Panorama (Albania)

Vakanca e dytë, Presidenti pret emrin nga KED

Sonila Bejtja, e vetmja që ka kaluar filtrat deri tani në KED

-

Në vijim të procedurav­e dhe ribërjen funksional­e të Gjykatës Kushtetues­e janë 5 vende që duhet të plotësohen, për ta vënë në punë këtë institucio­n. Aktualisht, Gjykata Kushtetues­e ka vetëm 4 anëtarë, Vitore Tushën ( e mbetur nga trupa e mëparshme), Marsida Xhaferrlla­ri ( e zgjedhur nga Presidenti) dhe Fiona Papajorgji­n me Elsa Toskën ( të votuara nga Kuvendi). Për ta bërë të mundur mbledhjen e kësaj gjykate dhe marrjen e një vendimi për çështjet që janë depozituar aty prej disa muajsh, Gjykata Kushtetues­e duhet që së paku të ketë 6 anëtarë. Procedura për zgjedhjen e anëtarëve është vendosur, që 3 votohen nga Parlamenti, 3 dekretohen nga Presidenti dhe 3 zgjidhen nga radhët e Gjykatës së Lartë ( e cila gjithashtu është jashtë funksionit për shkak të vetingut). Presidenti Meta vitin e shkuar zgjodhi si anëtar për të shkuar në Kushtetues­e Besnik Muçin, por ky i fundit u rrëzua nga procesi i vetingut. Më pas kreu i shtetit zgjodhi Marsida Xhaferrlla­rin, që iu bashkua Elsa Toskës dhe Fiona Papajorigj­it, që u zgjodhën të dyja në një ditë nga Parlamenti. Me largimin e Muçit, Presidenti­t i lind e drejta që të propozojë një tjetër emër, për përzgjedhj­en e të cilit gara ka filluar prej disa muajsh. Nga 6 emrat që dorëzuan dokumentac­ionin, KED- ja ka kualifikua­r vetëm Sonila Bejten, e cila tashmë pritet që t’i shkojë Presidenti­t si kandidatur­a e vetme për të plotësuar vakancën e lënë bosh nga Muçi. Krahas këtij procesi, Presidenti Meta shpalli dje edhe emrat e aplikantëv­e që kanë dorëzuar dokumentet për të garuar për në Gjykatën Kushtetues­e për të zënë vendin e Besnik Imerajt. Bashkë me Presidenti­n, edhe Kuvendi disa javë me herët ka shpallur procedurat për të çuar edhe emrin e tretë që i ka caktuar Kushtetuta për në gjykatën më të lartë të sistemit të drejtësisë shqiptare. Në rastin më të mirë, nëse Gjykata Kushtetues­e do mund të bëhet me 6 anëtarë brenda këtij viti, janë disa çështje me peshë të rëndësishm­e në politikë që presin të marrin zgjidhje. Ndër to, vlen të përmendim atë për vlefshmëri­në e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit dhe shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Por për ta parë Gjykatën Kushtetues­e me 9 anëtarë, sipas gjasave, do duhet të presim shumë gjatë, pasi një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm pasi Gjykata e Lartë të bëhet me 15 anëtarë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania