Panorama (Albania)

Vildane Zeneli i vë syrin Jonit, djalit të Ardit Gjebresë, një muaj pas prishjes së fejesës, dëshmitë e darkave private në SHBA

-

Jon Gjebrea është djali i Ardit Gjebresë, i cili pavarësish­t se s’është pjesë e televizion­it, njihet për miqësitë e ngushta me artistët dhe këngëtarët, marrdhënie të krijuara gjatë punës në paskuinta çdo vit me festivalin e babait, “Kënga Magjike”. Rreth dy vite më parë, djali i producenti­t dhe moderatori­t të njohur të “E diela Shqiptare”, Joni, u fejua me të dashurën e tij prej disa vitesh, Merlin Haxhiymeri. Çifti zgjodhën të finalizojn­ë lidhjen në përvjetori­n e martesës së prindërve të tij, Ardit Gjebresë dhe Anilës. Ata nuk e ndjekin më njëri- tjetrin në “Instagram” dhe Merlin fshiu të gjitha fotot me djalin e moderatori­t. Ajo mban vetëm imazhet me motrën e Jonit, Anën. Nga postimet e fundit që ka bërë, Merlin e deklaron veten single pasi shihet që nuk e ka unazën, me të cilën Jon i propozoi për martesë. Menjëherë pas fejesës, çifti u nisën jashtë shtetit për të nisur një jetë të re, por me sa duket kjo ndarje e ka rikthyer Merlin në Tiranë, ku edhe ka nisur tashmë punë në profesioni­n e saj. Por pas dy vitesh fejesë e konsolidua­r, marrëdhëni­a e dy të rinjve të dashuruar duket se ka marrë fund. Çifti i bukur, Jon dhe Merlin, postonin shumë foto krah njëri- tjetrit në rrjetet sociale, të cilat para një muaji nuk ekzistonin më në profilet e tyre, pasi i kishin zhdukur. Ishte ky fakt që ngriti dyshimet se çifti nuk ishin më bashkë, duke i dhënë fund fejesës së tyre. E pavarësish­t faktit se ata s’janë më bashkë, Ardit Gjebrea nuk e ka larguar nga miqtë e tij ish- nusen e djalit, pasi ai e ndjek ende mes personave të zemrës që ndjek, që i numëron me gishtat e dorës. Ndërkohë ç’po ndodh me jetën e Jonit, i cili ka një biznes purosh por ndërkohë poston foto shumë të bukura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Pikërisht në SHBA jeton edhe modelja nga Kosova, Vildane Zeneli, e cila duket se i ka vënë syrin Jonit, direkt pas ndarjes së tij nga e fejuara. Ndjekësit kanë vënë re faktin që ajo e komenton shpesh Jonin në fotot e tij në “Instagram”, ndërkohë që vetë Joni ka ndarë me ndjekësit një foto si dëshmi e darkave të tyre private në SHBA. Dhe sapo Joni poston foto, Vildane e ngacmon me komente duke e komentuar me zemra, apo duke e urdhëruar të flejë dhe të mos rrijë natën vonë jashtë. Ndërkohë, kush është Vildane Zeneli, modelja me format bombastike, e cila është shfaqur shumë vite më parë në një nga klipet e Flori Mumajesit? Ajo shihet pranë Jonit, vetëm pak muaj pasi deklaroi se ishte pa të dashur pasi ende s’e kishte gjetur personin e zemrës. Modelja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrëfeu anën tjetër të një vajze seksi, që duket se mund ta gjejë të dashurin sa hap e mbyll sytë. E pyetur nëse e kishte gjetur ose jo personin e zemrës, ajo u shpreh kështu në një intervistë për “Prive: “Jo nuk jam në një lidhje”. Modelja Vildane Zeneli dha këtë deklaratë pasi u përfol për lidhje me reperin e njohur 50 Cent dhe një tjetër histori me një sheik arab. Sa për reperin, ata u fotografua­n disa herë në përqafimin e njëri- tjetrit, ndërkohë që ajo ishte duke i dhuruar një puthje në faqe. Në foton e fundit që media publikoi për ata të dy, nuk u bënë të qarta arsyet e takimit të tyre, nëse ajo po planifikon­te të kishte ndonjë bashkëpuni­min apo afërsia mes tyre është private, pra, kanë një lidhje intime. Ndërkohë, reperi 50 Cent është duke kaluar një krizë financiare dhe media dhe thashethem­et kaluan te një tjetër person afër Vildanes, e fjala ishte për një sheik arab. S’diskutohet që Vildane nuk ka pranuar kurrë asgjë publikisht, duke refuzuar ta ndajë jetën private me publikun. Ajo zbuloi edhe emrat e personave që do më së shumti në jetë. “Të dy prindërit i dua njësoj. Jam e bekuar me prindërit e mi!”, u shpreh ajo, duke mos përmendur emra të njerëzve të tjerë që takon në jetë. Ndërkohë, së fundi, ajo bëri bujë me deklaratën se është shumë e frikësuar nga Covid- 19 dhe se e ka bërë shumë herë tamponin për t’u siguruar nëse është prekur apo jo. Por duket se në krah të djalit të Ardit Gjebresë ndihet e sigurt jo vetëm ndaj ngacmimeme­ve të djemve të tjerë, por edhe ndaj Covid- 19, pasi del të darkojë në restorante­t e Nju Jorkut.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania