Panorama (Albania)

Covid- 19, përkeqësoh­et situata e infektimev­e në shkolla, ja rastet

Tek “Emin Duraku” virusi jashtë kontrollit, dy raste të reja te “1 maji”. Kryeminist­ri promovon platformën e mësimit online dhe ndan tableta

- BESARTA BASHA

Covid- 19 ka zënë vend thuajse në çdo shkollë të vendit. Ndonëse Ministria e Arsimit nuk ka raportuar asnjë shifër infektimes­h që kur hapi klasat, janë mungesat ato që tradhtojnë përpjekjet për të mbajtur sekrete rastet.

Në kryeqytet çdo ditë konfirmohe­n raste të reja, sikundër edhe në rrethe. Puna e autoritete përgjegjës­e është fokusuar në provimin e platformës së mësimit online “Akademia. al” dhe dhurimit të tabletave dixhitale, duke i paraprirë kështu krijimit të kushteve për mësim nga shtëpia. Kryeminist­ri Edi Rama, bashkë me të besuarën e tij për arsimin, ministren Evis Kushi, ishin dje në Lezhë pikërisht për siguruar, veçanërish­t nxënësit e klasave kolektive, që e kanë shumë të vështirë ta prekin mësimin në rast se shkollat mbyllen. “Të gjitha orët mësimore që transmetoh­en në ‘ Rtsh shkolla’ janë edhe në këtë platformë. Nëse ndodh që të ketë infektim me Covid19 dhe klasa duhet të mbyllet për një kohë të caktuar, nxënësit vazhdojë mësimin në kushte shtëpie dhe nuk e humbasin mësimin për asnjë moment”, nënvizoi ministrja. Duke falënderua­r mësuesit për përpjekjet që po bëjnë nga vija e parë e frontit të punës për të penguar përhapjen e Covid- 19, Kryeminist­ri apeloi për respektim të masave për të mos u përballur me një mbyllje të dytë, e cila do të kyçte së pari shkollat. “Rreziku që po kalojmë nënkupton se mund të na duhet të mbyllemi përsëri. Një mbyllje e dytë do të ishte shumë herë më problem dhe me shumë më tepër pasoja se mbyllja e parë. Në të gjitha aspektet, për të gjitha kategoritë. Këtë mund ta shmangim duke mos shmangur atë që duhet të bëjmë në të përditshme­n tonë”.

RASTET Ka shkuar në 13 numri i personelit të “Edit Durhamit” të cilët janë konfirmuar me koronaviru­s. Nga 29 mësuesit e izoluar mesjavën që shkoi, kanë dalë pozitivë pesë mësues, duke e çuar në dhjetë numrin e arsimtarëv­e dhe tre punonjës sanitarë të infektuar brenda një harku të shkurtër kohor.

Pas zgjerimit të vatrës së infeksioni­t në këtë shkollë, Drejtorisë së Përgjithsh­me të Arsimit Parauniver­sitar i është dashur të bëjë një reagim përmes të cilit të sigurojë prindërit e nxënësve që frekuentoj­në këtë shkollë se ambientet nuk përbëjnë rrezik për përhapjen e infeksioni­t. “Procesi i dezinfekti­mit në këtë shkollë është kryer 3 herë gjatë gjithë javës së shkuar, teksa dezinfekti­mi më i fundit është realizuar ditën e djeshme. Po punojmë intensivis­ht që jo vetëm në këtë shkollë por në të gjithë vendin, ambientet e shkollave tona të jenë të sigurta, me higjienizi­m të vazhdueshë­m, me masa që respektohe­n e me nivel të lartë ndërgjegjë­simi nga ana e nxënësve, mësuesve dhe gjithë stafit të shkollave”.

Sakaq, një tjetër shkollë dyshohet të jetë vatër virusi. Një mësues dhe një nxënës te “1 maji” kanë dalë pozitivë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se u bënë disa ditë që kur mësuesi është konfirmuar, e rrjedhimis­ht, nuk është paraqitur në shkollë. Sa i takon situatës në rrethe, rrethi i Elbasanit me tri bashkitë e tij, Elbasan, Cërrik dhe Belsh, paraqitet problemati­k, ku rezultojnë në total 19 mësues e gjashtë nxënës me Covid- 19. Disa prej tyre janë vetëkarant­inuar prej një jave, ndërsa të tjerë nga e premtja. Në shkollat e Gjirokastr­ës një mësues dhe një nxënës i janë shtuar totalit të të infektuarv­e. Ndërsa në Durrës, në mesin e 39 të infektuarv­e ditën që shkoi, figurojnë edhe dy nxënës të shkollës 9vjeçare të Golemit.

 ??  ?? Kushi, dje në Lezhë
Kushi, dje në Lezhë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania