundër Ilir Metës, një personalit­et politik me vlera të vërteta. Dhe këtu Nanua mori tatëpjetën i katarsizua­r nga Berisha. Papritur u duk këto ditë duke imituar Napoleonin, kur u kthye nga Elba në Francë më 1815- ën dhe qeverisi 100 ditë. Napoleoni francez u kthye nga internimi të marrë qeverinë me topa, Tosi ynë u kthye nga turizmi nëpër Europë dhe Ballkan të marrë partinë me çarqe dhe me katarsisa.

Në PS disa thonë se rikthimi i Fatos Nanos është një dukuri atmosferik­e, disa të tjerë përdorin shprehjen popullore se "ai qen që leh, nuk të ha". Por unë do të thosha se vërtet ai qen që leh nuk të ha, por me lehjen e tij nxit qentë e tjerë që të të hanë. Nuk pajtohem as me mendimin nënvleftës­ues se shfaqja e Nanos është një dukuri atmosferik­e. Unë e kam shtëpinë afër asaj shtëpie ku banonte Fan S. Noli në kohën kur ishte Kryeminist­ër pas Revolucion­it të Qershorit 1924. Ai kur po kthehej Ahmet Zogu për të marrë pushtetin, i binte gërnetës. I thoshin: Po vjen Zogu! Noli përgjigjej: E mo, ku vjen ai malok! Edhe socialistë­t që thonë se kthimi i Fatos Nanos nuk është ndonjë problem, kam përshtypje­n se mendojnë si Fan Noli për kthimin e Ahmet Zogut. Fatos Nanua është pehlivan në marrjen e pushtetit. Socialistë­t duhet në radhë të parë t'ia heqin Fatos Nanos drogën që quhet pushtet. Kjo drogë është më e fortë se kokaina dhe heroina që rriten në Kolumbi. Këtë drogë të etjes për pushtet, këtë drogë me emrin "Pushto", socialistë­t duhet t'ia presin me sëpatë si në Lazarat kanabisin, vetëm se pa e vonuar këtë prerje dhe pa dëgjuar jeniçerët e Fatos Nanos që e nxisin për të marrë këtë drogë. Politika që ndjek Fatos Nanua, pavarësish­t nga ideja dhe kredua e saj, në praktikë është organizimi sistematik i urrejtjes.

SHËNIMI 3 Rikthimi i Nanos më kujtoj një ngjarje nga koha e socializmi­t. Kemi qenë me një mikun tim që ishte përjashtua­r nga Partia e Punës me shërbim në një fshat, unë si gazetar, ai si financier. Bashkë me ne ishte një burrë i rrahur nga jeta dhe me përvojë të madhe shoqërore. Në dhomën e asaj shtëpie ku kishim bujtur, nën tavan kishte trarë me gozhdë. Miku

 ??  ?? Faksimile e intervistë­s së shkruar nga Dritëroi
Faksimile e intervistë­s së shkruar nga Dritëroi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania