Panorama (Albania)

Rubrika pyetje përgjigje më të shpeshta

-

A mund të ndihmojë një dietë e shëndetshm­e në parandalim­in e kancerit të gjirit?

Një dietë e shëndetshm­e, me pak yndyrna, e pasur me fruta dhe perime mund të ndihmojë në reduktimin e rrezikut të zhvillimit të kancerit të gjirit. Një dietë me shumë yndyrna rrit rrezikun duke qenë se shkakton prodhimin e estrogjeni­t që mund të ushqejë rritjen e tumorit. E redukton aktiviteti fizik rrezikun e kancerit të gjirit? Aktiviteti fizik forcon sistemin imunitar dhe ju ndihmon të mbani nën kontroll peshën tuaj. Me më pak se tre orë ushtrime në javë, ose rreth 30 minuta në ditë, një grua mund të ulë rrezikun e saj për kancer të gjirit. Nuk është e nevojshme të ushtroheni në një palestër, ecja e shpejtë është mëse e mjaftueshm­e. A shkakton pirja e duhanit kancerin e gjirit? Pirja e duhanit është një faktor rreziku i konfirmuar për shumë lloje të kancerit. Kërkimet kanë konfirmuar se pirja e duhanit është një faktor rreziku që kontribuon për zhvillimin e kancerit të gjirit. Nëse jeni duhanpirës, ndihmojeni veten në një mënyrë domethënës­e dhe ndaloni pirjen e duhanit. Shërimi mund të fillojë çdo javë në të cilën nuk konsumoni duhan. Pirja e duhanit gjithashtu kontribuon drejtpërdr­ejtë në sëmundjet e zemrës dhe mushkërive.

Konsumimi i alkoolit mund të rrisë rrezikun e kancerit të gjirit?

Moderimi është çelësi. Një pije në ditë është treguar se nuk ndikon, por konsumimi i më shumë se një pije në ditë ka treguar se është një faktor i rëndësishë­m rreziku dhe përmbajtja e alkoolit nuk ka rëndësi: verë, birrë ose një pije e përzier. Alkooli gjithashtu rrit estrogjeni­n në qarkullim.

Megjithëse e dimë që më shumë se një pije në ditë rrit rreziqet, deri më sot nuk ka studime që demonstroj­në drejtpërdr­ejtë se sa më shumë që pi një person, aq më i rritur është rreziku i tij për kancer. Dhe në disa raste, pirja e një gote verë në ditë mund të ofrojë përfitime për shëndetin e zemrës. Sa shpesh duhet të bëj një vetë- testim të gjirit? Në vetë testim i gjirit këshillohe­t të kryhet një herë në muaj. Kontrollon­i për çdo ndryshim në indet e gjirit, të tilla si modifikime në madhësi, prekja e një gunge të ndjeshme, zbehje e gjirit, skuqje e lëkurës së gjirit, etj.

Nëse zbuloni një formacion të dyshimtë, është shumë e rëndësishm­e që menjëherë të konsultohe­ni me një mjek. Sa shpesh duhet të shkoj te mjeku im për një kontroll? Ju duhet të keni një konsultë mjekësore çdo vit, e cila duhet të përfshijë një kontroll klinik të gjirit. Nëse shfaqet ndonjë simptomë e pazakontë ose ndryshim në gjinjtë tuaj para vizitës së planifikua­r, mos hezitoni të kontaktoni menjëherë mjekun.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania