Panorama (Albania)

Aldo Sulollari, i njohur si ish- spikeri 18- vjeçar i lajmeve me dekolte zbuluar, rrëfen rolin e protagonis­tit në filmin triller

“Kreva vrasje nën efektin e kokainës”

-

Ish- spikerit të lajmeve me dekolte zbuluar në “Zjarr Tv”, Aldo Sulollari, i është besuar roli i protagonis­tit të filmit më të ri triller, të titulluar “Haluç”. Ishdrejtue­si i programit “360 gradë” është vetëm 18 vjeç dhe luan për herë të parë në një film, pasi bëri bujë për formatin e tij ndryshe, edhe pse ishte ende një gjimnazist. Së fundmi, pasioni i tij për aktrimin nuk ka mbetur thjesht në kuadrin e kamerave gazmore të programit "Fiks Fare", por tashmë do TA shohim në skena ekstreme ku shihet duke marrë kokainë...

Para një viti ishe 17vjeçari që guxove të dilje me xhaketë zbërthyer në një studio lajmesh. Ç’po ndodh me jetën tënde tani?

Tashmë që jam larguar nga "dekolteja", kam hapur median e time, por edhe sapo kam përfunduar xhirimet e filmit tim të parë, që titullohet “Haluc”. Traileri i filmit ka përfunduar, dhe tashme ky projekt i zhanrit horror- triller do të transmetoh­et përveçse në kinematë shqiptare së shpejti, por do të marrë pjesë dhe në festivalet latine.

Në posterin e filmit të shohim duke marrë kokainë. Ç’është ky rol që ke pranuar të luash?

Unë jam Mika, një student ekselent që ndërpreu studimet e tij për shkak të pamundësis­ë ekonomike. Gjeta mbështetje te miku im i ngushtë dhe i besuar, Luço, i cili është përfshirë në një botë të errët dhe te pistë nën strukturat e “Big bossit”, si shpërndarë­s droge, nga ku më përfshiu edhe mua. Pranova, pasi ishte mundësia e fundit për mbijetesë.

Dhe ç’ndodh më pas brenda skenarit të këtij filmi, ku të duhej të hyje në lëkurën e një personazhi sa problemati­k aq edhe dramatik?

Një ditë, bosi i drogës më telefonon dhe kërkon llogari duke thënë se mungonin mijëra euro nga sasia e drogës që më pati dhënë. Nga kjo zbuloj se miku im më i mirë më kishte ngulur thikë pas shpine. E kërcënoj me pistoletë në kokë që të më thotë të vërtetën dhe pasi e mohon e vras nën ndikimin e kokainës. Isha i varur tashmë nga kokaina. Ndërkohë ishte një tmerr më vete tek përjetoja rolin, pasi dëgjoja pëshpërima ende dhe hapa. Ishte shpirti i tij, që donte të hakmerrej ndaj meje, një efekt ky i paranojës që shkakton kokaina.

Si kulmon skenari që e bën kuptimplot­ë një skenë të frikshme horrori?

Kulmon me sulmin që ai më bën së bashku me djalin e tij, deri në momentin kur trupin e tij e fus në fund të detit. Ai tenton të më marrë me vete. Më tërheq nga këmba, dhe në një moment zgjohem! E gjitha ishte overdoza ime në gjumë nga kokaina. U zgjova duke parë Lucon duke më thirrur. E largova nga shtëpia ime, dhe përpiqem të largohem nga bota e tij e pisët me shprese se mund të filloja një jetë të re, duke shpresuar se mund të shpëtoj prej Big bosit.

Historia mbyllet me këtë film, apo është pjesë e një seriali?

Në fakt në pritje të ngjarjeve të tjera filmi do të vijojë me një pjesë të dytë, që do të transmetoh­et në festivalet italianë e spanjollë të filmit, përveç se në kinematë shqiptare.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania