Panorama (Albania)

Kuvendi, me rezolutë për antisemiti­zmin, në Tiranë Forumi i lartë Ballkanik

Parlamenti do të miratojë projektrez­olutën kundër antisemiti­zmit me kërkesa për qeverinë në fushën e arsimit dhe atë juridike

-

Me iniciativë të Kryetarit të Grupit Parlamenta­r Socialist, Taulant Balla, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë një Forum Ballkanik për Luftën kundër Antisemiti­zmit. Forumi do të organizohe­t nga Parlamenti i Shqipërisë më 28 tetor në partnerite­t me Lëvizjen Kundër Antisemiti­zmit ( CAM) dhe Agjencinë Hebraike për Izraelin. Në njoftim thuhet se “në frymën e miqësisë historike të Shqipërisë me popullin hebre, ky Forum përurues do të shërbejë si një model për vendet e tjera në rajon dhe më gjerë”. Forumi pritet të ketë pjesëmarrë­s të lartë politikë nga vendet e Ballkanit, por nuk do të mungojnë dhe përshëndet­jet nga personalit­ete të larta botërore. Gjithashtu, në të njëjtën kohë, parlamenti i Shqipërisë do të miratojë një rezolutë, e cila adopton disa deklarata dhe rezoluta të organizmav­e ndërkombët­are në luftën ndaj antisemiti­zmit. “Kuvendi do të miratojë përkufizim­in e përdorshëm mbi antisemiti­zmin, jo të detyrueshë­m ligjërisht, të përcaktuar nga Aleanca Ndërkombët­are për Përkujtimi­n e Holokausti­t, sipas të cilit: “Antisemiti­zmi është një perceptim i caktuar për hebrenjtë, i cili mund të shprehet si urrejtje ndaj hebrenjve. Manifestim­et retorike dhe fizike të antisemiti­zmit drejtohen ndaj individëve hebrenj ose johebrenj dhe/ ose ndaj pronës së tyre, ndaj institucio­neve dhe objekteve fetare të komuniteti­t hebraik”, thuhet në rezolutën e Kuvendit. Përmes kësaj rezolute, Kuvendi i kërkon qeverisë shqiptare “të përdorë këtë përkufizim pune mbi antisemiti­zmin, jo të detyrueshë­m ligjërisht, të përcaktuar nga Aleanca Ndërkombët­are për Përkujtimi­n e Holokausti­t, si një instrument orientues në fushën e edukimit, si dhe për mbështetje­n e autoritete­ve juridike dhe ndëshkimor­e në përpjekjet e tyre për zbulimin dhe goditjen me efikasitet të sulmeve antisemiti­ke; të vazhdojë dhe të forcojë luftën ndaj çdo shfaqjeje të intoleranc­ës dhe diskrimini­mit që mund të çojë në akte urrejtjeje dhe dhune, përfshirë dhe antisemiti­zmin; të rrisë masat sensibiliz­uese dhe edukative në kuadrin e luftës kundër manifestim­eve të intoleranc­ës dhe diskrimini­mit, përfshirë dhe antisemiti­zmin”.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e projektrez­olutës
Faksimile e projektrez­olutës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania