Panorama (Albania)

Nga “komandimi i ushtrisë”, tek integrimi dhe Kodi i ri Zgjedhor, përplasja e plotë mes Ramës dhe Metës

Rama: Ilir, ti je thjesht “komandant” i LSI- së në kohë paqeje, Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidenti­t

-

Duke rikthyer konferenca­t e përjavshme për mediat, Presidenti Meta i çoi në një tjetër nivel edhe akuzat për Kryeminist­rin Rama.

Në fillim Presidenti foli për pasojat që ka krijuar vendimi i qeverisë për mbajtjen e maskave dhe aplikimin e gjobave, duke e konsiderua­r një gjë tillë se aspak normale dhe që rëndon së tepërmi në xhepat e qytetarëve. Por pas konfirmimi­t se do të kthejë ndryshimet e Kodit Zgjedhor, që u miratuan në fillim të tetorit, Meta ngriti tonet ndaj Kryeminist­rit Rama dhe maxhorancë­s socialiste. Për Metën, PS- ja mund të provojë izolimin, për të cilin aludoi deputeti socialist Bujar Çela të enjten e shkuar, pasi ai nuk do të bëjë asnjë hap dhe do të tregojë që ashtu siç përshkruhe­t në Kushtetutë, do të bëhet ushtari i parë i Republikës. Në këtë pikë, Presidenti lëshoi edhe një thirrje për Kryeminist­rin, duke i bërë apel që ta provojë se sa patriot është. Duke marrë shembull deklaratën e ish- Presidenti­t të Bosnjës në vitin 1992, Alija Izetbegovi­ç, Meta i kërkoi Ramës që të tregojë nëse është peng, pasi populli shqiptar nuk mund të mbahet peng. Kësaj deklarate të fortë të Presidenti­t, Rama iu përgjigj përmes rrjeteve sociale, duke theksuar se në kohë paqe nuk është Presidenti ai që i komandon Forcat e Armatosura. Më tej deklaratës së Ramës, se Meta është vetëm komandat i LSI- së, ky i fundit iu përgjigj përmes zëdhënësit, Tedi Blushi, i cili nga një postim në “Facebook”, i bëri thirrje për reflektim sa është në kohë.

META Çdo lloj mase që merret për arsye shëndetëso­re, e certifikua­r nga ekspertë, është e mirëpritur për të garantuar parandalim­in e përhapjes së COVID- 19. Por përmbajtja e aktit që gjobit qytetarët për mosmbajtje­n e maskave është një maskaradë, sepse: shkel në mënyrë flagrante të drejtat e qytetarëve, mund t’i lërë pa drita në fund të muajit, në mes të dimrit, i shantazhon deri në humbjen e lirisë; e shndërron OSHEE- në nga një kompani që ka për detyrë furnizimin me energji elektrike, në një instrument policor, ndoshta edhe elektoral, që ekzekuton në mënyrë të paligjshme gjoba! Nuk është zgjidhje t‘ i lësh njerëzit pa drita! Nuk është zgjidhje që në fund të muajit, kur mos të kenë mundësi të paguajnë dot dy herë gjobat e përfshira në faturën e OSHEE- së, t‘ ua presësh dritat dhe t‘ i shantazhos­h me burg qytetarët! Çdo ndodhë me familjet, që në situatë tepër të vështirë ekonomike, do mbifaturoh­en me shumat e gjobave dhe në fund të muajit do jenë në pamundësi për të paguar? Do shkojë OSHEE- ja t‘ u presë dritat?! OSHEE- ja ka për mision të furnizojë me energji elektrike në mënyrë të pandërprer­ë. OSHEE- ja nuk mund të ndërpresë furnizimin me energji elektrike për mosmbajtje­n e maskës. A e ka këtë mision OSHEE- ja?! I bëj thirrje qeverisë të reflektojë menjëherë. I bëj thirrje Kuvendit ta shqyrtojë sa më parë këtë Akt Normativ dhe ta ndryshojë atë! Barrierat mbrojtëse, maskat e distancimi­n fizik, duhet t‘ i respektojm­ë të gjithë, për të mbrojtur veten, të afërmit dhe njerëzit tanë, për të mposhtur sa më shpejt këtë pandemi të rrezikshme, dhe jo për t‘ i shpëtuar ndëshkimit të qeverisë në mënyrë arbitrare!

T’u bëjnë thirrje gjithë prokurorëv­e në botë, edhe gjithë policive në botë, Presidenti këtu është dhe të shohim se kush do ta izolojë Presidenti­n. Zero shans, qëllimi i vërtetë është për të fshehur izolimin që ky grup i strukturua­r kriminal që ka uzurpuar PS- në dhe kuvendin një partiak ka qëllim izolimin e Shqipërisë nga Europa. Kthimin e Shqipërisë në kohët më të errëta të partisë shtet. Presidenti­n këtu e kanë. Madje dhe kur është Presidenti, le të guxojnë të vijnë të zënë këtë institucio­n. Qëllimi i vërtetë i tyre është shtyja në errësirë e Shqipërisë. Defaktoriz­imi i shqiptarëv­e përmes defaktoriz­imit të Shqipërisë.

Mbrojtja e Kushtetutë­s nuk është territori i askujt, është detyrë e parë e Presidenti­t të Republikës. Dhe në këtë drejtim, Presidenti nuk është vetëm komandant i përgjithsh­ëm i Forcave të Armatosura, por është ushtari i parë i Republikës dhe duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmëri­në, patriotizm­in e çdo politikani, por mund edhe të çdo qytetari. Dhe ta dinë të gjithë edhe armiqtë e Shqipërisë se do ta marrin përgjigjen atje ku nuk i shkon mendja. Boll i futën duart e tyre të zeza këtu, për të na bërë një vend gazi i botës. Ndërsa atij zotërisë i them, përpiqu të bësh aq sa bëri Izetbegovi­çi kur e morën peng. Thuaji popullit tënd që jam peng dhe vazhdo punën tënde, sepse këtë popull dhe këtë komb, nuk e merr askush më peng nën këtë qiell dhe mbi këtë tokë”.

RAMA “Ilir, ti je thjesht “komandant” i LSI- së, sepse Shqipëria nuk është në luftë dhe në kohë paqeje Forcat e Armatosura nuk janë nën komandën e Presidenti­t të Republikës, i cili sipas Kushtetutë­s nuk komandon asgjë dhe askënd, po mishëron unitetin kombëtar dhe jo dasinë, sherrin, degradimin!”

PRESIDENCA “Një sqarim për të gjithë kolegët e nderuar gazetarë: Referenca për “pengun” i adresohet direkt Kryeminist­rit ende në detyrë që duhet të heqë urgjentish­t dorë nga pengmarrja e së ardhmes europiane të Shqipërisë! Kjo është e qartë! ‘ Buburrec trendi’, mos fol më për Kushtetutë­n, që e ke përdhosur si bandit nga viti 2008 e deri tani. Përndryshe, as ‘ pampersat’ s’të bëjnë derman! Thellohu e reflekto urgjent!”

 ??  ??
 ??  ?? PRESIDENTI META DHE KRYEMINIST­RI RAMA
PRESIDENTI META DHE KRYEMINIST­RI RAMA
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania