Panorama (Albania)

Fjolla Morina, romancë në arrest shtëpie me reperin 22- vjeçar

Pas lidhjes problemati­ke me biznesmeni­n, hyn në intimitet me djalin që ka pasion armët

-

Këngëtarja Fjolla Morina po jeton tashmë në Kukës ku vuan masën ‘ arrest shtëpie’, pasi u kap me armë me vete në Doganën e Morinës. Pas situatës së vështirë duket se këngëtarja po e rimerr veten dhe u është rikthyer postimeve në rrjetet sociale, edhe pse jo duke nisur një histori të re dashurie, ndërkohë që po komentohej pa fund për lidhjen me biznesmeni­n që u ka në Morinë, Fisnik Syla. Para dy ditësh, ajo publikoi në “Instastory” një video ku shfaqej në qiellin e shtatë duke u përqafuar një mashkull, të cili i mbulonte fytyrën, por i zbuloi emrin. Bëhet fjalë për këngëtarin e ri nga Kumanova, 22vjeçarin Bardhyl Idrizi, një nga reperat e rinj të Kosovës që po përpiqet të hyjë në tregun e muzikës. Fjolla, edhe pse në arrest shtëpie, ndihet lumtur që partneri i ri i qëndron pranë në këto ditë të vështira, përveç disa mikeshave të ngushta, mes së cilave dhe këngëtarja Filloreta Raçi, Fifi. Ajo shfaqet në krahët e tij, teksa e ka shoqëruar videon me mbishkrimi­n “Zemra ime!”. Po kush është Bardhyl apo Bardhi Zaimi, djali i hiphop- it që shfaqet në intimitet me Fjollën, në kushtet që ajo është në arrest shtëpie? Ai është një artist i ri që para dy vitesh publikoi videoklipi­n "SMK", e një vit m+ vonë "Galileo” e "Familia". Në maj 2019, Bardhi publikoi mixtapen e parë me 11 këngë, që vendosi ta titullojë "21" për disa arsye, siç ishin mosha e tij, dhe se me publikimin e këtij mixtape i bëheshin gjithsej 21 këngë të publikuara. Prej janarit 2020, Bardhi është nën menaxhimin e “SBS Ent”, kontratë nga e cila dolën në treg këngët "Avash Avash" dhe "Betohemi", muzika dhe teksti të krijuara nga vetë ai duke u prezantuar si kantautor. Reperi që ka arritur të marrë vëmendjen e publikut për vetëm një kohë të shkurtër, njihet për pasionin e tij për armët. Këtë fillimvit ai nisi një kapitull të ri, pasi nënshkroi kontratë me një prej menaxherëv­e më të suksesshëm në showbizin shqiptar, Jetmir Agajn. Lajmin e konfirmoi edhe vetë menaxheri, teksa ndau në rrjetet sociale një fotografi përkrah reperit me përshkrimi­n, “Miq dhe dashamirës, nga sot nënshkruam kontratë me artistin BARDHI, nga sot çdo përgjegjës­i artistike drejtohet nga kompania jonë!”. Nga ana tjetër, njoftimin për hyrjen në kompaninë “Show Bizi Shqiptar” e bëri edhe Idrizi duke zbuluar për fansat se së shpejti do të vijë me projekte të tjera. Ndërkohë në dy vite që ai është pjesë e tregut muzikor, kjo është hera e parë që përflitet për një lidhje intime me kolegene tij, Fjolla Morinën. Ajo është ndër të rrallat që publikisht e ka pranuar se ka bërë ndërhyrje në trupin e saj duke filluar nga buzët e pastaj edhe në fizik. Fjolla Morina i dha fund beqarisë që në moshë të re sepse ishte e dashuruar dhe mendonte se e kishte gjetur princin e ëndrrave me të cilin vendosi të martohej. Nga kjo martesë Fjolla Morina ka një vajzë. Pas ndarjes nga bashkëshor­ti, Fjolla nisi nje lidhje te re, nga e cila erdhi në jetë vajza e saj e dytë. Fatkeqësis­ht, edhe kjo lidhje përfundoi disa muaj para lindjes së vajzës së tyre. Fjolla ka lënë gjurmë në tregun muzikor qysh në daljet e para në skenë. Muzika për të është një hobi që ka shumë rëndësi, pasi, siç thotë ajo, këtë talent e ka trashëguar nga e ëma. Si shumë këngëtarë, edhe Fjolla u bë e njohur me performanc­at e saj në festivale dhe evente të ndryshme. Pak javë më parë, ajo u ë kryefjala e portaleve pasi u arrestua në kufi, ndërsa largohej nga Shqipëria, për armëmbajtj­e pa leje. Një ditë pasi gjykata e liroi nga qelia, këngëtarja nga Kosova është shfaqur në rrjetet sociale me anë të një video ku dukej teksa buzëqeshte dhe ndihej e lumtur nga përqafimet e vajzës së saj. Këngëtarja nga Kosova u arrestua ndërsa tentonte të dilte nga Shqipëria, ndërsa në çantën e saj iu gjet pistoletë, çakmak pistoletë dhe 23 fishekë. Pas arrestimit, këngëtarja u tha se ka qenë në gjendje të rëndë psikologji­ke, ku pas analizave të kryera, rezultoi fillimisht se ajo ishte në muajin e dytë të shtatzënis­ë. Por me një eko të dytë që ajo bëri rezultoi se këngëtarja nuk ishte shtatzënë, duke rënduar edhe më tej pozitën e saj para trupit gjykues. Fjolla pranoi për policinë e Kukësit se arma e zjarrit pistoletë tip “Zoraki” dhe 23 fishekë, i përkisnin asaj. “Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam harruar aty, dhe sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë”, është shprehur ajo. Ndërkohë këngëtarja është dënuar me vendimin “Arrest shtëpie” nga Gjykata e Kukësit. Në gjyq ishin edhe dy shoqëruesi­t që ishin me të në makinë, biznesmeni 29- vjeçar nga Gjilani, Fisnik Syla për të cilin u përfol se ishin në lidhje, dhe shoferi Fitim Muji. Në fund Gjykata vendosi masën arrest shtëpie për këngëtaren, e cila është e detyruar të jetojë në qytetin e Kukësit në një shtëpi me qira deri në përfundimi­n e hetimit dhe daljen e saj në gjyq për armëmbajtj­e pa leje. Fjolla Morina u kap disa ditë më parë në pikën e kalimit kufitar në Morinë, me një pistoletë dhe municione në çantën e saj. Pas arrestimit këngëtarja përfundoi në spital për shkak se nuk po ndihej mirë. Le të shohim se si do të vazhdojë historia e saj me reperin që po e bën të shijojë një romancë të pazakontë në “arrest shtëpie” dhe në qytetin e Kukësit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania