Panorama (Albania)

Virusi, nis përgatitja e mësuesve për mësim online

Nisin trajnimet për mësimin nga shtëpia, ministrja ndan tableta

- BESARTA BASHA

Ndonëse asnjë nuk e dëshiron, frika dhe pasiguria e shtuar me valën e dytë të COVID- 19 ka vënë mësuesit në “luftë” me kohën, për të mësuar sa më shpejt se si të japin mësim “online”.

Për të mos u përballur me kokëdhembj­en që u shkaktonin rrjetet sociale në 3- mujorin e vitit që lamë pas, arsimtarë të rinj e të vjetër i janë futur punës për të mësuar platformat, me anë të së cilës duhet të mbajnë lidhur nxënësit me shkollën. Ndonëse duhet ta kishte përfunduar me kohë, që kur nxori skenarët e mundshëm të mësimdhëni­es në këtë periudhë, Ministria e Arsimit ka nisur trajnimet e mësuesve, duke i paraprirë kështu mundësisë së rikthimit të mësimit “online”. Në faqen e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Arsimit Parauniver­sitar u bëhet thirrje mësuesve për trajnime “online” që do mbahen përgjatë 22 tetorit deri më 19 nëntor, ndërsa mësohet se deri tani, nga 28 mijë mësues, rreth 17 mijë prej tyre janë trajnuar për përdorimin e platformav­e, në rast të rikthimit të mësimit në kushte shtëpie. Pritshmëri­të janë që deri në fund të këtij muaji, i gjithë procesi i trajnimit të detyrueshë­m të ketë përfunduar. Paralelish­t po punohet edhe me nxënësit. Në disa shkolla të kryeqyteti­t, mësuesit kanë nisur shpërndarj­en e kodeve të aksesit për çdo klasë, ndërsa në disa të tjera as që flitet për një gjë të tillë. “S’kemi marrë akoma një njoftim të dytë që mund të vazhdojmë ‘ online’, përgatitje­t dhe pyetjet nëse jemi gati në rast të një situate ekstreme janë bërë. Për mendimin tim, mësimi ‘ online’ është mjaftueshë­m efektiv, njohuritë e reja i marrim. Kohë për të mësuar në shtëpi kemi”, shprehet një gjimnazist­e e “Sami Frashërit” në Tiranë. Sakaq, ministrja e re e Arsimit po punon për të siguruar infrastruk­turën e mësimit në kushte shtëpie. Me ndihmën e donatorëve, Evis Kushi u ka shpërndarë këto ditë mijëra tableta nxënësve të prekur nga tërmeti, atyre të kategorive në nevojë dhe nxënësve me aftësi ndryshe.

MODELET

U desh kohë që ministrja t’i thoshte “PO” hapjes së shkollave. Një gjë të tillë e bëri vetëm pasi pa modelet e vendeve të tjera. Edhe kyçja nuk do të ishte një rast i veçuar për vendin tonë. Për më tepër edhe i parashikua­r si skenari më i errët, një eksperienc­ë kjo e përjetuar nga marsi- maj gjatë vitit të shkuar shkollor. Në përplasje me valën e dytë të COVID- 19, disa vende europiane në bllokun e masave kufizuese kanë përfshirë edhe shkollat. Një nga rajonet më të prekura në Itali, ai i Kampanjës e ka bërë fakt të kryer diçka të tillë deri në fundin e muajit. Komuniteti autonom i Katalonias në Spanjë ka zgjedhur të njëjtën rrugë, në përpjekje për frenimin e virusit. Edhe Çekia, e cila ka nivelin më të lartë të infektimev­e për frymë në europë, ka rikthyer klasat “online”. Autoritete­t në Moskë deklaruan këtë javë se do të prezantojn­ë mësimet “online” duke nisur nga java e ardhshme, ndërsa Irlanda e Veriut lajmëroi një mbyllje 2- javore të shkollave. Ndërsa ekonomi të mëdha si

Gjermania, Britania e madhe dhe Franca, përpos alarmit maksimal, deri tani kanë rezistuar për të mbyllur shkollat.

SONDAZHI

Ministria e Arsimit ka zhvilluar dy sondazhe me nxënës, prindër e mësues këtë vit shkollor dhe një për atë që lamë pas. Në këtë të fundit, 86.5% e nxënësve të pyetur u shprehën dakord për të marrë mësimet përmes komunikimi­t “online”. Por i dyti, në prag fillimshko­lle “e rrëzoi” shumë shpejt atë, pasi rreth 90% e të pyeturve ishin pro rikthimit në bankat e shkollës, të gatshëm për të respektuar protokolle­t. “RTSH shkolla” është një mjet ekstra që i vjen në ndihmë platformav­e të mësimdhëni­es edhe aktualisht, kur disa nxënës, për shkaqe të ndryshme janë të privuar nga shkolla.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania