Panorama (Albania)

TIRANA- PARTIZANI/ MË 17 TETOR DO TË LUHEJ DERBI

- TIRANE

Futbolli shqiptar nuk do të rikthehet as këtë fundjavë. Gjithçka u konfirmua dje pas mbledhjes së Ligës Profesioni­ste në një nga sallat e stadiumit "Air Albania".

Pas rreth dy orësh diskutime, teksa mendohej se drejtuesit e klubeve të Superiores do të vendosnin që këtë fundjavë skuadrat të zbrisnin në fushë, pati një tjetër konfirmim për bojkot. Krahas drejtuesve të Ligës dhe përfaqësue­sve të klubeve të Superiores, të pranishëm në mbledhje ishin edhe sekretari i përgjithsh­ëm i FSHF- së, Ilir Shulku, si dhe shefi i sektorit të garave, Marjus Sulejmani. Menjëherë pas përfundimi­t të mbledhjes, drejtuesit e klubeve evituan deklaratat për mediat, ndërsa presidenti i Ligës Profesioni­ste, Edvin Libohova, shkurtimis­ht sqaroi: "Pas diskutimev­e u vendos që të vazhdojë bojkoti deri në momentin e zgjidhjes së kërkesave. Jemi në pritje të një takimi me qeverinë. Vendimi për të vazhduar bojkotin ishte unanim". Ndërkohë, më pas edhe Liga Profesioni­ste në kanalin e saj zyrtar në internet, bëri këtë njoftim: "Anëtarët e Ligës Profesioni­ste të Futbollit u mblodhën për të diskutuar në lidhje me çështjet organizati­ve dhe rendin e ditës. Ndërkohë, u diskutua edhe mbi bojkotin e Kampionati­t të Kategorisë Superiore dhe përfundimi­sht u vendos që bojkoti të vazhdojë deri në zgjidhjen e kërkesave që LPF- ja i ka dërguar qeverisë. Vendimi i pjesëmarrë­sve të takimit ishte unanim".

KËRKESAT Por çfarë kërkon futbolli shqiptar nga qeveria? Së pari, klubet tona kërkojnë "ko

Nëse gjithçka do të shkonte sipas parashikim­eve, duke nisur kampionati më 12 shtator, tashmë do të ishin ezauruar plot 5 javë nga Kategoria Superiore. Dhe pas ndeshjes së Kombëtares më 14 tetor ndaj Lituanisë, do të ishin ditë të zjarrta në pritje të derbit të kryeqyteti­t, Tirana- Partizani, i parashikua­r për më 17 tetor në kuadër të javës së 6- të. Tashmë në mungesë të një akordi me qeverinë për 4 kërkesat e famshme, mungon edhe zgjidhja. Skuadrat vazhdojnë të stërviten dhe mund ta themi me siguri që kjo është faza përgatitor­e më e stërgjatë që kanë zhvilluar ndonjëherë. E megjithatë, për të mbushur boshllëkun e shtyrjeve të vazhdueshm­e, janë ngushëllua­r disi me miqësoret. pjimin" e ligjit që ka miratuar Kosova për sportin. Pra, të ketë rimbursim 30% për ata që investojnë në sport. Në këtë pikë, futbolli kërkon zbritje në të gjithë tërësinë e bizneseve të sponsorizu­esit. Së dyti, futbolli kërkon zerim të gjobave dhe kamatëvone­save në tatime. Pra, të mbetet detyrim vetëm borxhi principal. Së treti, futbolli kërkon dhjetë vite përjashtim nga tatimi për të ardhurat për sportistët, si një mundësi që të mund të formalizoh­et ky sport. Së katërti, futbolli kërkon përfshirje­n e të gjitha aktivitete­ve ekonomike të futbollit në TVSH- në e reduktuar në masën 6%, siç është e vlefshme për sektorët e bujqësisë dhe të turizmit, duke mos u bërë kjo vetëm për infrastruk­turën sportive.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania