Panorama (Albania)

Skandali vijon, Elona Toro kandidon për Gjykatën e Lartë

Vetingu s’i ka mbaruar, e vlerëson i shoqi, anëtar i KLGJ- së

- Alban Toro Elona Toro

Në mbledhjen e zhvilluar në platformën "online" më datë 17 shtator, Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi disa vendime mes të tjerave edhe verifikimi­n për plotësimin e kritereve të kandidatëv­e për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Në mesin e kandidatëv­e, bie në sy edhe emri i gjyqtares së Apelit, Elona Toro, e cila synon një post në gjykatën supreme. Në fakt, kandidimi i saj nuk do të përbënte lajm, por në rastin e kësaj gjyqtareje ka dy probleme themelore. Së pari, Elona Toro ende nuk e ka përmbyllur përballjen me procesin e vetingut. Ajo është konfirmuar me shumicë votash në shkallë të parë, por anëtarja e KPK- së, e cila doli në pakicë ngrinte një sërë pikëpyetje­sh për pasurinë e saj. Pra, edhe pse pret të përballet me Kolegjin e Apelimit, problemi i dytë që është në fakt, thelbi në këtë proces, është bashkëshor­ti i gjyqtares. Alban Toro është anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, institucio­n që do të vendosë për fatin e gjyqtares Elona Toro nëse do ta propozojë atë duke e emëruar në Gjykatën e Lartë. Burimet thanë se z. Toro nuk ka qenë pjesë e mbledhjes dhe nuk do të jetë as në vijim kur do të shqyrtohet kandidatur­a e bashkëshor­tes. Megjithatë, pyetja që shtrohet është: largimi i tij a e shmang ndikimin mbi anëtarët e tjerë të qeverisë së gjyqësorit? Në fakt, nepotizmi dhe lidhjet familjare në sistemin gjyqësor ishin një nga problemet madhore, prej nga pretendohe­j se do t'i jepej fund me reformën në drejtësi. Në fakt, siç tregon rasti në fjalë, nepotizmit nuk i është dhënë fund madje, në të njëjtën mënyrë njerëz të drejtësisë, po përpiqen të zaptojnë vendet në institucio­net më të rëndësishm­e, si në gjyqësor ashtu dhe në prokurori.

BASHKESHOR­TI Zgjedhja e Alban Toros si anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor në vitin 2018 është bërë në shkelje të ligjit për ngritjen e KLGJ- së. Alban Toro është një nga 11 anëtarët e KLGJ- së, i cili vjen nga radhët e avokatisë. Si i tille ai duhet të mbante mbi supe një eksperienc­ë të paktën 10- vjeçare pa ndërprerje si avokat. Kriter, të cilin Alban Toro nuk e përmbush. Bazuar ne nenin 19, germa "d", të ligjit nr 115/ 2016, anëtarët e KLGJ- së që vijnë nga avokatia duhet të kenë 15 vjet përvojë pune në profesion si jurist, nga të cilat të paktën 10 vitet e fundit të kenë ushtruar profesioni­n e avokatit pa ndërprerje. Ligji nuk specifikon kriteret e vlerësimit të juristëve të spikatur, por ajo që mund të vërtetohet me lehtësi është fakti se gjatë periudhës 20102018, Alban Toro e ka pezulluar 3 herë aktiviteti­n e tij si avokat. Këto janë të dhëna të regjistrua­ra në qendrën kombëtare të biznesit. Konkretish­t rezulton se Toro është regjistrua­r në QKB për të ushtruar profesioni­n si avokat më datë 16 nëntor 2007. Duke iu referuar të dhënave të qendrës kombëtare të biznesit, rezulton se Alban Toro nga data 02

Mars 2010 deri në datën 20 shtator 2011 e ka pezulluar ushtrimin e aktiviteti­t si avokat për afro 1 vit e gjysmë. Më pas, ai e ka ushtruar profesioni­n nga data 20 shtator 2011 deri në datën 27 shkurt 2018. Por aktiviteti ka rinisur brenda 2 muajsh, për t'u pezulluar sërish në 21 dhjetor 2018, kohë kur mori detyrën si anëtar i KLGJ- së me mandat 5- vjeçar, i vlefshëm deri në dhjetor 2023.

 ??  ?? Nga një mbledhje KLGJ- je
Nga një mbledhje KLGJ- je
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania