Panorama (Albania)

Debati me “cicërima”, Basha e Rama shkëmbejnë akuza për plehrat

-

Pas përballjes mbrëmjen e së enjtes në emisionin “Opinion”, Rama në studio dhe Basha në lidhje telefonike, debati mes dy kundërshta­rëve politikë dje ka vijuar edhe në rrjetin social “Twitter”. Përmes “cicërimave” në “Twitter”, Basha përsëriti akuzat që të enjten në emision, por edhe gjatë gjithë javës në konferenca për shtyp ia ka drejtuar Kryeminist­rit Rama. Ky i fundit e cilësoi një mjerim debatin që ka nisur PD- ja dhe vetë Basha, pasi gjithë historia e trajtimit të plehrave në Shqipëri u sqarua një herë e mirë. Për Ramën nuk do të ketë një rikthim te plehrat, por Basha i kërkoi që të tregonte se ku kanë shkuar lekët që nga buxheti i shtetit janë akorduar për incenerato­rët.

RAMA Duan s’duan Lulëzimi dhe balonat e tij Shqipëria do pastrohet nga malet e plehrave, Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Vlora e me radhë nuk do të kthehen tek malet e plehrave të Saliut e të partisë që ka program rrënimin e rrëmujën në çdo fushë të jetës shqiptare! Merren me nënën time të ndjerë dhe shajnë si të dehur, e kujtojnë se do gënjejnë shqiptarët duke ua bërë të bardhën të zezë me balonat “tabake e tauke” që i nxjerrin nëpër dyert e fushave sanitare sa në Sharrë e sa në Fier, për të recituar vjershat e mjerimit që në fakt e mishërojnë! Sipas Lulëzimit nuk duhen paguar plehrat që shkojnë në Sharrë po duhen bërë mal me re helmi mbi Kombinat! Vazhdon të ngatërrojë investimin privat me pagesën 29€ për ton nga shteti, kur në Europë shtetet paguajnë deri 150€ tonin për të njëjtën gjë! Çfarë mjerimi ky debat absurd!

BASHA Lere viktimizim­in për të fshehur vjedhjen. Plehrat e tua janë në çdo cep të Shqipërisë dhe 70 milionë euro kanë avulluar pa bërë asgjë. Trego ku i ke çuar lekët. Retorika boshe nuk të shpëton dot këtë herë. Atë që nuk e thua dot sot, do ta thuash nesër në bankën e të akuzuarve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania