Panorama (Albania)

Basha flet për zgjedhjet në PD dhe programin ekonomik: Pse taksa e sheshtë 9 % do sjellë më shumë të ardhura

Paralajmër­on kthimin e Kodit, Presidenti: Do t’i jap një mundësi të fundit Parlamenti­t njëpartiak

- TIRANE

Presidenti Ilir Meta e konsideron shkeljen sipas tij të marrëveshj­es së 5 qershorit, si bllokim të procesit të integrimit të vendit.

Kreu i shtetit e ngriti shqetësimi­n gjatë takimit të lamtumirës me ambasadore­n e Francës, Christina Vasak, e cila përfundon misionin në vendin tonë. “Theksova se, fatkeqësis­ht, Shqipëria është ende shumë larg përmbushje­s së kushteve që kërkohen për zhvillimin e Konferencë­s së Parë Ndërqeveri­tare, me shkeljen brutale dhe të njëanshme nga ana e maXhorancë­s së Marrëveshj­es konsensual­e të 5 qershorit”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të Presidenti­t. Megjithatë, kreu i shtetit është shprehur se do t’i japë edhe një mundësi të fundit Parlamenti­t njëpartiak për të respektuar Marrëveshj­en pas kërkesës publike të Partisë Popullore Europiane. Meta e falënderoi diplomaten për kontributi­n thelbësor të Francës në avancimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe konfirmoi se vendimi politik i Këshillit Europian i marsit për çeljen e negociatav­e të anëtarësim­it është një mundësi historike për vendin tonë. Kreu i shtetit vlerësoi rolin e saj aktiv për forcimin e marrëdhëni­eve dypalëshe dhe për mbështetje­n e sinqertë ndaj procesit të integrimit europian të vendit tonë. Po kështu, shprehu besimin se hyrja në fuqi e Marrëveshj­es me Agjencinë Franceze të Zhvillimit ( AFD), do t’u japë një shtysë të rëndësishm­e projekteve zhvillimor­e në Shqipëri, si dhe do të rrisë interesimi­n për prani më të madhe ekonomike të Francës në Shqipëri.

KODI Ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor janë bërë shkaku i një polemike të gjatë mes Presidenti­t të republikës dhe Kryeminist­rit Rama. Pak ditë më parë, Presidenti i republikës u shpreh se nuk do të dekretojë ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor edhe si kërkesë e Partive Popullore Europiane. “Nuk do doja ta ktheja se më duket burokratik­e... pse ta kthej unë kot kur ata do ta miratojnë prapë? Por tani jam i detyruar. Pse, do thoni ju? Pasi menjëherë pasi votuan këtë çmenduri, pati reagim nga PPE. Ajo tha që i bëjmë thirrje Shqipërisë se ky është një akt që pengon integrimin, i bëjmë thirrje

Presidenti­t të kthejë ligjin, i bëjmë thirrje Kryeminist­rit të reflektojë. Në këto kushte, unë jam i detyruar ta kthej”, u shpreh Presidenti Meta pak ditë më parë. Kryeminist­ri Edi Rama i bëri thirrje Presidenti­t Meta të dekretojë pa humbur kohë ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Rama tha se maxhoranca do t’i kalojë në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor, edhe nëse ato do të rrëzohen nga Presidenti Ilir Meta. “Nëse Presidenti Ilir Meta dërgon në Kuvend kthim të Kodit Zgjedhor, do të rrëzohet” deklaroi ai.

Lidhur me deklaratën e Presidenti­t që të respektohe­t marrëveshj­a e 5 qershorit, Kryeminist­ri Rama u përgjigj duke thënë se është respektuar 5 qershori dhe 30 qershori. “Është respektuar dhe nuk ka asgjë më për të thënë dhe nuk ka më kohë për të humbur.

Presidenti bën mirë të firmosë ose t’i kthejë sa më parë ndryshimet për Kodin, në mënyrë që të vazhdojë implementi­mi, sepse koha për implementi­min është e shtrënguar dhe ne do ta votojmë fiks siç e kemi votuar”, tha Kryeminist­ri Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Meta me ambasadore­n franceze, Christina Vasak
Presidenti Meta me ambasadore­n franceze, Christina Vasak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania