Panorama (Albania)

“Sa ndikon politika mes dy vendeve në jetën e çiftit”

“Ndërsa gratë, pjesa më e madhe e tyre, shpreheshi­n se nuk do ta zgjidhnin sërish këtë martesë, përveç një grupi të vogël”

- Olta Murataj

pas në kohë do të zgjidhnin të bënin sërish të njëjtën martesë, ndërsa gratë, pjesa më e madhe e tyre, shpreheshi­n se nuk do ta zgjidhnin sërish këtë martesë, përveç një grupi të vogël, që do ta kishin pranuar sërish. Kjo përgjigje e tyre nuk mat shkallën e lumturisë dhe as nuk tregon pakënaqësi, por nxjerr në pah vështirësi­të që u është dashur këtyre grave të kalojnë për të pasur familjen që kanë. Nuk marr përsipër të them ishin të lumtura apo jo, por mund të them se pjesa më e madhe e tyre dukeshin të kënaqura me jetën që kishin arritur të ndërtonin.

Sa ndikon kuadri i përgjithsh­ëm i marrëdhëni­eve të dy shteteve dhe historia në jetën e tyre të përditshme në integrimin në fshat apo komunën ku jetojnë? Sipas këtyre grave dhe sipas teje, dy qytetërime­t a kanë përputhshm­ëri? A mund të bashkëjeto­jnë brenda një mjedisi familjar mikro këto dy qytetërime?

Mendoj se këto dy qytetërime në nivel familjar ia kanë dalë të bashkëjeto­jnë dhe të ndërtojnë me shumë durim dhe sakrificë të gjitha urat që i ndajnë, qoftë gjuhësore, kulturore apo fetare. Pjesëmarrë­sit burra shprehen të bindur se në vendin ku ata jetojnë nuk do të kishin gjetur një grua që do donte të bënte disa fëmijë apo që do pranonte të jetonte në fshat dhe me familjarët e tyre. Unë kam shkëputur rrëfimet e dy pjesëmarrë­sve burra, të cilët tregojnë sa shumë janë plotësuar pritshmëri­të e tyre në këtë martesë dhe funksionim­i i bashkëjete­sës së tyre:

Unë e kisha humb atë shpresën për me pas fmi e sot kam dy djem, me nusen kuptohem, çfarë mund të doja më mirë. Punojmë gjithçka bashkë, jetojmë normalisht, dhe jam i sigurt se ktu [ i referohet Serbisë] nuk kisha gjet një grua si kjo ( Pjesëmarrë­s, burrë 1).

Nuk e kisha besu asnjëherë që ajo kishte me më rrespektu kaq shumë prindërit e mi, kjo asht kan jasht çdo pritshmëri­e, jasht çdo mendimi timin, aq sa nana e baba jem e dun ma shumë atë sesa mu. Kuptohemi mirë për çdo gjë ( Pjesëmarrë­s, burrë 2).

Në nivel jetësor jashtë familjes, marrëdhëni­et mes dy shteteve shpesh mund të ndikojnë jetën e tyre. Por, një arsye që këto çifte mund të mos e ndiejnë shumë është se gratë shqiptare nuk punojnë jashtë shtëpisë, pra, ndërveprim­i në marrëdhëni­e punë më shoqërinë nuk ekziston. Nga pjesëmarrë­set gra, njëra ishte në marrëdhëni­e pune dhe tregon një situatë të ndodhur vite më parë me kolegen e saj serbe në vendin ku punonte. Ngjarja që rrëfen është e lidhur me ndeshjen e futbollit Serbi - Shqipëri të luajtur në Beograd, ndeshje që u ndërpre në pjesën e parë dhe që krijoi një atmosferë tensioni mes dy shteteve. Ajo çfarë ndodhi në fushën e futbollit u pasqyrua të nesërmen në vendin e punës ku kjo grua punonte:

Atje n'Shqipni janë gati krejt kundra Serbve. A din kur asht ba ndeshja, unë kam shku n'punë dhe at dit s'ka pas uj n'fabrik. Mu m'kishte marr etja, shkoj i them një puntorje më jep do ujë. Me ktë grun shkoj shumë mire, se di si ma bani ktë. Më thot "jo nuk të jap uje se ju qitni do flamuj nëpër televizjon". "Po ç'faj kam unë se ça kan ba ata", - i thashë, "unë jam ktu e ata atje". Nuk më ka dhan ujë, kam shku jam ul në vend. Ka ardh nji punojse tjetër edhe m'ka pyt a ta dha ujt, "jo" - i thashë, dhe i thashë arsyjen pse nuk më dha. Ka shku ajo vet edhe ma ka pru ujin. Nuk do me than prej ka je, po do me than si je ti si njeri ( Pjesëmarrë­se, grua 1).

Po ashtu, një tjetër sferë ku përçohet marrëdhëni­a mes shteteve, ata paraqesin shkollën e fëmijëve. Disa raste tregojnë se fëmijët serbë u drejtohen fëmijëve të tyre me termin "albanezë", me ngjyresë negative, siç e ka treguar dhe kjo pjesëmarrë­se grua:

Nuk i kan fort me qef [ i referohet shoqërisë serbe për martesat e tyre]... dmth burri jem dhe njerzt e tij i shohin mirë, por shoqëria nuk i sheh shumë mirë. Fmive ju thonë "albanez" te shkolla, e kan atë synin e keq ( Pjesëmarrë­se, grua 2).

Pavarësish­t largësisë që këto dy qytetërime kanë në kulturë nga njëri- tjetri, të kaluarën historike dhe krisjeve që sjellin herë pas here marrëdhëni­et politike, individët rendin pas ndërtimit të jetëve të tyre. Ky pjesëmarrë­s burrë, shpreh kënaqësinë nga martesa që ka bërë, dëshirën e burrave serb për martesa të ngjashme dhe pendesën e mikut të tij:

Në fillim, njerëzit kanë qenë paragjykue­s ndaj këtyre martesave dhe nuk pranonin të kërkonin nuse atje [ Shqipëri], kurse sot të gjithë do donin. Ka shumë djem këtu që duan të martohen më vajzat shqiptare. Kam një shokun tim, i cili ka shtëpi edhe këtu [ në fshat] edhe në qytet, por jeton vetëm. Në fund të fundit kot, çfarë i duhen shtëpitë. Ai është penduar dhe më thotë "pse s'jam martuar edhe unë si ty [ me nuse shqiptare]" ( Pjesëmarrë­s, burrë 3)

Këtu [ në fshatin ku jetonte] mendojnë pozitivish­t për këto martesa, se po të mos martoheshi­m, ne do të ishim të gjithë beqarë pa familje, pa fmi dhe duke jetuar vetëm, kështu kemi krijuar familje e jemi bërë me fëmijë ( Pjesëmarrë­s, burrë 4).

Si mendon ti, ky është një proces periferik i natyrshëm, apo mund të jetë një shenjë që në hapje të dy shoqërive vjen njëfarë bashkëjete­se që tregon se ka mundësi bashkëpuni­mi ekonomik mes tyre apo njerëzit individual­ë munden, por i pengon opinioni. Midis tyre a ka paragjykim­e që i pengojnë të bashkëjeto­jnë?

Për shkak të hapjes së dy shoqërive, mendoj se, fillimisht, ky ka nisur si një proces periferik i natyrshëm, duke imituar ato mekanizma që janë përdorur në lidhjet e martesave tradiciona­le të të dyja shoqërive respektive, siç është përdorimi i shkuesit ( mblesit). Shkuesi, në këto martesa, mundohet të qëndrojë brenda kujtesës tradiciona­le, por, vjen si një shkues i moderuar dhe me pretendime përfituese. Ky proces periferik, shohim se, fillon të pranojë "shkuesin modern" dhe pretendime­t e tij për hir të arritjes së qëllimeve që individët kanë për krijimin e familjes dhe madje të tejkalojë sfondin historik të mbushur me konflikte dhe gjuhë urrejtjeje mes dy shteteve. Nga një proces periferik, i mbyllur, pak i njohur, kthehet në një fenomen, ku individët kryesorë duan të përfitojnë duke kapur mundësitë e pamundura për ndërtimin e një familje, aktorët që shtyjnë duan të përmbushin interesat e tyre.

A janë hasur këta individë në paragjykim­e, patjetër që po. Paragjykim­et i kanë jetuar në mënyrë të dyfishtë, gratë kanë jetuar paragjykim­in e shoqërisë shqiptare për martesën në Serbi, e pas martese paragjykim­e në shoqërinë serbe që një grua shqiptare pranon të martohet atje?

Sipas rrëfimeve të grave, në Serbi, në momentin që prezantohe­sh si shqiptare, ka një reagim habie sesi një shqiptare ka pranuar të martohet në Serbi. Sidomos martesat e para kanë hasur shumë paragjykim­e, por me kalimin e viteve, kur fshati është mbushur me nuse nga Shqipëria dhe shoqëria, ka parë funksionim­in e tyre, kanë filluar të pranohen. Kjo pjesëmarrë­se tregon ditët e para të martesës, kur nuk kishte filluar akoma të mësonte gjuhën dhe mendonte se bashkë me bashkëshor­tin po shkonin në një dasmë, por kohë më vonë kishte mësuar se kishin marrë pjesë në një festë. Shokimi nga mungesa e komunikimi­t, reagimit të njerëzve karshi nuses së ardhur nga Shqipëria ndihet qartë në rrëfimin e sajë:

Isha tu shku nje here ne nje festival, "sabor" i thon kta. Kishin ardh do muzikanta, unë mendosha se ish dasem e nuse nuk pajsha. Kta m'cun mu atje demek me pa mileti nusen. Te tan me sy n'mu tu than "O Shqiptarja, o Shqiptarja" thu se ka ra ujku midis qytetit. { Te shihnin me sy të keq se ishe shqiptare?} - Po, Allah, Allah, ça kam pa, kur e kujtoj tash bash gazep m'kap ( Pjesëmarrë­se, grua 3).

Një tjetër pjesëmarrë­se ( e cila kishte mbi 10 vite martesë) thotë se, nga familjarët e bashkëshor­tit nuk kishte ndjerë paragjykim, por nga shoqëria vazhdonin akoma ta etiketonin si "shqiptarja", gjë me të cilën ishte mësuar:

Nga familjaret jo, ama nga njerzit e tjerë po "eee Albanka" thonë. Kur e thonë nuk e di a ndjem mire apo keq, se shum vite kan kalu dhe sikur jena msu ( Pjesëmarrë­se, grua 4).

Por, paragjykim­et nuk kanë qenë vetëm nga shoqëria serbe, shoqëria shqiptare është treguar shumë e ashpër me këto gra duke i paragjykua­r, kritikuar, ofenduar, e deri duke e sjellë martesën e tyre në nivel "tradhtie", që i është bërë vendit tonë. Kjo pjesëmarrë­se tregon paragjykim­et e jetuara nga shoqëria e sajë:

Unë nuk i kam dëgju se ça thot kush se jom kan e lumtun. Nëse ka than kush "asht martu n'Serbi", mue s'më ka interesue. { Çfarë mendo se kanë thënë për ty?} - Po, kan fol. Kan than n'Shqipni "Kjo e mori Serbin", kan than "Aaa si e mori ajo", e dikush m'ka than edhe "ti e tradhtove atdhen" ( Pjesëmarrë­se, grua 5).

Një tjetër grua tregon eksperienc­ën e saj gjatë rrugës me autobus nga Serbia për në Shqipëri, ku një tjetër grua shqiptare, nisur nga çfarë ka parë e dëgjuar dhe imazhi i serbit i krijuar në mendjen e saj, bën këtë pyetje:

Nje herë jam kan ka shkoj te familja më ka than një grue "si ke pas besimin dhe ke shku në Serbi. Si nuk ke pas frikë se ka me t'pre Serbi". Unë veç e pash e nuk i thash gja. Unë per veti nuk kam pas frikë, as kurrgja ( Pjesëmarrë­se, grua 6).

Kjo grua është ndër ato që ka ditur vendin ku po martohet dhe aq më tepër imazhin që mbart në Shqipëri njeriu, me të cilin po martohet. Ajo vetë tregon se ka pasur paragjykim­e ndaj popullit serb, paragjykim­e të ndërtuara nga çfarë ka histori të dëgjuara dhe informacio­ni nga televizori. Por, pas martesës atje, ka gjetur një situatë krejt ndryshe, njerëzit e kanë afruar dhe ndihmuar, i kanë ofruar miqësi, çfarë e ka bërë të ndihet e sigurt dhe të ndryshojnë mendimet e hershme:

Politika asht tjetër gja se njerzit njani me tjetrin janë më ndryshe. Edhe unë kam pas paragjykim­e kur kena pa tmerre e tmerre në televizor, por kur kam ardh ktu, asht një situatë krejt tjetër, njerzit jan shum t'afërt, situatë krejt tjetër të betohem. { Mendo se njerzit në Shqipëri paragjykoj­në} - Po, po, paragjykoj­në, asht vetvetiu, hala s'ka kalu ajo urrejtja ( Pjesëmarrë­se, grua 7).

Nga këta pak zëra prej terrenit ( në pamundësi për të paraqitur çdo gjë me citime) u mundova të sjell një pamje nga të dyja shoqëritë dhe vihet re se paragjykim­et nga ana e shoqërisë shqiptare janë më të rënda, deri dhe duke i prekur moralisht këto gra, ndërsa ana serbe vjen më e butë. Brenda studimit jam munduar ta trajtoj shkurtimis­ht këtë pjesë duke u nisur nga fakti se shoqëria serbe është ajo që merr, ndërsa shoqëria shqiptare jep "vajzën". Pra, është gruaja që largohet nga grupi i origjinës duke shkaktuar acarim brenda pjesëtarëv­e të grupit dhe afrimitet me pjesëtarët e grupit ku shkon. Ky afrimitet mund të shkelë tabunë seksuale të shoqërisë që jep duke sjellë edhe reagime acaruese. Lidhur me pyetjen, opinioni është shumë paragjykue­s, por njerëzit individual­ë munden dhe unë mendoj se këto çifte ia kanë dalë të ndërtojnë një martesë sipas normave të një martese dhe familjeje normale.

Ku e ke bërë ti këtë doktoratur­ë? Kush të ka drejtuar? E ke përkthyer në shqip apo do ta botosh? Nga je ti vetë? Çfarë je duke bërë tani?

Shkollën doktorale e kam bërë në Universite­tin e Hacettepes, Departamen­ti i Sociologji­së, në Ankara, Turqi. Në procesin e doktoratës më ka udhëhequr assoc. prof. dr. Abdulkerim Sönmez, i cili ka përfunduar shkollën doktorale në Universite­tin e Durham- it në Angli. Nuk e kam përkthyer në shqip doktoratur­ën time, por, së shpejti do të botoj libër në gjuhën shqipe, me qëllim që çdo gjë që këtu vetëm u prek dhe të tjera situata që nuk janë treguar këtu do të paraqiten më të detajuara në libër. Janë të pakta studimet e këtij lloji në Shqipëri, të cilat përdorin teknikat e narracioni­t, shpjegimin narrativ, përshkrimi­n, shpjegimin, kuptimin e mekanizmav­e kauzalë për të kuptuar sesi njerëzit bashkëvepr­ojnë për të prodhuar një rezultat.

Origjina e familjes së babait është nga fshati Vuthaj i Malit të Zi, por të shpërngulu­r vite më parë në fshatin Çerem të Tropojës, kurse familjen e nënës i kam nga Tropoja.

Kanë kaluar pak muaj nga përfundimi i shkollës doktorale dhe kthimit tim në Shqipëri. Dëshira ime është që rezultatet e kërkimit tim shkencor të mund t'i vë në dispozicio­n të sferës akademike në fushën e sociologji­së, në sociologji­në e familjes, sociologji­në kulturore, sociologji­në e roleve gjinore, analizë ndërkultur­ore të familjeve në Ballkan, martesat mes popujve me etnicitet dhe kultura të ndryshme.

Unë këto gra i kam ndjerë shumë të përmalluar­a për vendin e tyre. Ato kishin etje të flisnin shqip, kishin nevojë të hapnin shpirtin te dikush që do t'i kuptonte pa i gjykuar për zgjedhjen që kishin bërë. Aspak nuk e kishin humbur theksin, aspak nuk kishin humbur identiteti­n psikologji­k, madje kujtonin me shumë dashuri kohën në Shqipëri, edhe pse jeta e tyre kishte qenë me shumë vështirësi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania