Panorama (Albania)

PASTËRTIA E FIGURËS

-

Është konfirmuar se Idajet Faskaj është i pajisur me certifikat­ë sigurie tepër sekrete. Nuk disponohen të dhëna për procedime penale, nuk ka qenë në ndjekje, spiunazh apo terrorizëm. Idajet Faskaj rezulton i padënuar ndonjëherë. Nuk është i regjistrua­r as ai, as të afërmit e tij në veprimtari kriminale. SHISH nuk disponon të dhëna. Avokati i Popullit thotë se nuk ka pasur ankesa. jn u dha brenda ditës në të njëjtën seancë, në të cilën ai u njoh me rezultatet e hetimit për pasurinë, figurën dhe anën profesiona­le. Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë së Shtetit, Avokati i Popullit dhe dhoma noteriale kanë dhënë shkresat e deklaratës së pagës së Faskajt. Ai ka sqaruar se pas blerjes së tokës ka nisur ndërtimi i banesës në emër të babait, ku ka nisur edhe përpjekja për bashkëpron­ësi dhe përputhet me deklaratën e të ardhurave. Faskaj ka në pronësi 1/ 3 e shtëpisë 3- katëshe në Tiranë, 511m katrorë në total. Shtëpia është ndërtuar privatisht në vite, kursime familjare, emigracion, shitje e farzhit në Lushnjë. ASHK ka konfirmuar bashkëpron­ësinë e subjektit Idajet Faskaj të vlerësimit me të atin. Shtëpia ka 3 kontrata të energjisë elektrike. Nga të ardhurat e bashkëshor­tes në 2017 janë deklaruar 1.5 milionë lekë. Deklarimi përputhet me deklarimin e bankës. Alma Faskaj, bashkëpron­are e sipërfaqes truall në Lushnjë, 8200 m2, pasi e kishte trashëgimi nga gjyshi i saj. Nuk janë konstatuar shpenzime, udhëtime apo shoqërime të papërshtat­shme. Totali i pikëve në shërbimet e Policisë që ka marrë Idajet Faskaj kanë qenë 28 pikë, maksimumin e vlerësimit. Cilësi të larta të etikës, i besueshëm dhe i përpiktë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania