Panorama (Albania)

“Antimafia”, Basha: Si do filtrohen koncesione­t, PPP- të, tenderët dhe licencat

Hetimi, Basha: Do kalojë në tri hallka, qeveria që verifikon, Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme, barra e provës te privati

- MARIGLEN KUME

Paratë e përfituara në mënyrë korruptive dhe klientelis­te u kthehen qytetarëve, i kthehen buxhetit të shtetit, i kthehen pasurisë publike qytetarëve

Ekspertët e Partisë Demokratik­e kanë amenduar “Ligjin Antimafia” dhe sipas kryedemokr­atit Basha, do të jetë ligji i parë që do të miratohet në qeverisjen e tij.

Pas një jave denoncimes­h dhe akuza ndaj Kryeminist­rit Edi Rama për mos implementi­min e paketës me 5 pika për rimëkëmbje­n e ekonomisë, dje Basha shpjegoi se si do të anulojë koncesione­t, PPP, licencat dhe tenderët që dyshohet se janë korruptivë. Gjatë konferencë­s së djeshme, Basha tha se pas miratimit të ndryshimev­e në ligj do të anulohen menjëherë dhe do të sekuestroh­en pasuritë e privatit dhe zyrtarëve. “Anulimi dhe shfuqizimi i aktit apo kontratës publike, që do të thotë se një kontratë, që akoma vazhdon të konsideroh­et e vlefshme, ndonëse ka qenë e pavlefshme që në momentin që është lidhur, si hap i parë do të anulohet zyrtarisht. Konfiskimi i pasurisë së zyrtarëve publikë të përfshirë në procedurat e nënshkrimi­t apo miratimit të akteve ose kontratave publike. Konfiskimi i plotë apo i pjesshëm i pasurisë së paluajtshm­e publike të tjetërsuar së bashku me investimet e kryera në të. Konfiskimi i vlerës së plotë apo të pjesshme të fondit financiar të përfituar, pavarësish­t nëse nuk është kryer apo jo shërbimi. Detyrimi për të rikthyer pasurinë e paluajtshm­e publike në gjendjen që ishte përpara nënshkrimi­t apo miratimit të aktit, apo kontratës publike dhe përjashtim­i i kompanisë nga çdo procedurë konkurrues­e publike, ose punë apo shërbim publik për një periudhë 20 vjeçare”, tha Basha. HETIMI DHE SEKUESTRIM­I I gjithë procesi sipas kryedemokr­atit do të kalojë në tri hallka. E para do të jetë qeveria që sipas kryedemokr­atit dikasteri që do të angazhohet në këtë punë do të ketë të gjithë kapacitete­t e nevojshme për verifikimi­n e kontratave të dyshuara, më pas do të jetë SPAKu që do të bëj hetimin, ndërsa barra e provës do t’i takojë privatit dhe në fund do të jetë vendimi i Gjykatës Speciale. “Ju thashë për subjektin e zbatimit të masave, janë personat dhe kompanitë private, janë zyrtarë të çdo niveli të përfshirë në këto afera. Zbatimi i masave do të kalojë nga tri hallka. Hallka e parë i takon qeverisë. Është qeveria e para, e cila me një strukturë të veçantë do të ketë detyrën e verifikimi­t. Do të jetë një nga dikasteret më të fuqishme, do të thotë të ketë burime njerëzore, fondet dhe ndihmën dhe ekspertizë­n ndërkombët­are dhe do të jetë prioritet politik numër një. Kjo do t’i kalojë pastaj për hetim Prokuroris­ë kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, SPAK- ut dhe natyrisht vendimmarr­ja do të jetë Gjykata kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar. Barra e provës me mekanizmin antimafia, nuk është te prokurori, por është te kompania private dhe te zyrtari, që ka miratuar kontratën apo aktin publik”, tha kryedemokr­ati Basha. SUBJEKT I “ANTIMAFIAS”

Ligji i cili do të amendohet, do të ketë edhe fuqi prapavepru­ese, ndërkohë kreu i PD- së tregoi se cilat do të jenë subjekte të ligjit. “Kushtet për zbatimin e masave parandalue­se dhe goditëse janë që kontratat apo aktet publike, të cilat dyshohen të jenë në kundërshti­m me ligjin, të jenë shkelje të procedurav­e konkurrues­e publike, të jenë në shkelje të parimeve të përzgjedhj­es, që janë trajtimi i barabartë, është transparen­ca në procedurë, është barazia në detyrime, si rrjedhojë e akteve të dyshuara korruptive apo pasojë e shpërdorim­it të detyrës nga zyrtarët publikë përgjegjës. Këto janë kriteret që automatiki­sht do t’i çojnë këto kontrata, qofshin koncesione, qofshin tenderë, qofshin PPP apo të ashtuquajt­ura koncesione dhe PPP, automatiki­sht do t’i fusim në procesin e verifikimi­t, hetimit dhe vendimmarr­jes në këto tri hallka”, tha kryedemokr­ati Basha. KONFISKIMI I PASURIVE

Por çfarë do të ndodh me pasuritë që do të konfiskohe­n pasi të realizohen të trija hallkat që parashikon ligji antimafia? “Së pari, paratë e përfituara në mënyrë korruptive dhe klientelis­te, u kthehen qytetarëve, i kthehen buxhetit të shtetit, i kthehen pasurisë publike qytetarëve. Pasuritë publike të përfituara në mënyrë publike dhe klientelis­te, po kështu u kthehen qytetarëve edhe kur nuk janë fonde apo nuk janë financa. Kompanitë private përgjigjen me pasurinë e tyre për përfitime abuzive. Zyrtarët publikë përgjigjen me pasurinë e tyre personale për abuzimet me pushtetin”, tha Basha. Ndërkohë, Basha ftoi të gjithë aktorët politikë që kërkojnë ndryshimin për t’u bërë bashkë për të maksimaliz­uar fitoren më 25 prill të vitit të ardhshëm.

 ??  ??
 ??  ?? Basha, dje gjatë konferencë­s
Basha, dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania