Panorama (Albania)

Zbulohen 14 emrat për në Gjykatën Kushtetues­e

Kim: “KED të shpejtojë me vlerësimin e kandidatëv­e”. Soreca: “Kushtetues­ja është kushti për Shqipërinë në negociatat me BE”

- ARDIT HOXHA

Ringritja e Gjykatës Kushtetues­e është konsiderua­r si një moment kyç për progresin e Shqipërisë në integrimin në Bashkimin Europian.

Ishin ambasadorë­t e SHBA- së dhe BE- së në Shqipëri, të cilët apeluan që puna për bërjen funksional­e të institucio­nit gjyqësor më të rëndësishë­m në vend, të marrë një tjetër ritëm.

KIM Ambasadorj­a e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkroi se pas publikimit të listave të kandidatëv­e nga Kuvendi dhe Presidenca, tashmë KED duhet të shpejtojë me verifikimi­n e kandidatëv­e. Sipas ambasadore­s amerikane në vendin tonë, nuk duhet humbur më kohë dhe Gjykata Kushtetues­e duhet të bëhet funksional­e deri në fund të këtij viti. “Presidenca dhe Parlamenti tani kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëv­e për Gjykatën Kushtetues. Ne i duartrokas­im ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Ne inkurajojm­ë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Shqipëria duhet të ketë Gjykatën e saj Kushtetues­e deri në fund të vitit”, shkroi në “Twitter” Yuri Kim.

SORECA Ndërkohë, shefi i delegacion­it të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca u shpreh dje nga Kukësi, se ringritja dhe bërja funksional­e e Gjykatës Kushtetues­e brenda këtij viti është një nga kushtet që Shqipëria duhet të përmbush para konferencë­s së parë ndërqeveri­tare. Sipas Soreca- s, Tirana zyrtare do të ketë mbështetje­n e Brukselit, por është më shumë rëndësi që të bëhet ky hap në atë që quhet ndryshe edhe si faza finale e reformës në sistemin e drejtësisë. “Europa është pranë Shqipërisë. Shqipëria shumë kushte i ka përmbushur dhe është shumë afër plotësimit të tyre dhe drejt vendimit përfundimt­ar. Fokusi i Shqipërisë duhet të jetë te Gjykata Kushtetues­e, pasi është një hap i rëndësishë­m për ecjen e vendit përpara. Ajo që është e rëndësishm­e është që Shqipëria të bëjë segmentin e fundit me qëllim që Këshilli Europian të bëj hapin pozitiv”, u shpreh ambasadori i BEsë, Luigi Soreca.

PROCESI I nisur në vjeshtën e vitit të shkuar, pas ngritjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në fundin e vitit 2018, procesi për bërjen funksional­e të Gjykatës Kushtetues­e ka mbetur në numrin katër. Kaq është numri aktual i anëtarëve të kësaj Gjykate që janë emëruar, 2 nga Parlamenti, 1 nga Presidenti dhe kryetarja Vitore Tusha që ishte e vetmja që mbeti nga përbërja e vjetër e trupës së kësaj gjykate. Tashmë pritet të zgjidhen edhe tri emrat e tjerë që i takojnë përkatësis­ht 2 Presidenti­t dhe 1 Kuvendit. Për vakancën e dytë që i takon

Presidenti­t, deri më tani ka mbetur në garë vetëm juristja Sonila Bejtja. Ndërsa për vakancën e tretë që i takon kreut të shtetit, në listën e paraqitur disa ditë me parë, kishin paraqitur interes 10 aplikantë. Sakaq, për kandidatur­ën e tretë që duhet të vijë nga Kuvendi, në listën e shpallur dje nga Kuvendi kishin shprehur interes vetëm 3 kandidatë. Këta emra tashmë do i nënshtrohe­n procesit të verifikimi­t nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili më pas do i dërgojë Kuvendit dhe Presidenti­t emrat e kualifikua­r.

 ??  ?? Ambasadorj­a Yuri Kim
Ambasadorj­a Yuri Kim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania