Panorama (Albania)

Lamtumirë Faslli Halitit, poetit të "këndeve të vogla"

"Kam lot në sy", Bejko: Poezinë e ruajtëm. Deri në fund!

-

16 tetori, erdhi me lajme të hidhura për poezinë shqipe. "Një ditë që u mbush me dhimbjen për ikjen e poetit Faslli Haliti", siç shkruan Natasha Lako. Autori i mbi 20 veprave, shqipërues­i, ish- deputeti, u nda dje nga jeta në moshën 85- vjeçare, duke lënë pas trishtim, te dashamirës­it e tij, ne zemrat e të cilëve trokiti përmes kopsitjes së vargut të thjeshtë. Për natyrën e tij miqësore, por edhe kontributi­n në fushën e letërsisë, shprehin trishtimin për largimin e tij fizik, edhe kolegët e tij. "Lamtumirë Faslli Haliti. Sot jam shumë i trishtuar për ikjen tënde, Faslli! Këtu e 50- 60 vite më parë ne bashkë hymë në një rrugë të poezisë. Hymë si gjithë të rinjtë me vrull e brohori. Jeta bëri të vetën me jetët tona. Me goditje kush më shumë kush më pak. Por, poezinë e ruajtëm. Deri në fund. Nuk na e morën dot. Kam lot në sy nga që sot ti u ndave nga ne, Faslli", shkruan poeti e studiuesi Sadik Bejko.

Poezia e Halitit, ditën e djeshme, ngjyrosi me mirënjohje ndaj poetit, rrjetet sociale, ku shumë dashamirës, zgjodhën ta përcjellin me fjalën e tij. "Ai pret të fryjë era/ Jo që të zhvishen pemët,/

Jo që të shkunden gjethet e verdha/ Por që t'i ngrihet cepi xhaketës,/ T'i duket pas brezit koburja/ Ai pret të vijë pranvera

Jo që të mbjellë e të korrë/ Por që të zhveshë xhaketën/ T'i duket pas brezit/ Koburja" Studiuesi Gëzim Basha lamtumirën ia jep Poetit përmes "Njeriut me Kobure"… "Lajm trishtues, ikja nga jeta e poetit Faslli Haliti! E ndërtonte kuptimin e poezive të tij duke e parë kompleksit­etin e botës nga kënde të vogla me stilin e një minimalist­i ' par excellence'", shkruan më tej ai.

Ndërsa ministrja e Kulturës, për njeriun e letrave, që provoi shtypjen e lirisë së mendimit dhe krijimtari­së, në mesazhin e saj të ngushëllim­it sjell në vëmendje botimet e mohuara për gati një dekadë në diktaturë. "Një tjetër figurë e letrave shqipe u nda nga ne, në një kohë të vështirë, kur edhe lamtumirat nuk mund t'i japim ashtu si do të na e donte zemra e zakoni. Faslli Haliti poeti, që fjala dhe botimi iu mohua në diktaturë, që artin e ndrydhi në punë kooperativ­e, që dashurinë për letërsinë ua dhuroi nxënësve, edhe kur ishte në fshat, në internim, ndërroi jetë. Por na la pas poezinë dhe shpirtin e paepur", shkruan ajo.

JETA E POETIT Faslli Haliti lindi në Lushnjë, më 5 dhjetor 1935. Pasi përfundoi Liceun Artistik për pikturë, u diplomua për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universite­tin e Tiranës. Ka punuar mësues vizatimi dhe letërsie në Lushnjë 1961- 1973. Nga viti 1973 - 1983, për gabime ideore në krijimtari dhe veçanërish­t në poemën "Dielli dhe rrëkerat", ka punuar si kooperativ­ist i thjeshtë. Periudhë në të cilën, iu hoq e drejta e botimit. Gjatë viteve 1998- 2001 ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Ishte anëtar i Lidhjes së Shkrimtarë­ve prej vitit 1969. Haliti gjatë jetës u nderua me disa çmime kombëtare e ndërkombët­are ( si "Poeti i vitit" në 2017- ën), si dhe është përfshirë në disa antologji në gjuhë të huaja si italisht, anglisht, gjermanish­t, greqisht. Është dekoruar me Urdhrin "Naim Frashëri" të klasit III, të klasit I si dhe me Urdhrin "Naim Frashëri i Artë". Është Qytetar Nderi i qytetit të Lushnjës dhe atij të Fierit.

 ??  ?? Poeti Faslli Haliti
Poeti Faslli Haliti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania