Panorama (Albania)

Pasi kaloi traumën e ndarjes në jaht me Silvester Stalonen, Heidi Lushtaku sërish në krahët e ish- it, boksierit Robin Krasniqi

-

Haxhi Robin Krasniqi është kampioni i ri në peshën gjysmë të rëndë, në IBO dhe WBA, dhe nuk mund të mos binte në sy të ndjekësve mbështetja që i bëri publikisht modelja Heidi Lushtaku ish- të fejuarit të saj.

Në kuadër të kategorisë gjysmë të mesme, Robin Krasniqi luftoi kundër kampionit të IBO dhe WBA, Dominic Bosel, dhe doli fitues. Kjo fitore i gëzoi të gjithë, madje edhe ish- in e tij, Heidi Lushtakun e cila gëzimin e ka treguar hapur nëpërmjet “Instagrami­t”. Direkt pas fitores, ajo e mbështeti vazhdimish­t Haxhi Krasniqin, duke lënë vend për hamendësim­e se në fakt ata janë pajtuar dhe janë rikthyer në krahët e njëri- tjetrit pas ndarjes traumatike në pranverë.

Kjo është shenja e parë që dëshmon se ata mund të kenë rregulluar marrëdhëni­en, ndërkohë që Heidi kishte treguar se mbante një marrëdhëni­e të afërt me familjarët e tij. Ndërkohë, mediat folën për një ndarje traumatike, pas së cilës ajo u pa ta kalonte gjatë verës në jaht me Silvester Stalonen. Ishte vetë modelja që publikoi një foto në jaht me një grup personash, ku mes tyre ishte edhe aktori Silvester Stalone.

Ndërsa u hamendësua për një romancë mes tyre, modelja bëri reagimin e saj, duke treguar se ishin në një darkë pune pas festivali. Ajo u shpreh se aktori ka moshën e babait të saj dhe as nuk ia vlen të përmendet si thashethem. “Jemi grup pune mbas një festivali ku ishim të gjithë bashkë. Ishte një darkë. Silvester një njeri i mirë, i thjeshtë. Kemi qenë bashkë, por thjesht punë. Mediat e kanë komplet gabim. Ai ka moshën e babait tim. As nuk ia vlen të përmendet!

Nuk dua të përgjigjem shumë”, u shpreh modelja. Gjithashtu, Heidi foli edhe për ndarjen nga Robin Krasniqi, duke thënë se edhe pse nuk janë më bashkë, kanë respekt për njëritjetr­in. Modelja tha se ata komunikojn­ë ende bashkë si edhe me familjen e boksierit, duke theksuar se ndarjet nuk kanë pse të jenë tragjike. “Besoj se është e rëndësishm­e kur jemi njerëz publikë të jemi simbol i paqes dhe qetësisë, mirësisë. Për mua ishte e rëndësishm­e po ashtu edhe për Robin për t’u ndarë në paqe, në qetësi. Jo çdo ndarje duhet të jetë tragjike. Ky ka qenë qëllimi ynë.

Po jemi ende miq me njëri- tjetrin dhe flasim. Është periudha më e mirë që kam pasur në jetën time me Robinin. Është një njeri për të cilin kam shumë respekt, sidomos për familjen e vet, sepse akoma jam shumë e lidhur me ata.

Edhe nëse jam ndarë, do vazhdoj ta dua mamanë e Robinit. Kam marrë pozitivite­t gjatë kësaj lidhjeje. Unë vetëm mirë kam marrë nga kjo lidhje, asgjë të keqe!”, tha Heidi e ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”.

Pas më shumë se gjysmë viti në heshtje, Heidi konfirmoi ndarjen nga Robin Krasniqi në fillim të muajit maj. Edhe pse deklarata e saj publike ishte ndryshe, burime pranë modeles treguan se ajo i ka vuajtur jo pak pasojat e ndarjes.

Në një status në rrjetet sociale, ajo tregoi se si i kishte dhënë fund papritur marrëdhëni­es 4vjeçare me boksierin. “Pavarësish­t që ka bërë jehonë ndarja ime me Robinin, asnjëherë s’kam dashur të flas publikisht, madje për hir të kësaj i kam evituar edhe intervista­t, por, ngaqë është e pamundur t’i rezistojmë kureshtjes së medieve dhe fansave, nga ky çast deklaroj që statusi emocional i lidhjes sonë ka ndryshuar, dhe tani jemi të pozicionua­r karshi njëritjetr­it si miq të denjë.

SI U PRISH PLANI I MARTESËS

Ndarjet janë të vështira dhe aspak të këndshme, sidomos pas një periudhë afërsisht katërvjeça­re, të cilën e kemi të mbushur me përjetime të këndshme dhe të hareshme, por nga pamundësia që ta ruajmë këtë harmoni, ekuilibër dhe përkushtim ndaj njëritjetr­it në vijim, ne kemi vendosur para shtatë muajsh t’i japim fund fejesës sonë.

Kur e shfletoj këtë eksperienc­ë jetësore, më rrezaton përplot emocione dhe ndjenja të natyrave të ndryshme, prandaj dua ta arkivoj në kujtesën time si një përjetim dhe mësim të vyer që ma dhuroi jeta dhe asnjëherë si një kohë që duhet ta gjykoj me pendesë.

Prandaj, unë vazhdoj ta çmoj si mik; Robinin, sidomos familjen e tij e në veçanti nënën e tij, e cila më trajtoi sikurse vajzën e vet e si e tillë duhet të shërbejë si model pozitiv për të gjitha vjehrrat shqiptare.

Këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj duke i uruar përzemërsi­sht Robinit shumë sukses në pasionin e tij dhe realizim të të gjitha synimeve jetësore! Me dashuri Heidi”, shkroi në një tjetër sqarim. Menjëherë, modelja mori mbështetje­n e fansave, duke i uruar fat në të ardhmen.

Kujtojmë që sportisti Robin Krasniqi dhe modelja Heidi Lushtaku vendosën ta zyrtarizon­in marrëdhëni­en me fejesë vetëm 6 muaj pasi ishin lidhur.

Planifikim­in e parë për dasmë e bënë për verën e 2017- ës, por që nuk u realizua, duke premtuar se kishin planifikua­r një datë më të vonë. Si çift i kemi parë në disa programe të rëndësishm­e televizive në Shqipëri e Kosovë, ku me lirshmërin­ë e tyre tregonin se ishin një çift i lumtur dhe të bërë për njëri- tjetrin. 33- vjeçari Haxhi Krasniqi, i njohur si Robin Krasniqi, është një boksier profesioni­st që ka zhvilluar karrierën në Gjermani.

Ai mbajti titullin evropian të kategorisë super të mesme nga 2018 në 2019të, dhe ka sfiduar dy herë për një titull botëror të peshave të lehta në 2013 dhe 2015. Ndërsa Heidi, e rritur në Zvicër, pas modelimit, provoi tregun e muzikës si këngëtare.

Kënga e parë e saj me titull "Put it up" u realizua nga Genc Prelvukaj. Heidi ka qenë finaliste e "Miss Zvicra 2013", ndërsa përveç reklamave të shumta për firma të njohura në Zvicër dhe Francë, ajo për disa muaj punoi si modele edhe në Azi, duke reklamuar për kompani të ndryshme, ndër to edhe për kompaninë "Honda".

Modelja nga Kosova me profesion në fakt është stomatolog­e por e orientuar më shumë nga bota e showbizit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania