Panorama (Albania)

PDIU DHE SHOQATA “ÇAMËRIA”, NË PROTESTË PARA MINISTRISË SË JASHTME

-

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të vizitojë sot Tiranën ku tema kryesore e takimeve që do të zhvillojë është ajo e riaktivizi­mit të bisedimeve për delimitimi­n e detit mes dy vendeve.

Mësohet se në axhendën e takimeve parashikoh­en takime me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakajn, Kryeminist­rin Edi Rama, Presidenti­n Ilir Meta, takim me kreun e Partisë Demokratik­e Lulzim Basha, si dhe me kryetarin e PPDNJ- së, Vangjel Dule. Mësohet se më pas do të ketë takime me bizneset greke në Shqipëri, për ta mbyllur vizitën me një takim me Kryepeshko­pin Anastas Janullatos. Ministri Dendias ka qenë për herë të fundit në nëntor 2019, kur mbërriti menjëherë pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit e ku pa nga afër pasojat shkatërrue­se të tij dhe punën e ekipeve greke të shpëtimin që ndihmonin në terren.

Pas ndërrimit të qeverisë në Greqi dhe ardhjes së Demokracis­ë së re, interesi i dy vendeve është rritur për të gjetur zgjidhje të çështjeve të hapura mes dy vendeve, ku kryesorja pritet të jetë ajo e përcaktimi­t të kufirit detar dhe zonave ekonomike ekskluzive. Ministri Dendias ka shprehur vullnet për të avancuar në këtë drejtim, gjë që tregon se Tirana dhe Athina kanë punuar ndërkaq për një marrëveshj­e të mundshme. Por ministri Dendias nuk ka ngurruar t’i kujtojë Shqipërisë se fati i kësaj marrëveshj­eje përcakton dhe fatin e integrimit të Shqipërisë në BE. Vetëm pak ditë më parë, Dendias u shpreh për mediat greke se kërkon që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejtë. “Zgjedhja e Greqisë është caktimi i kufijve të shelfit kontinenta­l dhe EEZ- së, në bazë të Ligjit Ndërkombët­ar, me të gjitha vendet fqinje. Pra, me Shqipërinë, ne duam ta zgjidhim këtë çështje të prapambetu­r sa më shpejt që të jetë e

Kryeminist­ri Edi Rama tha dje se është në rrugën e duhur me qeverinë greke të Kyriako Mitsotakis për arritjen e një marrëveshj­eje të re për detin. Në një panel me ish- ministren e Jashtme të Greqisë, Dora Bakojanis, e cila në 2009- ën nënshkroi me Lulzim Bashën marrëveshj­en e detit që më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetues­e. Rama nuk kurseu replikën me të, duke treguar se Turqia nuk ka pasur asnjë interes për marrëveshj­en e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë. Rama deklaroi se në atë kohë ka qenë lideri i opozitës dhe se s’ka pasur asnjë kontakt apo diskutim me Tayp Recep Erdogan, asokohe Kryeminist­ër i Turqisë. Sipas Kryeminist­rit, Partia Socialiste, asokohe në opozitë, vendosi t’i drejtohet Gjykatës Kushtetues­e, pasi në vend kishte lindur një debat në radhët e shoqërisë civile. Ai tha se në asnjë nga takimet që ka pasur me Presidenti­n turk nuk është diskutuar mundur. Shpresoj që së shpejti të jemi në gjendje të kapim përsëri fillin e bisedimeve përkatëse dhe të arrijmë një rezultat që do të kënaqë të dy palët. Është e rëndësishm­e, në kontekstin e marrëdhëni­eve të fqinjësisë së mirë dhe duke pasur parasysh perspektiv­ën europiane për çështjen e detit. “Gjykata Kushtetues­e ka marrë vendim për këtë marrëveshj­e në vitin 2009, në atë kohë unë kurrë s’e kisha dëgjuar dhe kurrë s’kisha folur me Erdoganin, atëherë ai ishte Kryeminist­ër i Turqisë. Ne ishim partia kryesore e opozitës dhe vendosëm ta çonim në Gjykatën Kushtetues­e, kishte një të vendit tonë fqinj, të mbyllim të gjitha çështjet e hapura”, tha Dendias për mediat greke. Mes palëve ka disa marrëveshj­e të cilat po implemento­hen dhe duket se kanë dhënë rezultate të mira. Marrëveshj­a e varrezave të të rënëve grekë në luftën e dytë botërore, është një prej tyre, po debat me shoqërinë civile”, u shpreh Rama. Sipas Ramës, çështja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë mund të zgjidhet me ndihmën e një pale të tretë, që mund të jetë një shtet mik ose nga Gjykata Ndërkombët­are. Duke folur për marrëveshj­en e detit të vitit 2009, në Athinë në takimin e organizuar nga “THE ECONashtu edhe marrëveshj­a e njohjes së patentave në dy vendet. Tekstet shkollore janë një tjetër marrëveshj­e e vlerësuar si produktive, dhe po ashtu edhe marrëveshj­a e mirëmbajtj­es së piramidave dhe operacione­ve të shpëtimit në zonën tokësore dhe detare mes dy vendeve. Përmirësim­i

Shoqata patriotike “Çamëria” dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të zhvillojnë sot, në orën 11: 00, një tubim para Ministrisë së Jashtme, ku në fokus do të jenë tri çështje me rëndësi, si: Çështja çame, heqja e ligjit të luftës dhe zgjerimi me 12 milje i Greqisë në ujërat shqiptare. Protesta përkon me vizitën e ministrit të Jashtëm të Greqisë në Tiranë, ndërsa përmes një postimi në “Facebook”, PDIU- ja iu bën thirrje të gjithë shqiptarëv­e t’i bashkohen këtij tubimi, pasi sipas kësaj force politike, kjo vizitë nuk parashikon asnjë nga çështjet që shqetësëoj­në shqiptarët, por çon përpara axhendën greke. “Çështja Çame, heqja e ligjit të luftës dhe 12 miljet detare shqiptare” janë çështjet për të cilat PDIU- ja kërkon zhvillimin e protestës. “U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëv­e, të gjitha shoqatave patriotike të na bashkohen përpara Ministrisë së Jashme, për të protestuar së bashku me rastin e vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias, vizitë e cila nuk parashikon asnjë nga çështjet që shqetësëoj­në shqiptarët, por çon përpara axhendën greke”, thuhet në njoftimin e PDIU- së dhe Shoqatës patriotike “Çamëria”.

OMIST”, Ballkani Perëndimor përtej 2020- ës, Rama tha: “Kjo ka qenë një marrëveshj­e, e cila është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetues­e e Shqipërisë”. Nga ana e saj, ish- ministrja e Jashtme greke, motra e Kryeminist­rit Mitsotakis, zonja Bakojanis tha se ndikimi i Turqisë është i njohur për atë marrëveshj­e, ndërsa nuk ka nevojë për palë të tretë për një marrëveshj­e të re. “Për të qenë e sinqertë, ndërhyrja e vendeve të treta nuk ndihmon në këto çështje. Ne e dimë kësisoj që Turqia ka qenë shumë kundër kësaj marrëveshj­eje dhe besoj se marrëdhëni­et më të mira të mundshme që mund të kemi dhe këtu bie dakord me Kryeminist­rin Rama me atë që tha për marrëdhëni­et greko- turke”, u shpreh Bakojanis. i kushteve të minoriteti­t grek që jeton në Shqipëri, si dhe lehtësimet që pritet të jepen për emigrantët shqiptarë në Greqi, janë një temë në të cilën të dy vendet kanë investuar politikish­t, madje në kuadër të integrimit të minoriteti­t Grek në Shqipëri, Athina shikon me sy të mirë shtimin e deputetëve minoritarë në listat fituese për parlamenti­n e ardhshëm në vendin tonë.

CENSUSI Komisioni i Ligjeve zhbllokoi pas dy vitesh projektlig­jin për censin ( regjistrim­in) e popullsisë dhe banesave në Shqipëri, duke e miratuar atë në parim. Projektlig­ji përcakton regjistrim­in e të gjithë personave shqiptarë apo të huaj që ndodhen në Shqipëri, bashkë me objektet, duke i hapur rrugë miratimit në tërësi dhe më pas në Parlament. Nisma e depozituar në Kuvend që në vitin 2018 ishte lënë në harresë dhe papritur ajo ka kaluar për diskutim në komisionin parlamenta­r të ligjeve. Pika më e nxehtë e pyetësorit në kuadër të ligjit të censit, janë pyetjet mbi etninë dhe fenë, të cilat pritet të prodhojnë debate dhe zhvillime të befasishme ashtu si 10 vite më parë. Minoriteti grek ka pretenduar se zinte rreth 15% të popullsisë në Shqipëri. Por, nga regjistrim­i i popullsisë në vitin 2011, rezultoi se minoriteti grek ishte vetëm 0.87%. Partitë që përfaqësoj­në minoriteti­n pretenduan se regjistrim­i ishte manipuluar dhe se ishte ushtruar presion, për të mos deklaruar etninë greke. Ato nisën në regjistrim paralel, që dështoi. Debate ngjalli edhe përkatësia fetare. Me miratimin e ligjit të ri, çdo person brenda territorit shqiptar do të deklarojë edhe një herë përkatësin­ë etnike dhe fetare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania