Panorama (Albania)

Nga fejesa në Suedi te deportimi në Shqipëri për shkak të problemeve me drejtësinë

E ëma e Andit të “Përputhen” hedh dritë mbi të shkuarën e errët të djalit model

-

Fotot e tij i shohim si model që u bën reklamë dyqaneve të veshjeve dhe kjo ka bërë që paralelish­t me famën që po merr në “Përputhen”, t’i japë pikë më shumë imazhit të tij në publik. Pa diskutim që djali me emrin Andi Shehu, që ka hyrë në programin e njohjeve “Përputhen” për të gjetur të dashur e pse jo bashkëshor­te, është më i komentuari i momentit për shkak të së shkuarës së tij dhe jetën jashtë kamerave. E ndërkohë që janë transmetua­r skenat nga takimi me konkurrent­en tjetër, Shqipe Hysenaj, dalin në dritë të tjera detaje komprometu­ese të jetës së tij, që janë lidhje që nga jeta intime e deri te problemet me drejtësinë. E nisim me komentet që janë bërë për të në rrjetet sociale në lidhje me statusin e tij, ndërsa thuhet se ai është i fejuar. Sipas burimeve pranë Andit, e fejuara e tij quhet Leutrime, është me origjinë nga Kosova dhe prej vitesh jeton në Suedi. Andi dhe vajza duken tepër të dashuruar dhe gjithashtu në dorën e vajzës dallohet edhe unaza e fejesës. Nuk dihet nëse janë ndarë nga njëri – tjetri tashmë që ai ka hyrë në programin e njohjeve, dhe po ashtu nuk dihet nëse produksion­i i “Përputhen” ka pasur dijeni për këtë fakt. Më herët, gjatë emisionit kur diskutohej takimi i tij me Tean, Andi kishte pohuar se nuk kishte pasur kurrë të bënte me vajza pak të mbushura në fizik, ndërkohë që komentuesi­t kanë evidentuar faktin se fotot e së fejuarës së tij tregojnë të kundërtën. Por statusi i Andit është vetëm një arsye për të plasur thashethem­et në lidhje me jetën e tij jashtë një programi njohjesh me skenar. Problemet me drejtësinë janë një tjetër anë e erret e këtij djali simpatik, që ka pushtuar rrjetet sociale për ditë më rradhë. Nisur nga fakti që ka qenë shumë i rezervuar në lidhje me jetën e tij private, ai ka treguar vetëm se ka jetuar jashtë Shqipërisë dhe kur është pyetur se çfarë pune bënte, thjesht është shtangur. Sipas komentuesv­e, Andi ose ndryshe Armandi nuk paska faj që s’do të flasë para kamerave, sepse e shkuara e tij sipas tyre ka qenë paksa e errët. Sipas disa portaleve, në 2015- ën Armand Shehu, ndryshe Andi, në moshën 21- vjeçare është dëbuar nga zona e Bolxanos në Itali, pas një sherri me policinë ku kishte plagosur dy prej tyre. Në zonë ai ishte njohur si problemati­k që në moshën 17- vjeçare pasi sipas një portali “Durrësi lajm” ai shiste drogë, ishte bërë pjesë e disa vjedhjeve me dhunë dhe shpeshherë ishte ngatërruar në sherre apo konflikte të ndryshme ku kishte të plagosur. Derisa në 2015- ën ndodhi dhe deportimi i tij drejt Shqipërisë. Pas këtyre lajmeve, të gjithë ata fansa që ai bëri për vete me shfaqjen në ekran, u habitën me anën tjetër të medaljes së Andit, që u prezantua si intelektua­l, ndërkohë që realisht paska qenë rebel i madh në adoleshenc­ë. Ndërkohë, në lidhje me të gjitha këto thashethem­e që kanë dalë për Andin, ka reaguar me një koment në rrjetet sociale nëna e tij, Etleva. E ëma e Andit mohon vërtetësin­ë e lajmeve. “Ju jeni kryefjala e gënjeshtrë­s! Vetëm për disa klikime, e keni bërë Andin kriminel, drogaxhi, dhe së fundmi të fejuar. A keni fakte për të gjitha këto të zeza që keni shkruar, sepse do t’ju duhet të mbani përgjegjës­i ligjore. Më vjen për të qeshur dhe për të qarë me këto portalet tuaja të mjera!”, shkruan ajo poshtë lajmit të një web- i.

ANDI DHE “PËRPUTHJA” ME SHQIPEN NGA TROPOJA NË PROGRAMIN E NJOHJEVE

Ndërkohë le të ndalojmë te programi dhe takimi i fundit më i komentuar, Andi Shehu në tentativë për

“përputhje” me Shqipe Hysenajn. Ky takim ishte i destinuar të ndodhte që në javët e para të emisionit, por gjërat morën një tjetër rrjedhë. Megjithatë, takimi i shumëpritu­r u transmetua ditën e djeshme dhe në të nuk munguan flirtimet dhe “kunjat”. Pjesën e tretë të takimit dyshja kishte zgjedhur ta realizonte në një fushë golfi, por Shqipja nuk e humbi rastin ta “thumbonte” Andin, duke përdorur topat e lojës. “Unë do rri siç jam dhe ti do vish të më puthësh te qafa ose në faqe”, i tha ai Shqipes, dhe kështu në tentativë për ta puthur u duk qartë që ata pëlqehen jo pak. Ndërsa luanin golf, Shqipe i tha: “Rëndësi ka që ti di t’i mbash topat!”, një frazë që bëri xhiron e rrjetit. Vajza nga Tropoja, Shqipe Hysenaj, tashmë ka fituar vëmendjen e të gjithëve në emisionin “Përputhen”. Çifti i parë duket se është krijuar pasi është kryer takimi i parë mes Shqipes dhe Andit, sytë e të cilëve shkëlqenin gjatë bisedës së njohjes. Por nuk mungoi momenti kur vajza nga Tropoja i vendosi ‘ ultimatum’ Andit duke i thënë: “Duke qenë se jam shumë person territoria­l, e dua një gjë dhe e dua për vete. I parapëlqej meshkujt kur janë shumë të vendosur. Nëse bën takim me mua dhe ndonjë tjetër, duhet ta dish se ku tërheq më shumë që me të parën”. Ndërsa Andi iu përgjigj fare thjesht duke i thënë: “Mos më lër hapësirë që të kem sy për të tjera!”. Kështu duket sikur po vendosen pikat mbi “i” mes tyre dhe shumë shpejt mund të krijohet çifti më i komentuar i këtij sezoni, por gjithçka mund të ndryshohet gjatë rrugës. Ndërkohë, le të shohim se ç’komente do t’i bëjë çiftit opinionist­i Arjan Konomi, i cili me qëndrimet e tij unike ka shkaktuar shumë reagime në publik.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania