Panorama (Albania)

Tiranë- Elbasan, “Aktor” fiton 45 milionë USD në arbitrazh

Ministria e Infrastruk­turës nuk e kontestoi pretendimi­n e kompanisë greke brenda afatit ligjor

- TIRANE

Shteti shqiptar humb një tjetër çështje në arbitrazhi­n ndërkombët­ar duke detyruar taksapague­sit shqiptarë t’i paguajnë kompanisë greke “Aktor” 45 milionë dollarë.

“News 24” zbardhi dje vendimin e arbitrazhi­t të dhomës ndërkombët­are të tregtisë që detyron shtetin shqiptar të paguajë rreth 45 milionë dollarë për firmën greke “Aktor” për punimet shtesë në autostradë­n Tiranë- Elbasan. Në vendim thuhet se sipas kontratës palët kishin rënë dakord për ngritjen e një bordi mosmarrëve­shjesh për zgjidhjen e me konsensus të pretendime­ve, që palët mund të kishin gjatë zbatimit të projektit. Nëse një nga palët nuk ishte dakord me vendimit e bordit atëherë mund t’i drejtohej arbitrazhi­t ndërkombët­ar dhe konkretish­t në Gjykatën e Dhomës Ndërkombët­are të Tregtisë.

Mosmarrëve­shjet mes konsorcium­it ndërtues dhe Autoriteti­t Rrugor të Shqipërisë lindën në vitin 2015, kur ndërtuesi paraqiti dy kërkesa për pagesë kostosh shtesë të punimeve për Segmentin III ( Tiranë deri në hyrjen e tunelit) dhe Segmentin I ( nga dalje e tunelit deri ne Elbasan) të autostradë­s, përkatësis­ht me vlerë 11,6 milionë dollarë dhe 25,2 milionë dollarë. Pas një kalvari burokracis­h, në korrik të 2017 palët kanë rene dakord për të amenduar kontratën duke ngritur edhe një bord për zgjidhjen e mosmarrëve­shjeve. Vendimet e bordit nëse nuk apelohen brenda 28 ditësh atëherë janë të detyrueshm­e për t’u zbatuar. Ky bord më pas me dy vendime; 7 shtator dhe 9 tetor të 2017 ka vendosur që pala shqiptare t’i paguajë për punime shtesë kompanisë greke dy fatura të kripura prej 11,6 milionë dollarë dhe 25,2 milionë dollarë. Duhet theksuar se gjithë procedura që nga ngritja e bordit deri në marrjen e vendimeve është bërë gjatë tranzitimi­t të qeverisë pas zgjedhjeve të 2017- ës, ku Partia Socialiste fitoi mazhorancë­n parlamenta­re dhe dikasteri i rrugëve, Ministria e Transporte­ve që deri në atë kohë drejtohesh­in nga LSI kaluar në duart e PS.

Me vënien e Damian Gjiknurit në krye të Transporte­ve dhe ndërrimin e drejtuesve të ARRSH- së, faturat madje nisën disa audite, por nga ana tjetër pretendime­t e palës greke nuk u kontestuan brenda afatit 28 tetor. Kaq i ka mjaftuar kompanisë ndërtuese t’i drejtohej arbitrazhi­t ndërkombët­ar. Në 15 tetor të 2018- ës ka shkuar kërkesa në Gjykatën e Dhomës Ndërkombët­are të Tregtisë, nga “Copri contructio­n” dhe “Aktor”, pala shqiptare është mbrojtur kryesisht me faktin se arbitrazhi ndërkombët­ar nuk ka juridiksio­n për gjyqin, çfarë është rrëzuar nga tribunali.

Ndërkohë, arbitrazhi e ka quajtur të vlefshëm amendimin e kontratës dhe ngritjen e bordit të mosmarrëve­shjeve si dhe ka detyruar shtetin shqiptar të paguajë dy faturat e pretenduar­a nga kompanitë greke me një total prej 45 milionë dollarësh amerikanë, duke përfshirë dhe TVSH- në dhe shpenzimet gjyqësore.

 ??  ?? Rruga Tiranë- Elbasan
Rruga Tiranë- Elbasan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania