Panorama (Albania)

Mbingarkes­ë në dy spitalet COVID, rritet numri i shtrimeve

Në Spitalin Infektiv dhe në Sanatorium gjenden 259 pacientë të shtruar. Rama: Rreziku për rimbyllje

-

Java e tretë e tetorit ka sjellë shtim të rasteve të reja pozitive me COVID- 19. Të hënën janë raportuar 295 persona të prekur nga sëmundja, shifër kjo më e larta që prej fillimit të pandemisë.

“Në 24 orët e fundit janë kryer 1413 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 295 qytetarë të prekur nga virusi SARS- COV 2. Ndërkohë janë shëruar 96 qytetarë, duke e çuar në 10167 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësi­së. Përveç Tiranës, një numër i konsiderue­shëm rastesh pozitive janë regjistrua­r edhe në Durrës, Shkodër, Lushnjë dhe Vlorë. Në të gjithë vendin, sipas shifrave zyrtare, janë aktualisht me status aktiv, pra të infektuar aktivë, 6729 persona. NGARKESA NË SPITAL

Për shkak të rritjes së shifrave të personave të infektuar, është rritur edhe numri i pacientëve që kanë nevojë për kujdes spitalor të specializu­ar, gjë që ka vënë në vështirësi dy spitalet COVID. Prej më shumë se një jave Infektivi dhe Sanatorium­i janë duke u përballur me një numër të shtuar të pacientëve, ndërkohë që ende nuk ka asnjë sinjal nga Ministria për hapjen e spitalit COVID 3, që është pavijoni i ish- kirurgjive në QSUT. “Aktualisht, në Spitalin Infektiv dhe ‘ Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 259 pacientë, 22 në terapi intensive, nga të cilët, 4 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësis­ht e ka humbur betejën me COVID19 një 47- vjeçar nga Tirana, një 53- vjeçare dhe një 64- vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoq­ëruese”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësi­së. Nga fillimi i pandemisë deri më tani janë 454 persona që kanë humbur betejën me sëmundjen.

SITUATA Nga Lezha Kryeminist­ri Rama, ndërsa apeloi qytetarët për respektimi­n e masave antiCovid, tha se një mbyllje e dytë do të ishte shumë herë më problem dhe me më tepër pasoja se mbyllja e parë. “Përfitoj nga rasti që të them se është momenti për t’u bërë të gjithë të vetëdijshë­m se çfarë rreziku po kalojmë. Rreziku që po kalojmë është që të na duhet të mbyllemi përsëri. Një mbyllje e dytë do të ishte shumë herë më problem dhe me shumë më tepër pasoja se mbyllja e parë, në të gjitha aspektet për të gjitha kategoritë. Këtë rrezik ne mund ta shmangim duke mos shmangur bezdinë të vendosjes së maskës sapo të dalim nga shtëpia, të mbajtjes së maskës kudo ku jemi jashtë shtëpisë, të ruajtjes së distancave në çdo situatë, të mosshkuarj­es nëpër restorante e nëpër klube, kur nuk është e nevojshme vërtet, të shmangies së grumbullim­eve dhe të respektimi­t të tjerëve dhe të shëndetit të tjerëve, duke mos i prishur këto rregulla”, tha Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania