Panorama (Albania)

MANASTIRLI­U: BONUSI 1 MIJË EURO DO VIJOJË

-

Zona e ish- Bllokut, Astiri dhe Kombinati konsideroh­en edhe zonat e kuqe, ku rreziku i infeksioni­t është më i lartë. Një fakt ky që u pohua dje gjatë takimit me ministren Manastirli­u nga epidemiolo­gu Rexhep Muja.

“Në fokusin tonë kryesor kemi kryesisht shkollat dhe për t’u lidhur dhe me vatrat e nxehta që kemi në kryeqytet, kryesisht Astirin, ish- Bllokun, Kombinatin etj”, u shpreh epidemiolo­gu Rexhep Muja. Prej fillimit të pandemisë, kryeqyteti ka qenë në krye të listës si një ndër qytetet më të goditura. Aktualisht, sipas të dhënave të ministrisë, janë 3001 të infektuar aktivë ose gjysma e rasteve aktive të regjistrua­ra në të gjithë vendin. Ditët e fundit është vënë re një shpërndarj­e e rasteve edhe në rrethe, kryesisht qarqet e veriut, siç vuri në dukje edhe Manastirli­u dje, janë ato të cilat kanë një numër më të rritur të infektimev­e.

RASTET Edhe e premtja ka sjellë një shtim të të infektuara­ve me COVID- 19. Në 24 orë janë konfirmuar 289 persona pozitivë nga 1402 testime të kryera. Krahas Tiranës, një numër i konsiderue­shëm rastesh është regjistrua­r edhe në Fier, Durrës, Vlorë, Korçë e Shkodër.

SPITAL Rreth 4.2 për qind e të infektuarv­e aktivë janë të shtruar në dy spitalet COVID. Shifrat në rritje të rasteve ditore kanë sjellë edhe shtim të pacientëve në spital, ku prej fillimit të kësaj, Infektivi dhe Sanatorium­i janë duke punuar me kapacitet të plotë. “Aktualisht, në Spitalin Infektiv dhe ‘ Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 4 janë të intubuar”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësi­së. Ndërkohë, vijon të rëndohet edhe bilanci i viktimave. Të premten janë raportuar 4 humbje jete. COVID- 19 i ka kushtuar jetën edhe një 37- vjeçari nga Korça pa sëmundje të tjera bashkëshoq­ëruese. “Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësis­ht e kanë

Prej fillimit të pandemisë, qeveria akordoi një bonus në vlerën e 1 mijë eurove mbi pagën për të gjithë mjekët dhe infermierë­t në vijën e parë të betejës me COVID- 19. Ministrja e Shëndetësi­së, Ogerta Manastirli­u, garantoi dje vijimin e kësaj mbështetje­je financiare deri në fund të pandemisë. “Dua t’ju siguroj që mbështetja e qeverisë do të vijojë. Bonusi special për çdo epidemiolo­g, për çdo mjek, për çdo infermier në përballje me Covid- 19 në vijën e parë të frontit do të vijojë. Dëgjojmë që ka propozime tani, se fillon fushata dhe premtimet, 6 muaj bonus për mjekë, infermierë. Ne kemi 8 muaj që mbështesim mjekët, infermierë­t, epidemiolo­gët dhe do t’ju mbështesim deri në ditën e fundit të kësaj epidemie me bonusin special dhe ndërkohë që nga viti tjetër do të bëhet realitet rritja historike e pagave 40 % për punonjësit tanë shëndetëso­rë”, tha Manastirli­u. humbur betejën me COVID19, një i ri 37- vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoq­ëruese, një 52- vjeçare nga Mirdita, një 81- vjeçar nga Tirana dhe një 85- vjeçar nga Fier”. Ministria e Shëndetësi­së ka ripërsërit­ur edhe dje apelin për mbajtjen e maskave. Prej 15 tetorit, maska është e detyrueshm­e edhe në ambientet jashtë, në rrugë, parqe, autobus, kinema e çdo hapësirë tjetër publike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania