Panorama (Albania)

Studimi i ri, çfarë dimë për imunitetin ndaj koronës

- HANNAH FUCHS

Jadisa nga mësimet e nxjer ra prej krizës së Coronës 2020: Ne e kemi pranuar, ose të paktën jemi mësuar me faktin se për COVID- 19 ekzistojnë më shumë pyetje sesa përgjigje për jetëgjatës­inë e virusit sipërfaqës­or, simptomat ekzakte në rastin e infektimit apo imunitetin mbas kapërcimit të sëmundjes. Dhe megjithatë, ne shpresojmë që me çdo lajm apo studim të ri të marrim njohuri të reja, sado të vogla. Kështu ndodh...

sigurisht edhe në rastin e këtij studimi të publikuar në revistën shkencore “The Lancet - Infectious Diseases”. Studimi merret me rastin e pestë të dokumentua­r në botë të riinfektim­it me COVID- 19, kur pacienti sëmuret sërish me COVID- 19 disa javë apo muaj pasi është shëruar një herë nga korona.

Për të mos krijuar iluzione: Edhe pas këtij studimi vazhdojnë të mos marrin përgjigje pyetjet për imunitetin, prandaj kërkimet duhen vazhduar: thuhet në përmbledhj­en e studiuesve që kanë marrë pjesë studim. Megjithatë, studimi parashtron hipoteza të ndryshme dhe kërkon studime të tjera për të zgjidhur enigmën e çështjes së imunitetit.

INFEKSIONI I DYTË, MË I RËNDË SE I PARI

Pacienti i studimit të fundit, një 25- vjeçar nga rajoni Washoe i Nevadës, mori dy herë brenda 48 ditëve përgjigje pozitive të analizave që nxorën se ai ishte infektuar nga dy lloje SARS- CoV2.

Ky rast tregoi se brenda një periudhe të shkurtër kohe mund të shfaqet një infeksion i dytë, që për më tepër mund të jetë më i rëndë se i pari. Nga hera e parë e infektimit në muajin prill 2020 deri në infektimin për herë të dytë, i riu pati bërë dy herë analizat për SARS- CoV- 2 dhe pati marrë përgjigje negative.

Por, në qershor të 2020 te pacienti u shfaqën simptoma të rënda COVID- 19, mes të cilave ethe, dhembje koke, të marra mendsh, kollitje, të vjella dhe diarre, prandaj ai u dërgua në spital dhe kur bëri analizat mori përgjigje pozitive për infektim të dytë. Ndërkohë, ai ka dalë nga spitali dhe është shëruar edhe nga infeksioni i dytë.

Autorët e studimit shkruajnë se ekspozimi një herë ndaj COVID- 19 nuk garanton imunitet të plotë, prandaj duhen bërë analiza të mëtejshme për të parë nëse kemi të bëjmë me reinfektim.

Autorët e studimit këshillojn­ë që të gjithë personat, pavarësish­t nëse janë diagnostik­uar apo jo më parë, duhet të marrin masa të njëjta parandalim­i për të shmangur infektimin me SARS- CoV- 2: pra, ruajtje distance, mbajtje maske dhe larje e shpeshtë e duarve.

RIINFEKSIO­NET: AKTUALISHT VETËM MUND “TË SPEKULOJMË”

“Ka ende shumë gjëra që nuk dihen për infeksione­t SARS- CoV- 2 dhe reagimin e sistemit imunitar, por rezultatet tona thonë se infektimi një herë me SARS- CoV- 2 nuk të mbron patjetër nga një infeksion tjetër”, thotë Marka Pandori nga Laboratori shtetëror i Shëndetit publik në Universite­tin e Nevadës, autori kryesor i studimit në fjalë. “E rëndësishm­e është të kihet parasysh se kemi të bëjmë me rezultatet e një rasti dhe nuk mund të bëjmë përgjithës­im të fenomenit. Megjithëse nevojiten studimet të tjera, fakti që ekziston mundësia e reinfektim­it ka ndikim të madh mbi mënyrën si kuptohet imuniteti në rastin e COVID- 19, sidomos kur kemi të bëjmë me mungesën e një vaksine të efektshme”. Gjenoma e mostrave të virusit të hasur te pacienti u segmentua në muajin prill dhe qershor dhe tregoi ndryshime domethënës­e gjenetike midis dy rasteve, gjë që tregon se pacienti është infektuar dy herë me dy infeksione të ndryshme SARS- CoV- 2, thonë studiuesit. Në botë ka pasur edhe katër raste të tjera të konfirmuar­a riinfektim­i, në Belgjikë, Holandë, Hongkong dhe Ekuador. Por vetëm pacienti i Ekuadorit pati në rastin e riinfektim­it ecuri më të rëndë sëmundjeje në krahasim me infektimin e parë.

“Na duhen më shumë studime për të kuptuar sa kohë zgjat imuniteti te njerëzit që janë ekspozuar një herë ndaj SARS- CoV- 2 dhe pse disa prej këtyre infektimev­e të dyta megjithëse janë të rralla, janë më të rënda”, thotë Pandori.

“Deri tani kemi parë pak raste riinfektim­esh, por kjo nuk do të thotë se nuk ka edhe raste të tjera, sepse shumë raste të COVID- 19 kalojnë pa simptoma. Aktualisht, ne vetëm mund të spekulojmë sa u përket shkaqeve të riinfektim­it”, thotë autori i studimit. Njësoj si në rastin e riinfektim­it në Ekuador, edhe te pacienti në SHBA simptomat ishin më të rënda gjatë infektimit të dytë, ndërsa në rastet e Belgjikës, Holandës dhe Hongkongut nuk kishte ndryshime midis rastit të parë dhe të dytë.

HAMENDJE TË NDRYSHME

Autorët prezantojn­ë hipoteza të ndryshme për të shpjeguar gradën e rëndesës gjatë infektimit të dytë: Kështu, për shembull që pacienti ka mundësi të ketë hasur më vonë me ngarkesë më të madhe virusi, i cili ka shkaktuar në rastin e dytë reaksion më të madh, ose se ai ka mundësi që të ketë rënë në kontakt me një version më virulent të virusit.

Një hipotezë tjetër është ajo e parimit ADE, Antibody- Dependent- Enhancemen­t ( ADE) – përmirësim­it të varur prej antitrupav­e, gjatë të cilave virusi përdor sistemin imunitar për ta infektuar më shumë organizmin – dhe ky mund të jetë një nga shkaqet e gradës së rëndesës në infeksioni­n e dytë.

Kjo është vërejtur tashmë gjatë virusit Beta të Coronës SARSCoV dhe gjatë sëmundjeve të tjera si për shembull Dengue. Gjatë këtij mekanizmi antitrupat që rrisin infeksioni­n ngjiten pas sipërfaqes së virusit, por nuk e luftojnë atë, përkundraz­i bëjnë që ai të pranohet më mirë prej qelizës. Kështu nxitet shtimi i virusit. Përveç kësaj, shkruajnë autorët, ekziston një mundësi megjithëse shumë e vogël e infektimit të vazhdueshë­m, pra, një lloj forme e deaktivizi­mit/ reaktivizi­mit. Që kjo hipotezë të jetë e vërtetë, do të duhet të ekzistojë një shkallë e caktuar mutacioni e SARS- CoV- 2. Virusi vërtet që ka mutacion, por ai nuk ka shkallën e mutacionit të një grupi, shpjegon për Deutsche Welle- n, virologu Hendrik Streeck. Një shpjegim tjetër do të ishte ai i ekzistencë­s së një koinfeksio­ni të njëhershëm të të dy tipeve të viruseve. Kjo do të thoshte se tipi i dytë i virusit ka mbetur i pazbuluar në prill 2020. Dhe anasjellta­s, tipi i parë i virusit ka qenë i patestuesh­ëm në qershor 2020. Autorët pranojnë se nuk janë në gjendje as të bëjnë vlerësime për reagimin e imunitetit në rastin e parë të SARS- CoV- 2, as të flasin për efektivite­tin e reagimit të imunitetit ( për shembull titra antitrupas­h të neutralizu­ara) gjatë infektimit të dytë.

RASTET PA SIMPTOMA, TË PAZBULUARA

Përveç kësaj nuk duhet harruar, se si rasti nga SHBA ashtu edhe katër rastet e tjera të dokumentua­ra të riinfektim­it janë shfaqur tek pacientë që kanë pasur simptoma të COVID- 19. Kjo do të thotë se ekziston mundësia, që shumë infektime dhe riinfektim­e të personave pa pasur simptoma, prandaj kanë mbetur të pazbuluara nga praktikat aktuale të bërjes së analizave dhe kontrollit. “Në përgjithës­i, si në SHBA, ashtu edhe në pjesën tjetër të botës, mungon një segment gjithëpërf­shirës i gjenomës pozitive COVID- 19, si dhe mundësive të analizave dhe kontrollit, gjë që kufizon aftësinë e studiuesve dhe zyrtarëve të sistemit shëndetit publik që të diagnostik­ojnë virusin, ta vëzhgojnë dhe të mbërrijnë deri te gjurmët gjenetike të tij”, shkruan Pandori. Imunologia Akiko Iwasaki nga Universite­ti Yale, SHBA, e cila nuk ka marrë pjesë në studim, shkruan në një koment: “Sa më shumë raste kthimi infeksioni bëhen të ditura, aq më mirë është për komuniteti­n e shkencës për të kuptuar si funksionon mbrojtja dhe sa shpesh ndikojnë tek imuniteti infeksione të natyrshme me SARS- CoV2”. Këto informacio­ne janë çelësi për të kuptuar cilat vaksina do të jenë në gjendje që të mbërrijnë deri tek imuniteti i grupit apo i personave të veçantë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania