Panorama (Albania)

U lëshon sfidë “Pancerave”, Shaqiri: I mundim gjermanët

-

Para ndeshjes me Gjermaninë, sulmuesi me origjinë kosovare që luan për Zvicrën, Xherdan Shaqiri, foli për mediat vendëse duke thënë se nuk i trembej skuadrës së Joakim Lëvit.

Xherdan, si ndiheni tani që jeni rikthyer me skuadrën?

Jam shumë i lumtur që luajta në ndeshjen ndaj Spanjës, edhe pse rezultati nuk ishte ai që prisnim. U mundova që të jepja kontributi­n tim, por fatkeqësis­ht nuk ia dolëm përballë një skuadre shumë cilësore siç ishte Spanja.

Çfarë prisni nesër ( sot) në Gjermani?

Të gjithë i njohin gjermanët, ata nuk janë kurrë në krizë. Do të jetë një ndeshje e luftuar dhe ne nuk do të falim asgjë në fushën e lojës. Ndaj "Pancerave" motivimi është i madh, të gjithë duam të japim më të mirën në fushën e lojës. Një rezultat pozitiv nuk është i paarritshë­m.

Si u ndiet gjatë kohës kur kuptuat se ishit prekur nga Corona?

Unë dhe trupi im e ndiem pak. Në Angli kryenim testime çdo javë dhe u befasova kur dola pozitiv, por e ruajta qetësinë. Simptoma? Ato të përgjithsh­met. Ndenja 2 javë në shtëpi dhe nuk takova askënd.

Jeni kritikuar se nuk jepni 100% në kombëtare, është e vërtetë?

Kam lexuar gjëra të pavërteta. Për kombëtaren time luaj me mish dhe me shpirt. Nuk kam pasur kurrë probleme psikologji­ke. Do ta tregoj këtë gjë edhe në ndeshjen me Gjermaninë.

Jeni i frikësuar nga një dëmtim tjetër?

Nuk e di, por mund të them që kam besim te turpi im. Ndryshe nuk do të isha këtu. Jam shumë i lumtur që për momentin gëzoj një formë të mirë dhe nuk kam asnjë problem muskulor. Shpresoj që në këtë sezon të kem më shumë fat në këtë aspekt.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania