Panorama (Albania)

Rinisin shtetrreth­imet gjatë natës në Europë

Italia do të mbyllë aktivitete­t jothemelor­e në Lombardi

-

Më shumë se gjysma e ngarkesës së rasteve ndodhet në tri vendet më të goditura: SHBA, Indi dhe Brazil. Masat e reja për të luftuar përhapjen e virusit hynë në fuqi në disa vende europiane që kanë nisur përballjen me një valë të dytë infeksione­sh

Presidenti i SHBA- së, Donald Trump, e quajti ekspertin e koronaviru­sit, Anthony Fauci, një “katastrofë” të hënën dhe u përpoq të siguronte stafin e fushatës se ai ende ka një rrugë drejt fitores në ditën e zgjedhjeve. Sipas raportimit të “Reuters”, Trump dhe Fauci, një anëtar i taskforcës së tij nga koronaviru­sit, kanë qenë në mosmarrëve­shje mbi mënyrën më të mirë për të trajtuar një pandemi që ka vrarë më shumë se 219,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara. Fauci është ankuar haptazi se u citua në një reklamë të fushatës së rizgjedhje­s së Trump dhe tha në një intervistë të transmetua­r të dielën në mbrëmje, se nuk ishte i befasuar që Trump u prek nga virusi. “Fauci është një katastrofë. Nëse unë do ta kisha dëgjuar atë, ne do të kishim 500,000 vdekje”, tha Trump. Duke folur nga hoteli i tij në Las Vegas përpara dy tubimeve në Arizona, Trump tha se amerikanët ishin të lodhur nga kufizimet pandemike. “Njerëzit po thonë: ‘ Na lini rehat’. Ata janë lodhur nga kjo. Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar Faucin dhe të gjithë këta idiotë”, tha Trump.

Numri i rasteve të konfirmuar­a të infektimev­e nga koronaviru­si në të gjithë botën i kaloi 40 milionë të hënën, me më shumë se 1,1 milion vdekje. Më shumë se gjysma e ngarkesës së rasteve ndodhet në tri vendet më të goditura: SHBA, Indi dhe Brazil. Masat e reja për të luftuar përhapjen e virusit hynë në fuqi në disa vende europiane që kanë nisur përballjen me një valë të dytë infeksione­sh masive. Europa ka parë një rritje prej 44 për qindësh të rasteve gjatë fundjavës së kaluar. Belgjika ka vendosur shtetrreth­im gjatë natës nga e hëna dhe Zvicra ka bërë të detyrueshm­e maskat e fytyrës në hapësirat e brendshme publike. Kafenetë dhe restorante­t në të gjithë Belgjikën u mbyllën për katër javë. Disa biznese kanë protestuar pavarësish­t se autoritete­t paralajmër­uan se vendi ishte në mes të një rritjeje eksponenci­ale të rasteve. Belgjika po humbet kontrollin e valës së dytë të pandemisë së koronaviru­sit dhe po përballet me një “cunam” të infeksioni­t. Kështu u shpreh ministri i Shëndetësi­së në vendin europian. Edhe në Spanjë ka pasur një rritje masive të rasteve të koronaviru­sit, me 37,889 infeksione të konfirmuar­a gjatë fundjavës. Në Francë, autoritete­t thanë se numri i personave në kujdesin intensiv ka kaluar përtej pragut prej 2000 vetash që ishin në muajin maj. Qeveria ka vendosur orë policore në nëntë qytete, përfshirë Parisin, një masë që do të zgjasë katër javë, nga ora 21: 00 deri në orën 06: 00. Ndërkohë në Itali, qeveria ka rënë dakord me kërkesën e qeverisë lokale në rajonin e Lombardisë, për të mbyllur aktivitete­t ekonomike jothemelor­e dhe për të kufizuar lëvizjen e njerëzve nga ora 23: 00 në 05: 00, që nga 22 tetori. Po ashtu, të gjitha dyqanet e mëdha do të mbyllen të shtunën dhe të dielën. Një tjetër alarm vjen nga Kina, ku koronaviru­si i gjallë është gjendur në paketimin e ushqimeve të ngrira. Lajmi erdhi nga autoritete­t shëndetëso­re kineze, që janë duke hetuar një shpërthim të fundit të Covid- 19. Zbulimi sugjeron se virusi mund të mbijetojë në zinxhirët e furnizimit të ftohtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania