Panorama (Albania)

LISTA E ISSH

Pensionet, emrat e rinj që përfitojnë shtesën

-

Instituti i Sigurimeve miratoi dje listën e re të pensionist­ëve që marrin shtesën deri në 5 mijë lekë. Gazeta boton emrat e naftëtarëv­e, minatorëve e metalurgëv­e në gjithë vendin

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar dje emrat e pensionist­ëve që iu është llogaritur shtesa, bazuar në ligjin për trajtimin me pensione suplementa­re të minatorëve, naftëtarëv­e dhe metalurgëv­e.

Gazeta boton sot emrat e 205 përfituesv­e në Tiranë dhe rrethe, të cilët duke nisur nga e hëna mund të paraqiten në zyrat e shpërndarj­es së pensionit për të marrë shtesën e re. Kur po bëhet thuajse një vit nga marrja në shqyrtim e më shumë se 23 mijë dosjeve dhe aplikimi i shtesës, ka përfunduar puna për pjesën më të madhe prej tyre. Kujtojmë që me ndryshimet e bëra në ligj, këtë shtesë mbi pension e përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesione­t dhe punët e përcaktuar­a të vështira dhe shumë të vështira. Rritja për minatorët është me 1 për qind për çdo vit pune në nëntokë, ndërsa për naftëtarët dhe metalurgët me 0.6 për qind.

Në këtë mënyrë, sa më shumë vite pune, aq më i lartë do të jetë edhe përfitimi. Krahas kësaj është ulur edhe pragu kontributi­v. Kështu, për të marrë pension të plotë këto tri kategori mjafton të kenë 30 vite pune dhe jo 37 sa kërkohen aktualisht. Për të përballuar efektet e skemës, këtë vit nga buxheti janë vënë në dispozicio­n rreth 14 milionë dollarë. Në 5 vitet e para skema do të financohet nga shteti, më pas parashikoh­et një rritje e masës së kontribute­ve me 10 për qind, 5 nga të cilat do të paguhen nga punëdhënës­i.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania