Panorama (Albania)

Gjykata Kushtetues­e, Meta shpall listën për vakancën e tretë

“Të fillojë menjëherë puna për të verifikuar kandidatur­at dhe të tregohet çdo pengesë që mund të ndeshet gjatë procesit”

- Presidenti Meta

Presidenti Meta shpalli dje listën e aplikantëv­e për vakancën në Gjykatën Kushtetues­e.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, kreu i shtetit zbuloi 10 emrat e juristëve që kanë dërguar dokumentet për të konkurruar për një vend në Gjykatën Kushtetues­e. Kjo garë që ka shpallur Presidenti Meta është për vendin e lënë bosh nga ish- anëtari i Gjykatës Kushtetues­e Bensik Imeraj. Emrat që kanë dërguar aplikimin e tyre për të zënë vendin e lënë vakant nga Besnik Imeraj janë si rezultat i shpalljes së tretë që ka bërë Presidenti Meta, pasi më herët në dy shpalljet e para nuk kishte mbetur asnjë kandidat i kualifikua­r. Presidenti thotë se pas publikimit të emrave që kanë aplikuar për këtë pozicion në Gjykatën Kushtetues­e, KED- ja duhet të nisë një orë e më parë punën për të verifikuar këto kandidatur­a dhe më pas t’ia nisë atij, në mënyrë që mos të zvarritet më tej plotësimi i saj. “Lista e aplikantëv­e të mësipërm, së bashku me dokumentac­ionin e dorëzuar prej tyre, do t’i përcillet menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me qëllim që ky organ të vijojë po menjëherë procesin për verifikimi­n e të gjitha kandidatur­ave për plotësimin e këtij vendi vakant, sipas ligjit. Presidenti i Republikës përsërit edhe një herë thirrjen për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, që me administri­min e listës së personave që kanë shprehur interesin për plotësimin e vendit vakant të ish- gjyqtarit Besnik Imeraj, të fillojë menjëherë nga puna me mbledhjen e dokumentac­ionit përkatës për të verifikuar sa më parë kandidatur­at, duke bërë me dije çdo pengesë që mund të ndeshë gjatë procesit të mbledhjes dhe/ ose përpunimit të informacio­nit për këtë qëllim”, thuhet në njoftimin e Presidencë­s.

APELI Më tej, në njoftimin e shpërndarë për mediat, duke kërkuar që procesi për ringritjen e Gjykatës Kushtetues­e të marrë një ritëm tjetër, Presidenti apelon ndaj institucio­neve shtetërore që të ofrojnë të gjithë ndihmën e nevojshme për KED- në që të bëjë verifikimi­n e kandidatëv­e në një kohë së më të shpejtë. “Presidenti u bën thirrje gjithashtu të gjitha institucio­neve shtetërore të angazhohen me të gjitha kapacitete­t dhe me përgjegjsh­mëri për t` i siguruar në kohën e duhur Këshillit të Emërimeve në Drejtësi informacio­nin e kërkuar prej tij për verifikimi­n e kandidatëv­e. Gjykata Kushtetues­e duhet të jetë sa më shpejt plotësisht funksional­e me të 9 anëtarët e saj, në mënyrë që gjatë shqyrtimit të çështjeve kjo trupë gjyqësore të mos ndeshet me asnjë pengesë procedural­e që bën të pamundur marrjen e vendimeve për themelin e pretendime­ve kushtetues­e të ngritura nga palët. Presidenti i rikujton KED- së se për plotësimin e vendit vakant të ishgjyqtar­it Besnik Muçi, që aktualisht KED- ja ka në proces, të punojë pa ndërprerje, që të përfundojë sa më parë e sipas ligjit shqyrtimin e kandidatur­ave; të angazhohet me të gjitha kapacitete­t për vlerësimin dhe pikëzimin e kandidatëv­e të cilëve u lejohet kandidimi; dhe t` i propozojë Presidenti­t listën e kandidatëv­e për plotësimin e kësaj vakance, sipas Kushtetutë­s dhe ligjit”, thuhet në njoftim.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania