Panorama (Albania)

Celibashi pret Sorekën, BE do japë ndihmë teknike për zgjedhjet

Ambasadori i BE premton ndihmë për zbatimin e “5 qershorit”

-

Shefi i Delegacion­it të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, zhvilloi dje një takim me kryekomisi­onerin e ri të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin. Në takimin e tyre të parë, pasi Celibashi mori detyrën e kryekomisi­onerit të zgjedhjeve, u diskutua mbi mënyrat se si Bashkimi Europian mund të japë ndihmë në përgatitje­n e zgjedhjeve të ardhshme të 25 prillit. Gjithashtu, një temë që u trajtua gjatë takimit mes tyre ishte edhe sfida më të cilën përballet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke qenë se zgjedhjet e 25 prillit do të jenë të parat që do të administro­hen me një organizim ndryshe të këtij institucio­ni. “Urova sot Ilirjan Celibashin për emërimin e tij si Komisioner­i Shtetëror i Zgjedhjeve. Diskutuam sfidat e rëndësishm­e me të cilat përballet KQZ- ja për të zbatuar me shpejtësi Reformën Zgjedhore të 5 qershorit, si dhe mënyrën se si BE- ja mund të japë ndihmë teknike në prag të zgjedhjeve të prillit të ardhshëm”, shkroi ambasadori i BE- së, Luigi Soreca, pas takimit me kryekomisi­onerin e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin. Takimi mes Ilirjan Celibashit dhe Luigi Soreca- s vjen në një kohë kur në KQZ tashmë ka nisur procesi për të përgatitur infrastruk­turën që do të mundësojë aplikimin e teknologji­së në zgjedhje, e cila do të jetë përgjegjës­i direkte e nënkryekom­isioneres, Lelba Pelinkut. Vetëm pak ditë më parë, në një mbledhje të zhvilluar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u vendos ngritja e grupit të punës që do të merret me gjetjen dhe përgatitje­n e modeleve që mund të aplikohen në Shqipëri për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas urdhrit që është firmosur nga komisioner­i Ilirjan Celibashi dhe nënkomisio­nerja Lealba Pelinku, në përfundim grupi i punës duhet të përgatisë një raport dhe më pas duhet t’ia dorëzojë Komisioner­it. Kryekomisi­oneri Celibashi deklaroi gjatë takimit se përgatitja e infrastruk­turës për identifiki­min elektronik të votuesve do të një sfidë jo e lehtë, pasi edhe koha në dispozicio­n nuk është shumë e madhe. KQZja, pas votimit që u bë në Kuvend, në 25 prill do të jetë me një model të ri. Ndryshe nga përbërja e mëparshme, KQZ- ja tashmë do të ketë një kryekomisi­oner dhe nënkryekom­isionere, Komisionin Rregullato­r dhe Komisionin e Ankesave dhe Sanksionev­e.

 ??  ??
 ??  ?? Kryekomisi­oneri Celibashi dhe ambasadori i BE, Soreca
Kryekomisi­oneri Celibashi dhe ambasadori i BE, Soreca
 ??  ??
 ??  ?? BASHA, DJE GJATE KONFERENCE­S NE PD
BASHA, DJE GJATE KONFERENCE­S NE PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania