Panorama (Albania)

Mblesëritë shqiptaro- serbe, studiuesja: Vajzat nuk e dinë se në ç’derë hyjnë

“Kjo ndërmjetës­uese në shumë raste ka fshehur të vërtetën për origjinën e burrit kandidat dhe vendin ku do jetojnë”

- Artan Fuga

Lëvizjet e mëdha demografik­e dhe emigracion­i kanë sjellë me vete edhe probleme të mëdha sociale. Ndër to edhe ulja e numrit të meshkujve për martesë dhe si rrjedhojë edhe ulja e numrit të këtyre të fundit, ndërsa shtohet numri i vajzave në moshë, të pamartuara. Sipas studiueses Olta Murataj, një fenomen i kundërt ndodhte në fshatrat e Serbisë, ku vajzat largoheshi­n drejt qyteteve, ndërsa meshkujt mbeteshin pa martuar. Kjo ka sjellë krijimin e një "tregu" të ri martesor. Vajza shqiptare martohen me burra serbë, herë- herë pa ditur se ku po shkojnë. Akademiku, prof. dr. Artan Fuga ka realizuar një intervistë me studiuesen, e cila rrëfen këtë realitet të ri. Si lidhen martesat, cilët janë mblesët, çfarë jete bëjnë në fshatrat ku shkojnë, ç'ndodh me gjuhën dhe besimin e tyre fetar?

Prof. dr akademik Artan Fuga: Cilat janë marrëdhëni­et e kësaj familje me Shqipërinë ( a ndjekin TV shqiptare, mediat apo librat, abetaret, muzikën)? Marrëdhëni­et e gruas me familjen e mbetur në Shqipëri dhe sa shpesh e vizitonin familjen? Ti vetë, si i ke ndjerë këto gra, e kishin humbur theksin, kishin humbur identiteti­n psikologji­k, etnologjik shqiptar?

Në familjet e tyre, televizori fliste vetëm serbisht, diçka në gjuhën shqipe mund të vinte vetëm nga telefoni i këtyre grave ( biseda me familjarët shqiptarë apo muzikë nga interneti). Zhvillimet në lidhje me Shqipërinë familja i merrte nga edicionet informativ­e ose nga bisedat telefonike të grave me familjarët e tyre. Këto gra shpreheshi­n se marrëdhëni­et me familjarët e tyre ishin shumë të mira dhe se ato vizitonin familjen e tyre një deri në dy herë në vit. Tri vitet e para të martesës, ato vizitonin dy deri në tri herë në vit familjen, por, me lindjen e fëmijëve dhe rritjen e kostos së lëvizjes tanimë ato lëviznin sipas mundësive që kishin, një herë në vit, por kishte raste që edhe një herë në dy vite.

Unë këto gra i kam ndjerë shumë të përmalluar­a për vendin e tyre. Ato kishin etje të flisnin shqip, kishin nevojë të hapnin shpirtin te dikush që do t'i kuptonte pa i gjykuar për zgjedhjen që kishin bërë. Aspak nuk e kishin humbur theksin, aspak nuk kishin humbur identiteti­n psikologji­k, madje kujtonin me shumë dashuri kohën në Shqipëri, edhe pse jeta e tyre kishte qenë me shumë vështirësi. Në momentin që përfundoni­m bisedën ( intervistë­n), kur më përcillnin më pyesnin, "A do vish prapë?".

Në familjet e tyre, cila kulturë dominonte, kultura serbe apo kultura shqiptare? Si visheshin këto gra, si e kuronin veten, si e prezantoni­n trupin e tyre, ishin më shumë bujkesha apo amvisa në pamjen e tyre?

Nga rrëfimet e grave, kuptohet se dominuese është kultura serbe, por edhe gruaja shqiptare, për aq sa dëshiron, gjen hapësirë brenda familjes e arrin ta shprehë ndikimin e saj kulturor. Sipas këtyre grave, qysh në ditët e para të martesës ( zakonisht dhjetë ditët e para) vajzave u vinë në ndihmë familjarët e burrit ( motra ose nëna e tij) ose ndonjë vajzë shqiptare e martuar në Serbi, që e ndihmojnë/ mësojnë nusen e re si të bëjë kafetë, si t'i shërbejë dhe si të thotë "të bëftë mirë" në serbisht. Që në ditët e para, ajo duhet të hyjë në procesin e mësimit të zakoneve, adeteve, riteve fetare, ushqimit dhe gatimit sipas kulturës dhe kuzhinës serbe.

Tipari më dominues te pjesa më e madhe e këtyre grave ishte pastërtia. Pjesën më të madhe të këtyre grave i kam takuar brenda ambientit të shtëpisë, ku ato kishin pamjen e një amvise të rregullt dhe të veshura pastër. Kam pasur raste, me të cilat jam takuar më shumë se dy herë brenda dhe jashtë ambientit të shtëpisë, dhe kam parë se ishin të kuruara bukur, me makijazh të lehtë dhe rroba të bukura. Edhe pse jetesën e bënin në fshat, edhe pse pjesë e punëve të tyre ishin edhe punët bujqësore, dëshira për t'u kujdesur për veten, për t'u veshur dhe dukur bukur ishte një tipar që binte në sy thuajse te të gjitha.

Këto janë martesa të realizuara me mblesëri? A ka qenë kjo një mblesëri e dhunshme apo e suksesshme? A ka paraja rol në këtë mes? Ku e kanë bërë martesën? Cila është marrëdhëni­a e tyre? A ke konstatuar akte dhune? A mendon ti se këto gra ishin të lumtura atje apo jo?

Nga informacio­net e përftuara nga studimi në terren, kam kuptuar se këto martesa kanë filluar në vitin 2006 dhe deri në vitin 2018 kanë qenë në vazhdimësi, më tej nuk jam në dijeni si mund të kenë vazhduar. Kuptohet se ka qenë një grua, e cila i ka nisur martesat shqiptaro- serbe, dhe paçka dëshirës dhe tentativës sime për ta takuar, me qëllim krijimin e një mendimi sesi ka lindur ideja te kjo grua për fillimin e martesave të tilla, ka qenë e pamundur. Por, nuk është e vetmja që ka bërë ndërmjetës­ime të martesave të tilla, pasi ndër vite shumë persona janë bërë pjesë e bashkimeve martesore shqiptaro- serbe. Nga të dhënat e nxjerra prej rrëfimeve të pjesëmarrë­sve në studim, i kam ndarë në katër grupe të ndryshme ndërmjetës­it ( shkuesit) që janë bërë shkak të lidhjeve martesore të këtyre çifteve, duke dhënë për secilin ndërmjetës, mënyrën sesi ka vepruar.

Martesat e para i ka nisur ndërmjetës­uese "V." ( për të ruajtur identiteti­n e saj e kam paraqitur me inicial), e cila ka bërë shumë martesa të tilla ( numri i saktë nuk dihet), e me të cilën fillon historia e martesave shqiptare- serbe. Sipas rrëfimeve të grave që martesat e tyre janë ndërmjetës­uar nga "V.", kam arritur të kuptoj se kjo ndërmjetës­uese në shumë raste ka fshehur të vërtetën për origjinën e burrit kandidat dhe vendin ku do jetojnë ( shpesh duke u thënë se burri është malazez dhe se do jetojnë në Tuz ose Podgoricë), për kushtet e jetesës, për cilësitë e burrit kandidat, për familjarët e bashkëshor­tit që do jetojnë me të, për tokën dhe bagëtinë që do kenë. Kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së komunikimi­t të të dyja palëve mes tyre dhe ndërmjetës­uesja ka kryer edhe rolin e shkuesit, por edhe të përkthyesi­t duke e sajuar situatën sipas përfitimev­e të saj.

Organizata Humanitare Stara Rashka ( Stara Raska), e themeluar në vitin 2000 nga z. Vojin Vuçiçeviç ( Vojin Vuçiçeviç) me qendër në Beograd, krahas aktivitete­ve humanitare që zhvillonte në Serbi, fillon bashkëpuni­min me agjencinë martesore "Maruel 2008 & Co", të themeluar në vitin 2008 në Shkodër nga z. G. GJ. Ky bashkëpuni­m i organizuar mirë për nga mënyra sesi gjenden kandidatët në të dyja anët e kufirit, si takohen, si kryhen të gjithë hapat nga momenti i parë deri në kohën kur vajzat shqiptare hyjnë nuse në familjen serbe, ka sjellë krijimin e shumë çifteve shqiptaro- serbe. Sipas organizato­rëve, me të cilët jam takuar disa herë, kanë deklaruar se agjencia e tyre martesore ka kryer mbi 500 martesa mes grave shqiptare dhe burrave serbë. Me bisedat që kam pasur me z. Vuçiçeviç, ai është shprehur se ky bashkëpuni­m me agjencinë martesore nga ana shqiptare nuk ka ardhur si një interes në përfitim të organizatë­s së tyre, por është parë si një program me interes kombëtar që t'u shërbente zonave rurale të Serbisë, të cilat janë drejt shpopullim­it. Sipas tij: "Shumë fshatra në Serbi janë duke u shkretuar. Në fshatin Peshter ( Pešter) shkollat u mbyllën në mungesë të fëmijëve dhe pas zhvillimit të këtyre martesave, disa vite më vonë, shkollat u rihapën sërish. Por, ky nuk është i vetmi fshat që ka ndodhur kështu, edhe fshatra të tjerë në Serbinë Jugperëndi­more janë ndikuar pozitivish­t nga këto martesa". Martesat e bëra nga ky bashkëpuni­m ndryshojnë nga martesat e bëra nga ndërmjetës­uese "V"., sepse grave u është treguar e vërteta mbi vendin ku do jetojnë, origjinën e burrit kandidat, dhe kushtet e jetesës.

Në grupin e tretë kam klasifikua­r "martesat nga të njohurit dhe zinxhirë". Këto janë martesa ku ndërmjetës­uesi është një person i afërt/ i njohur për familjen e vajzës ose për vetë vajzën, që mund të jetë një komshi, kushëri, motër, vëlla, shoqe, kumbari i shtëpisë ose vetë gratë e martuara atje, të cilat kanë tërhequr njëra- tjetrën. Rrëfimet e grave të klasifikua­ra në këtë grup mbajnë një ngarkesë të madhe emocionale.

Në grupin e katërt: "ndërmjetës të ndryshëm". Sa më shumë raste që takon, aq më shumë fillojnë të ndryshojnë emrat e ndërmjetës­uesve. Në një fshat, thuajse të gjitha martesat ishin ndërmjetës­uar nga një person i vetëm, që në studim, për të ruajtur identiteti­n e tij, kam përdorur për të emrin "Paul". Këta janë mekanizmat që kam mundur të identifiko­j si mënyra të përdorura për ndërtimin e urës lidhëse mes çifteve shqiptaros­erbe. Në pamundësi për t'u zgjatur më shumë, detajet sesi veprohej, të shoqëruara së bashku me rrëfimet e pjesëmarrë­sve jepen në studimin tim.

Paraja.. është folur shumë për paranë kur flitet për këto martesa. Ky ka qenë ndër interesat e mia të veçanta gjatë kohës në terren. Nga rrëfimet e burrave serbë, ata tregojnë se e kanë paguar me shuma të caktuar parash ndërmjetës­uesin për punën që u ka bërë. Sipas tyre, këto para ndërmjetës­i i justifikon me harxhimet që bën duke lëvizur për të gjetur nusen kandidate, me përgatitje­n e dokumentev­e martesore nëse arrihet dakordësia dhe me një shpërblim që mund t'i takojë për lodhjen. Familjet e grave shqiptare nuk marrin asnjë para, përveçse rasteve kur bëhet fejesë dhe kandidati për burrë le një shumë parash në tabakanë e kafes. Pjesa më e madhe e çifteve kanë bërë dy dasma, familja e vajzës ka bërë dasmë sipas traditave shqiptare në Shqipëri dhe familja e djalit sipas traditave të tyre në Serbi.

Në pyetësorin e studimit tim, një ndër pyetjet ishte: "Po të ktheheshit dhe një herë pas, a do e bëje sërish të njëjtën martesë, dhe pse?". Të gjithë burrat shpreheshi­n se, po të ktheheshin

Tipari më dominues te pjesa më e madhe e këtyre grave ishte pastërtia. Pjesën më të madhe të këtyre grave i kam takuar brenda ambientit të shtëpisë, ku ato kishin pamjen e një amvise të rregullt dhe të veshura pastër. Kam pasur raste, me të cilat jam takuar më shumë se dy herë brenda dhe jashtë ambientit të shtëpisë dhe kam parë se ishin të kuruara bukur, me makijazh të lehtë dhe rroba të bukura.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania