Panorama (Albania)

Vrasje, drogë, organizatë kriminale e prostituci­on, OFL letër 7 të dënuarve

-

“Forca e Ligjit” u ka nisur dje formularët për të deklaruar pasurinë 7 personave të dënuar për krime të ndryshme, që nga vrasja, droga e deri te shfrytëzim­i i prostituci­onit. Policia tha dje se në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Faslli Buzi, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpuni­m; Nazmi Aliu ( alias Buzi), banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpuni­m; Dëfrim Kurtdeda ( alias Dëfrim Sina), banues në Lushnjë, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëv­e”, i kryer në bashkëpuni­m, i mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”, i kryer në bashkëpuni­m; Maliq Hyka, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëv­e”; Shaban Lami, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”; Arjan Dalipi, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëv­e”; Marsel Selamaj, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Shfrytëzim­i i prostituci­onit”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK- ut, për veprime të mëtejshme. “OFL është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë”, tha zyrtarisht Policia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania