Panorama (Albania)

FMN: Rimëkëmbja, vetëm nëse mposhtet pandemia

“Nevojitet mbështetje financiare për familjet e kompanitë”

-

Përparimi më i shpejtë në zgjidhjet mjekësore kundër koronaviru­sit të ri ( COVID- 19) mund të shpejtojë rimëkëmbje­n ekonomike të vendeve, e cila është parashikua­r të shtojë pothuajse nëntë trilionë dollarë në të ardhurat globale deri në vitin 2025, theksoi drejtoresh­a e FMN- së, Kristalina Georgieva. Gjatë një konference shtypi pas takimit vjetor me Bankën Botërore, Georgieva theksoi se bashkëpuni­mi i fuqishëm ndërkombët­ar rreth zhvillimit dhe shpërndarj­es së vaksinës, tani është i nevojshëm më shumë se kurrë.” Nëntë muaj në pandemi, ne jemi ende duke luftuar me errësirën e një krize që ka marrë më shumë se një milion jetë”, theksoi ajo. Megjithëse imazhi gjatë muajve të fundit është bërë më pak i tmerrshëm, FMN vazhdon të projektojë recesionin më të keq global që nga ‘ depresioni i madh’, paralajmër­oi Georgieva.” Rritja pritet të ulet me 4,4 % këtë vit dhe gjatë pesë viteve të ardhshme, kriza mund të kushtojë rreth 28 trilionë dollarë në humbjet e prodhimit”. Sipas FMNsë, ekzistojnë tri prioritete që politikëbë­rësit duhet të marrin parasysh gjatë pandemisë. Duke nënvizuar se masat thelbësore për mbrojtjen e jetesës duhet të vazhdojnë, Georgieva theksoi se rimëkëmbja e qëndrueshm­e ekonomike është e mundur vetëm nëse mposhtim pandeminë kudo. Ajo shtoi se rritja e masave jetësore shëndetëso­re do të ishte po aq e rëndësishm­e sa mbështetja fiskale dhe monetare për familjet dhe kompanitë.” Këta litarë shpëtimi, të tilla si garancitë e kredisë dhe subvencion­et e pagave ka të ngjarë të qëndrojnë kritike për disa kohë”, shtoi ajo. Së dyti, Georgieva theksoi, se ndërtimi i një ekonomie më elastike dhe gjithëpërf­shirëse me investime publike, veçanërish­t në projekte të gjelbra dhe infrastruk­dollarë, sipas FMN- së, pritet të jenë humbjet e prodhimit për shkak të pandemisë Covid- 19, ndërsa rritja ekonomike pritet të ulet me 4,4 % këtë vit dhe gjatë pesë viteve të ardhshme turë digjitale, mund të jetë një ndërrim lojërash.” Ka potencial për të krijuar miliona vende të reja pune, ndërsa rritet produktivi­teti dhe të ardhurat”, nënvizoi ajo. Sipas saj, ballafaqim­i me borxhin do të ishte prioriteti i tretë. Borxhi publik global parashikoh­et të arrijë një rekord të lartë prej 100% të PBB- së në 2021.

 ??  ??
 ??  ?? Drejtoresh­a e FMN- së, Kristalina Georgieva
Drejtoresh­a e FMN- së, Kristalina Georgieva
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania