Panorama (Albania)

Soreca: Duhet punuar për zgjedhje të lira e të ndershme

“Shqipëria shpresoj të bëjë segmentin e fundit që komisioni të marrë vendimin për konferencë­n ndërqeveri­tare në fund të këtij viti”

-

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, deklaroi dje se Shqipëria duhet të përmbyllë me sukses dhe konsensus ndërpartia­k fazën e fundit të përgatitje­s për zgjedhjet e ardhshme, për të shpresuar në një vendim pozitiv për konferencë­n ndërqeveri­tare brenda këtij viti.

Nga qyteti i Kukësit, Soreca u shpreh se puna për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk duhet të ndalë në asnjë moment dhe se në këtë aspekt, nuk do të mungojë në asnjë moment mbështetja e Bashkimit Europian. Gjithashtu ai përsëriti qëndrimin e tij se vazhdimi pa konsensus i përgatitje­ve për zgjedhjet është një zhgënjim dhe se në këtë pikë duhet të merret shembull nga ajo që u arrit në 5 qershor. “Marrëveshj­a e 5 qershorit është një hap i rëndësishë­m. Shqipëria shpresoj të bëjë segmentin e fundit me qëllim që komisioni të marrë vendimin për konferencë­n ndërqeveri­tare ndoshta në fund të këtij viti. Ju e dini qëndrimin e BE- së për reformën zgjedhore. Ne kemi punuar për marrëveshj­en dhe u përmbush kushti për administra­tën zgjedhore. Ne kemi shprehur keqardhjen që maxhoranca vijon punën pa konsensus dhe është e rëndësishm­e që të gjendet konsensusi mes palëve. Duhet të punojnë fort që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme”, u shpreh ambasadori i BE- së në Tiranë. Luigi Soreca ishte dje në qytetin verilindor të Kukësit për linçimin e fushatës “Europa është këtu për mjedisin dhe klimën”. Deklaratat, ai i tha gjatë takimit për prezantimi­n e fazës së dytë të fushatës “Europa është këtu” në prani të autoritete­ve vendore, organizata­ve mjedisore, shoqërisë civile, komuniteti­t të biznesit dhe medias. Fushata “Europa është këtu” për mjedisin do të shpjegojë në javët e ardhshme se si BE- ja po e ndryshon tashmë Shqipërinë, përmes angazhimit të saj në çështjet e ndotjes së ajrit, përdorimit të pesticidev­e, trajtimit të mbetjeve, cilësisë së lumenjve dhe biodiversi­tetit. Në fjalën e tij, ndër të tjera kreu i delegacion­it të BE- së theksoi peizazhin e pasur natyror dhe biodiversi­tetin e rajonit si një bazë e shkëlqyer për zhvillimin e qëndrueshë­m të turizmit dhe kërcënimin nga mbeturinat dhe ndotja. Ai gjithashtu njoftoi për 30 milionë euro të tjera ndihmë financiare të BE- së për mjedisin dhe ndryshimin klimatik ( 2021), duke përfshirë investimet në strukturat e integruara të menaxhimit të mbetjeve që do të përshpejto­jnë ekonominë qarkullues­e.

“Anëtarësim­i është një tjetër histori, por ndërkohë që negociatat janë gjëja më e rëndësishm­e për vendet tona, ato përbëjnë udhërrëfye­sin dhe mjetet për të bërë vendet tona shtete të besueshme demokratik­e. Anëtarësim­i do të vijë si pasojë e kësaj, por negociata është reale për ne dhe të privosh vendet nga ky instrument është e pakuptimtë.”

“Shqipëria shpresoj të bëjë segmentin e fundit me qëllim që komisioni të marrë vendimin për konferencë­n ndërqeveri­tare në fund të këtij viti. Ne kemi punuar për marrëveshj­en dhe u përmbush kushti për administra­tën zgjedhore. Ne kemi shprehur keqardhjen që maxhoranca vijon punën pa konsensus dhe është e rëndësishm­e që të gjendet konsensusi mes palëve. ”

 ??  ?? Ambasadori i BE, Soreca
Ambasadori i BE, Soreca
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania