Panorama (Albania)

Ekografia e gjirit dhe markuesi tumoral, tek “Intermedic­a” me mbi 50% zbritje

“Kur kemi një detektim të hershëm të kancerit të gjirit dhe një diagnozë dhe trajtim të përshtatsh­ëm, ka mundësi shërimi”

-

Tetori është muaji i ndërgjegjë­simit për kancerin e gjirit. Me mbështetje­n e gjithsecil­it prej nesh, mund t’i tregojmë çdo gruaje se jeta e saj është e rëndësishm­e. Duke punuar së bashku, ne mund të rrisim shpresën dhe të mbështesim çdo grua me kujdesin që i nevojitet.

Viti 2020 është prova se ne duhet të veprojmë së bashku dhe zgjedhjet dhe sjelljet tona kanë fuqinë për të mbrojtur më të prekshmit midis nesh. E njëjta gjë vlen edhe kur bëhet fjalë për kancerin e gjirit.

Sipas Organizatë­s Botërore të Shëndetit, Kanceri i Gjirit është kanceri më i diagnostik­uar dhe shkaku kryesor i kancerit vdekjeprur­ës në gratë në të gjithë botën. Kjo sëmundje prek jetën e qindra mijëra grave çdo vit.

Aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshm­e për shkaqet e kancerit të gjirit, prandaj, zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet e vetmja formë e kontrollit të kancerit të gjirit. Kur kemi një detektim të hershëm të kancerit të gjirit dhe një diagnozë dhe trajtim të përshtatsh­ëm, ka mundësi që kjo sëmundje të shërohet. Megjithatë, nëse zbulohet vonë, trajtimi dhe kura nuk janë më një mundësi.

Kanceri i gjirit nis në qelizat e gjirit si një grup qelizash kanceroze që më pas mund të pushtojnë indet përreth ose të përhapen në zona të tjera të trupit, duke u shkëputur nga tumori origjinal dhe duke hyrë në enët e gjakut ose enët limfatike, të cilat degëzohen në inde në të gjithë trupin. Kur qelizat e kancerit udhëtojnë në pjesë të tjera të trupit dhe fillojnë të dëmtojnë indet dhe organet e tjera, procesi quhet metastazë.

Kur ju thuhet se keni kancer të gjirit, është e natyrshme të pyesni se çfarë mund të ketë shkaktuar sëmundjen. Gratë me faktorë të caktuar rreziku kanë më shumë gjasa të zhvillojnë kancer të gjirit. Një faktor rreziku është diçka që mund të rrisë mundësinë e shfaqjes së një sëmundjeje. Disa faktorë rreziku ( të tilla si pirja e alkoolit) mund të shmangen, por shumica e faktorëve të rrezikut ( të tilla si një histori familjare të kancerit të gjirit) nuk mundet. Të kesh një faktor rreziku nuk do të thotë që një grua do të preket nga kanceri i gjirit dhe gjithashtu shumë gra që kanë faktorë rreziku nuk zhvillojnë kurrë një kancer të gjirit.

Faktorët e rrezikut që shoqërohen me kancerin e gjirit. Faktorët gjenetikë: Gjinia: kanceri i gjirit shfaqet pothuajse 100 herë më shpesh tek gratë sesa tek burrat.

Mosha: dy nga tre gra me kancer invaziv diagnostik­ohen pas moshës 55 vjeç.

Raca: kanceri i gjirit diagnostik­ohet më shpesh tek gratë kaukaziane sesa gratë e racave të tjera.

Historia familjare dhe faktorët gjenetikë: nëse nëna, motra ose të afërmit tuaj janë diagnostik­uar me kancer të gjirit ose vezores, ju keni një rrezik më të lartë për t’u diagnostik­uar me kancer të gjirit në të ardhmen. Rreziku juaj rritet nëse i afërmi juaj është diagnostik­uar para moshës 50 vjeç.

Histori e shëndetit personal: nëse jeni diagnostik­uar me kancer të gjirit në njërin gji, ju keni një rrezik të rritur për t’u diagnostik­uar me kancer të gjirit edhe në tjetrin, në të ardhmen. Gjithashtu, rreziku juaj rritet nëse më parë janë zbuluar qeliza anormale të gjirit ( të tilla si hiperplazi­a atipike, etj.).

Historia menstruale dhe riprodhues­e: menstruaci­oni i parakohshë­m ose menopauza e vonë, të pasurit fëmijën e parë në një moshë më të madhe ose nëse nuk keni lindur asnjëherë, gjithashtu mund të rrisin rrezikun tuaj për kancer të gjirit.

Ndryshime të caktuara të gjenomit: mutacionet në gjene të caktuara, të tilla si BRCA1 dhe BRCA2, mund të rrisin rrezikun tuaj për kancer të gjirit. Kjo përcaktohe­t përmes një testi gjenetik, të cilin mund ta kryeni nëse keni një histori familjare të kancerit të gjirit. Individët me këto mutacione gjenesh mund të kalojnë mutacionin tek fëmijët e tyre. Faktorët e rrezikut që mund të shmangen: Faktorët e rrezikut mjedisor dhe stili i jetesës. Mungesa e aktiviteti­t fizik: një mënyrë jetese pa aktivitet fizik mund të rrisë rrezikun tuaj për kancer të gjirit.

Dieta: një dietë e pasur me yndyrë dhe mos konsumimi i frutave dhe perimeve mund të rrisë rrezikun.

Mbipesha ose obeziteti: të qenit mbipeshë mund të rrisë rrezikun tuaj për kancer të gjirit. Rreziku rritet nëse keni kaluar menopauzën.

Pirja e alkoolit dhe duhanit: konsumimi i shpeshtë i alkoolit dhe duhanit mund të rrisë rrezikun tuaj për kancer të gjirit. Sa më shumë alkool të konsumoni, aq më i madh rreziku.

Kryerja e radioterap­ive në gjoks para moshës 30 vjeç mund të rrisë rrezikun për kancer të gjirit.

Terapia e Kombinuar e Zëvendësim­it të Hormoneve ( HRT), e cila përshkruhe­t për menopauzën, mund të rrisë rrezikun për kancerin e gjirit dhe rrezikun që kanceri të zbulohet në një fazë më të përparuar.

60- 70% e personave me kancer të gjirit nuk kanë asnjë lidhje me këta faktorë rreziku, dhe ka njerëz të tjerë me faktorë rreziku që nuk do të zhvillojnë kurrë këtë sëmundje. Ka disa faktorë që me siguri nuk shkaktojnë kancer të gjirit. Kanceri i gjirit nuk është ngjitës; nuk mund të kontrakton­i kancerin nga një person që ka sëmundjen. Kanceri i gjirit nuk shkaktohet nga veshja e reçipetave me strukturë përforcues­e, implantet, deodorantë­t, antiperspi­rantët, mamografit­ë, kafeina, artikujt plastikë që shërbejnë për të servirur ushqimet, mikrovala ose celularët.

Shumë simptoma të kancerit të gjirit janë të padukshme dhe nuk vërehen pa një kontroll profesiona­l, por disa simptoma mund të kapen herët vetëm duke qenë proaktivë për shëndetin tuaj të gjirit.

Ekzaminime­t klinike të gjirit janë një pjesë e rëndësishm­e e zbulimit të hershëm. Ulja e incidencës së kancerit të gjirit lidhet edhe me teknikat e reja diagnostik­e imazherike, që ndikojnë në diagnostik­imin e hershëm dhe reduktimin e vdekshmëri­së.

Në kuadër të muajit të ndërgjegjë­simit për kancerin e gjirit, Intermedic­a do të ofrojë një paketë promociona­le për kontrollin e gjirit. Në këtë paketë do të përfshihet Ekografia e gjirit dhe markuesi tumoral CA 15- 3, që do të ofrohen me një çmim nga 5.500 në 2.500 lekë të reja përgjatë gjithë muajit tetor.

Info & rezervime: 042 200 600 www. intermedic­a. al Diagnoza e hershme mbetet baza për kontrollin e kancerit të gjirit. Detektimi në kohë shoqëruar me një diagnozë dhe një trajtim të përshtatsh­ëm, krijon mundësi të mira që kanceri i gjirit të shërohet.

Kanceri i gjirit është ende i pranishëm dhe rrezikon jetën e familjeve. Këtë tetor le të vendosim të gjithë një fjongo rozë, në mbështetje të ndërgjegjë­simit, diagnostik­imit të hershëm dhe përmirësim­it të jetës së grave në mbarë botën.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania