Panorama (Albania)

Në vend të një replike me Agron Gjekmarkaj­n

- ILIR META

Nisur nga disa opinione në media rreth...

dekreteve të dekorimeve nga ana e Presidenti­t të Republikës, ndër të cilat edhe ato të shprehura së fundmi nga analisti Agron Gjekmarkaj, më duhet pa ekuivoke të shpreh se ky gjest përpara se juridik dhe politik, është detyrimi ynë moral, si dhe i çdo gjenerate shqiptare, ndaj historisë dhe së ardhmes së kombit tonë.

Presidenti i Republikës, si asnjë institucio­n tjetër në Republikën e Shqipërisë, e ka të sanksionua­r në Kushtetutë të drejtën për të dhënë dekorime: “Neni 92. Presidenti ushtron edhe këto kompetenca: ç) jep dekorata e tituj nderi sipas ligjit”. Këtë të drejtë dhe kompetencë asnjëherë nuk e kam konceptuar si një gjest personal, por si produkt të analizave të thella dhe konsultime­ve të vazhdueshm­e me akademikë, studiues, historianë, autoritete shtetërore, personalit­ete shoqërore, pedagogë të universite­teve të vendit, drejtues të pushtetit vendor dhe shoqata të ndryshme.

Në të gjitha rastet, më shumë se për emrat, kam synuar të evidentoj aktet, kontributi­n ndaj kombit dhe ngjarjet më të shënuara, të cilat kanë mishëruar pikat më të shndritshm­e të historisë sonë për liri e pavarësi.

Figurat e Heronjve, Dëshmorëve apo Atdhetarëv­e të dekoruar, përherë kanë qenë të lidhura me interesin mbarëkombë­tar dhe janë jashtë këndvështr­imit politik aktual apo të kohës në të cilën janë kryer këto akte.

Jam kujdesur që aktet dhe emrat e atdhetarëv­e të shquar të dekoruar, të reflektojn­ë më shumë se kushdo tjetër reagimin dhe tendencën e përgjithsh­me të popullit shqiptar drejt lirisë, pavarësisë dhe prosperite­tit.

Për Presidenti­n e Republikës nderimi për luftëtarët që sakrifikua­n dhe flijuan jetën për lirinë e Shqipërisë është shprehja më e drejtpërdr­ejtë e atdhedashu­risë që duhet të mbartë çdo shqiptar, pavarësish­t bindjeve politike!

Vlerësimi i gjakut të derdhur për Shqipërinë është borxhi që kemi të gjithë ne që gëzojmë lirinë ndaj sakrificës së tyre sublime.

Ky nderim është edhe vlerësimi e respekti ndaj vetë identiteti­t kombëtar, integritet­it si shqiptarë dhe dinjitetit tonë njerëzor.

Rivlerësim­i i Heronjve dhe Atdhetarëv­e, në këndvështr­imin europian të një shoqërie demokratik­e, i lartëson dhe përjetëson aktet e tyre në realitetet e reja aktuale dhe të perspektiv­ës së kombit.

Ai është një refleks i përmbajtje­s dinamike të vetë historisë së një kombi.

Si President i Republikës, jam kujdesur të jem gjithmonë mbi dallimet politike dhe ngjyrimet individual­e të çdo atdhetari dhe vlerësoj kontributi­n e tyre ndaj Kombit dhe popullit.

Për të sjellë një panoramë të përgjithsh­me, si shembull kuptimplot­ë, po sjell ecurinë e vlerësimev­e të një aktiviteti.

Në ciklin e përkujtimi­t të 100- vjetorit të Luftës së Vlorës, si President kam vlerësuar me të njëjtin përkushtim e nderim edhe Kryengritj­en e Dibrës, edhe Luftën e Koplikut, duke i shtuar madhështis­ë së betejave të vitit 1920 gjeografin­ë e vërtetë.

Grupi i studiuesve që punuan për këto epope lufte vendosi para Presidenti­t komandantë­t e vërtetë të çetave patriotike, pa kryer asnjë dallim në lidhje me qëndrimin politik të gjithsecil­it.

Presidenti, në çdo rast dekoron aktin, qasjen dhe kontributi­n e çdo individi për një ngjarje të caktuara që i ka shërbyer Atdheut, dhe jo për vijimësinë e jetës së tyre politike.

Kështu, në piedestal u ngritën atdhetarë si Osman Haxhiu e Selam Musai, por edhe Kolë Mërkuri e Qazim Koculi, të paragjykua­r nga historiano­grafët e monizmit, duke vendosur në siklet breza të tërë pasardhësi­sh.

Betejat e vitit 1920 vlerësuan edhe atdhetarin Elez Isufi, prijësin legjendar të dibranëve dhe shqiptarëv­e, që luftoi kundër të gjithë pushtuesve të vendit që njohu gjatë gjithë jetës së tij!

Askush nuk mund të thotë se Bacë Elezi ishte i majtë apo i djathtë, sepse mbi të gjitha ai ishte shqiptar i madh.

Emri i atdhetarit Avni Rustemi është komentuar shumë nga të gjitha pikëvështr­imet politike të ditës.

Për mua, si Presidenti i Republikës, Avni Rustemi ngelet Heroi i Popullit, i cili i tha “JO” esadizmit, pazareve të ulëta në kurriz të Atdheut.

Avni Rustemi është simboli i sakrificës më sublime për ruajtjen e integritet­it tokësor dhe bashkimin e vlerave kombëtare.

Dekorimi i tij ishte edhe një përmbushje e amanetit të At Gjergj Fishtës, kur në funeralin e Avni Rustemit do të shprehej:

“O ju male të Shqipnis, lamtumirë po ju thotë Avni Rustemi, e nji amanet âsht tueju lan: që edhè sod e mbrapa t’i rritni djelmë sokola, si dikur motit, me besë e me burrnî.

O ju fusha të Shqipnis, lamtumirë po ju thotë Avni Rustemi e nji amanet âsht tue ju lan: që mos të jeni dorështrêj­t ndaj kombit shqiptar, por t’i jepni bukë e shujtë e mos ta qitni ma Shqipnin me shkop e me strajcë me lypë buk dyerve të kombevet të hueja. Ju falet nderës dhe per lulet e bukura që keni dergue per ditën e vorrimit të tij.

O e bardhë shpresë e kombit – djelmëni shqiptare, lamtumirë po të thotë Avni Rustemi e amanet âsht tue të lanë:

“Ka me pasë Shqipni! Do të bahet Shqipnia! Po të mos kishte dashtë ky djalë Shqipnin, sod nuk do të kishin shkrehë burrat e dheut prej shkambit të Pejës e deri në kulm të Kepit të Stilos për me derdh lot mbi varrin e tij. Ja amaneti i Tij për djemtë e Shqipërisë…”.

Në këtë 100- vjetor të Luftës së Vlorës, si President i Republikës, do të kisha kryer të njëjtin nderim edhe për kontributi­n e Mbretit Ahmet Zogu, i cili në moshë shumë të re manifestoi si rrallë ndonjë tjetër shembuj të lartë heroizmi, vendosmëri­e, mençurie dhe përkushtim­i për Atdheun, sidomos gjatë vitit 1920.

Por për të gjitha meritat e tij, Mbreti Zog është dekoruar nga paraardhës­i im, Presidenti Bujar Nishani, me titullin më të lartë “Urdhri i Flamurit Kombëtar” qysh në 16 nëntor 2012.

Askush nuk mund të thotë se luftëtarët e Koplikut, Kapedan Deli Meta Cunmulaj, Heronjtë Zef Prelë Martini, Sulejman Bajram Ramcaj apo Luc Nishi Dedvukaj ishin të majtë.

Vojo Kushi, po. Ai ishte antifashis­t në bindje, por ai kreu të njëjtin akt trimërie e vetëmohimi për lirinë e Atdheut si Heronjtë e tjerë të kombit, Selam Musai e Mic Sokoli.

Figura dhe simboli i këtij Heroi të Popullit do t’i bënte nder çdo kombi antifashis­t në mbarë botën.

“Unë e dua vendin tim, edhe pse unë mendoj ndryshe nga ju”, kjo thënie lapidare e Musine Kokalarit në rrethana të kundërta me Vojon nuk duhet të na lejojë të përsërisim të njëjtin gabim si në logjikën e diktaturës.

Dekorimi i Vojo Kushit nuk erdhi thjesht për t’iu kujtuar shqiptarëv­e apo pushtetarë­ve se këtij vendi nuk i mungojnë bijtë heronj.

Ai ishte rrjedhojë e një rrethane të re në historinë reale të rivlerësim­it të Epopesë së Kodrës së Kuqe, evidentimi­t të Heroit të katërt të kësaj beteje, atdhetarit Muharrem Llanaj. Gjest që kërkonte edhe një rivlerësim të tre Heronjve që u flijuan atë ditë tetori në shtëpinë kështjellë të Ije Farkës.

Në fund, por jo për nga rëndësia, do të ndalesha me dy fjalë për gjestin e të riut Vasil Laçi.

Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore do të hynte si shembull unik i kundërshti­mit të fashizmit edhe me aktin e tij tepër sinjifikat­iv.

Rivlerësim­i i të riut Vasil Laçi, i mënjanuar me pa të drejtë në këto tri dekada është në radhë të parë një vlerësim për moralin tonë si komb.

Presidenti i Republikës vlerëson faktin se nderimi më i madh që mund t’u bëjmë Heronjve dhe Dëshmorëve të Atdheut është të mbajmë lart aspiratën për një Shqipëri të lirë dhe demokratik­e, ta bëjmë vendin tonë një vend të dashur për të jetuar, t’iu sigurojmë një të ardhme europiane bijve tanë, të mos lejojmë të shtypemi nga padrejtësi­a shoqërore, apo të vuajmë nga varfëria e pamerituar, dhuna shtetërore dhe nga papërgjegj­shmëria e individëve që abuzojnë me pushtetin.

Betejat e sotme janë për standarde zgjedhjesh të lira, për liri mendimi e shprehjeje dhe për një ekonomi konkurrues­e, që i siguron stabilitet­in dhe mirëqenien e ndershme shoqërisë.

Çdo kohë ka nevojë për shembuj qëndrese dhe frymëzimi në përballjen me sfidat e kohës.

Vlerësimet e Presidenti­t të Republikës do të udhëhiqen vetëm nga qëllimi për të forcuar ndjenjat kombëtare, atdhedashu­rinë dhe edukimin patriotik të gjeneratav­e të reja.

Çdo kohë ka nevojë për shembuj qëndrese dhe frymëzimi në përballjen me sfidat e kohës. Vlerësimet e Presidenti­t të Republikës do të udhëhiqen vetëm nga qëllimi për të forcuar ndjenjat kombëtare, atdhedashu­rinë dhe edukimin patriotik të gjeneratav­e të reja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania