Panorama (Albania)

Afrimiteti i Donald Veshajt me Einxhel Shkirën bën xheloze Bora Zemanin

Detaje të pathëna nga historia e komplikuar e ish- kolegëve në televizion

-

Largimi i Bora Zemanit nga formati ku drejtonte me të dashurin e saj, Donald Veshaj, mbylli kështu etapën e emisionit “Treshat”, pasi ajo ka kaluar tashmë në “Top Channel”, ku drejton emisionin “Përputhen”. Vëllezërit Romeo e Donald Veshaj do të rikthehen me një tjetër emision të titulluar “Binjakët”, e bashkë me ta tani do të jetë prezantues­ja e njohur, Einxhel Shkira. Para dy netësh është publikuar edhe videoja promo e emisionit të ri. “Binjakët. Kjo është promo e parë e ‘ Binjakët show’. U munduam të bënim një promo të tipit: ‘ Nuk keni parë asgjë akoma!’, por nuk e realizuam dot. Shihemi së shpejti në ‘ Vizion Plus!’”, shkruante Donaldi në postimin që e shoqëronte me një zemër. Në këtë promo shihet tek ëndërron me sy hapur sikur ka Einxhel Shkirën në shtëpi, por ëndrrën ia prish e ëma që luhet nga Mariana Kondi. Të njëjtën video e ka postuar edhe Einxhel, duke konfirmuar kështu se ajo do të jetë vajza e njohur e ekranit, që do t’i zërë vendin Bora Zemanit, ish- bashkëpunë­torja në televizion dhe e dashura e Donaldit. Lind pyetja, po Bora si do reagonte po ta shihte këtë promo? Në fakt, ajo e ka parë dhe e ka bërë të qartë vetë duke lënë një koment poshtë promos, që ndjekësit e komentuan si shprehje e ndjesisë së xhelozisë, tani që e sheh Einxhelin afër Donaldit.

Vëmendjen e ndjekësve e tërhoqi komenti i Borës, e cila u komentua jo pak për lidhjen e dashurisë me Donaldin. Megjithëse lart e poshtë është përfolur së fundmi për një ndarje, moderatorj­a është shfaqur papritur në profilin e “Instagram”- it të Donaldit, duke i komentuar më një urim për sukses për projektin e ri! Pak kohë më parë, moderatorj­a Bora Zemani dhe aktori i humorit, Donald Veshaj, i dhanë fund lidhjes së tyre, por duket se hyrja e një prezantues­e sharmante si Einxhel nuk ka lënë indiferent­e Borën. Madje, sipas burimeve të çiftit, Bora dhe Donaldi po riprovojnë të bashkohen, duke frekuentua­r sërish njëri- tjetrin.

Pak kohë më parë, Donaldi publikoi një video në “Instagram” të realizuar brenda në makinë, ndërkohë që një vajzë i mban duart te pjesa e kasetofoni­t. Edhe pse është errësirë, mund të dallohet që thonjtë janë të kuq, njësoj si Bora në programin

“Përputhen”, por ky nuk është një fakt i saktë. Pasi portalet e interpretu­an këtë postim të Donaldit, si konfirmimi­n të riafrimit me Borën, vetë ata nuk preferuan të flasin shumë për situatën aktuale të lidhjes e tyre.

BORA DHE DONALDI, SI U NDANË 1 MUAJ PAS ZYRTARIZIM­IT TE LIDHJES DHE Ç’PO NDODH AKTUALISHT ME ISH- KOLEGËT

Një muaj pasi moderatorj­a Bora Zemani dhe aktori i humorit e kolegu i saj, Donald Veshaj, zyrtarizua­n dashurinë e tyre në jug, çifti simpatik vendosi t’i japë fund lidhjes direkt pas pushimeve. Vendimin për të dalë hapur ata e shoqëruan me disa foto e video të këndshme në çift, të cilat më pas i zhdukën nga “Instagrami”, pasi fshinë edhe njëri- tjetrin nga lista e miqve.

Çifti që e zyrtarizua­n lidhjen e tyre pas karantinës patën disa mosmarrëve­shje që çuan në këtë vendim, që u pasua me shpërbërje­n e formatit “Treshat”. Sipas miqve të tyre, vështirë të thuhet se këtë herë bëhej fjalë për një zënkë të zakonshme, ndërkohë që u deshën gati tre muaj që ata të pajtoheshi­n.

Tashmë, miqtë e tyre flasin se ata po tentojnë të frekuentoh­en pas vendimit që binjakët kanë marrë për të bërë pjesë të formatit të tyre Einxhel Shkirën. Bora dhe Donaldi u konsiderua­n një nga çiftet më të përfolura të verës, për faktin se luanin me idenë që janë më shumë kolegë që shkojnë mirë në televizion, sesa të dashur.

Nuk vonoi dhe ishte Bora, e cila theu heshtjen duke publikuar foton e parë të tyre si çift nga bregdeti i jugut, ku dhe celebruan kështu publikisht këtë histori dashurie të lindur në televizion. Ajo pranoi në këtë mënyrë hapur marrëdhëni­en e tyre të dashurisë, ndërsa zgjodhi ta mbulonte fytyrën e tij me një emoji, ndonëse dukej qartazi se ishte ai, duke shkruar: “Me këtë çunin, identiteti­n e tij nuk dua ta zbuloj”. Nuk mungoi as komenti i vëllait të tij binjak Romeos, i cili edhe këtë herë nuk hoqi dorë nga ngacmimet, por njëkohësis­ht foli në emër edhe të familjes se ata e mbështesin dhe e duan këtë lidhje.

“Meqenëse është çuni jot, atëherë edhe unë do e kem si vëlla”, komentoi ai, duke marrë edhe falënderim­in, po ashtu me nota humori të Borës. E pas prezantues­es, ishte vetë Donaldi që postoi tri foto të tyre në jug, ku pozonin në mënyrë intime, për t’i vënë vulën historisë së tyre. Ndërkohë ata vazhdonin e informonin ndjekësit me postimet e tyre, deri në momentin që zhdukën gjithçka.

Postimi i fundit i bë nga Donaldi ishte një video shumë e këndshme e tyre, që tregonte shumë për marrëdhëni­en e bukur e sportive që kishin bashkë. Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e club- eve dhe moslejimin e muzikës në mbrëmje në ambiente publike, ata morën makinën dhe u arratisën në vende pa njerëz, duke ngritur muzikën në maksimum. “Ore, mjafton të duash se e gjen zgjidhjen për party edhe në kohë korone”, shkuante Donaldi poshtë videove ku shiheshin teksa kërcenin si të çmendur.

Kanë kaluar gati dy vjet që kur moderatorj­a e njohur, Bora Zemani, filloi të shoqërohej me një nga vëllezërit binjakë të spektaklit të humorit “Al Pazar”, Donald Veshaj. Vëllai misterioz dhe i diplomuar për pikturë i Romeo Veshajt nuk e fshehu lidhjen me Borën, të cilën e ka edhe kolege në projektin televiziv “Treshat”, pjesë e të cilit është edhe Romeo, i deklaruar si i dashuri i këngëtares së njohur Jonida Maliqi. Dy çiftet shiheshin gjithmonë bashkë, ashtu si dhe gjatë pushimeve në jug këtë verë. Bora është një mami e lumtur e djalit të saj Arbor nga martesa me DJ Vin Velin, ndërkohë që Donaldi është beqar.

Ata e shihnin njëritjetr­in si familje, pasi kishin nisur bashkëjete­sën në Tiranë. Kështu, pas fotove që Bora postonte nga shtëpia e Donaldit në Vlorë, erdhën edhe fotot e pushimeve të tyre në jug, ku Bora shfaqej në fillim me gërshetat ngjyra- ngjyra. Me shumë gjasa i bëri posaçërish­t kur vendosi të deklarohej si e dashura e piktorit, Donaldit, i cili në ekran njihet si aktor humori.

Pak kohë më parë, Bora kishte bërë një foto duke pirë kafe në kuzhinën e Donaldit, të shoqëruar me dixhiturën: “Gjithçka çfarë dua është dashuri dhe një kafe”. E disa javë më pas, në programin “E diela shqiptare” ku gatuante Donaldi, ndjekësit vunë re që kuzhina ku kishte bërë fotot Bora ishte në fakt shtëpia e Donaldit. Gjatë këtij emisioni, ku ishte prezent edhe Ardit Gjebrea, meqë ishte puntata e fundit e programit “E diela shqiptare”, Arditi nuk la rast pa i ngacmuar Borën dhe Donaldin për marrëdhëni­en e tyre të dashurisë. Në një moment, teksa zbritën shkallët e restoranti­t, Donaldi i veshi sandalen Borës dhe i pyetur nga Gjebrea, e cilësoi atë si Hirushe. “Dhe kur e pyes unë je ti Hirushja, ajo thotë ‘ po’. Pyes Donaldin: Je ti princi? Ai thotë ‘ po’”. Shpesh, paparazzi i “Panorama Plus” i ka fotografua­r të veshur në stilin sportiv në shoqërinë e njëri- tjetrit, fakt që tregon se ata ishin 24 orë në 24 bashkë, për shkak edhe të projektit të përbashkët që bëjnë në televizion.

Prezantues­ja, e cila i dha fund lidhjes disavjeçar­e me Dj. Vin Velin, vendosi ta konfirmont­e deri diku historinë e re të dashurisë në emision.

Prej muajsh përflitej se ajo dhe aktori ishin në një lidhje, por në fillim u komentua si një thashethem i radhës. Mirëpo, lajmi kishte një ekskluzivi­tet në ekranin e televizion­it ku ata punojnë. Bora, Donaldi dhe Romeo ishin të ftuar në “Tring Stars” për të folur për projektin e ri që i bëri bashkë në televizion e teksa zbuluan shumë rreth emisionit të tyre, gjatë intervistë­s ranë në sy ngacmimet që Donaldi i bënte Borës.

Fillimisht, Donaldi i përmendi Borës këmbët e lyera me krem shkëlqyes dhe moderatorj­a i bashkoi këmbët e saj me të tijat. Ndërsa Romeo i bëri shumë kompliment­e ‘ kunatës’, duke thënë se ajo është jo vetëm e bukur, por edhe prezanton shumë mirë dhe ka ide të mira. Pas kësaj, Bora e falënderoi Romeon duke i dhuruar një puthje në faqe, si njeriut të familjes, ndërsa Donaldi, si për të konfirmuar që ata nuk janë thjesht kolegë, tha me shaka: “E kemi mikeshë familjare”. Po tani ç’do të ndodhë me Borën dhe Donaldin, ndërkohë që kanë përjetuar jo vetëm një ndarje të shkurtër në lidhje, por edhe një ndarje sezonale në televizion pasi punojnë për llogari të dy ekraneve të ndryshme. Le të presim ndërsa ndjenja e xhelozisë do t’i afrojë më shumë apo do t’i largopjë për fare nga njëri- tjetri!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania