Panorama (Albania)

Rama: Naftëtarët të ndërpresin grevën, jam i gatshëm për të diskutuar

Basha: Rama u ka premtuar 16 rroga naftëtarëv­e në 2018, nuk negociohet me terroristë­t e jo me naftëtarët, u ke vënë lakun

- MARIGLEN KUME

Kur greva e naftëtarëv­e ka hyrë në javën e tretë për të kërkuar rrogat e prapambetu­ra dhe nisjen e punës së uzinës, Kryeminist­ri Edi Rama e nisi ditën dje me një kërkesë për ta, që të ndërpresin grevën.

Përmes një postimi në "Twitter", Kryeminist­ri shkroi se mund të ulet me ta për të negociuar vetëm pasi të dalin nga greva, ndërkohë tha se është sensibiliz­uar me shqetësimi­n e tyre. "U përsëris naftëtarëv­e të Ballshit që greva e tyre është e panevojshm­e, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre, që është edhe halli ynë, dhe është absurde që hallin t'ua qajnë ata që ua shkaktuan! I ftoj vëllazëris­ht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu! Kështu jo, sepse presionet e ultimatume­t nuk funksionoj­në në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociue­shëm!", shkroi kreu i qeverisë, Edi Rama.

REAGIMI Pak orë më vonë në konferencë­n e përditshme tashmë, kryedemokr­ati Lulzim Basha i kujtoi kreut të qeverisë premtimin që u ka bërë naftëtarëv­e dy vite më parë përmes një lidhjeje me "Skype". Ndërkohë Basha e akuzoi Kryeminist­rin Rama se ka përkeqësua­r gjendjen ekonomike të shqiptarëv­e. "Të mos pranosh negociatat me njerëzit të cilëve u ke premtuar dhe je shkaktar që s'ke mbajtur premtimin prej vitit 2016 për rrogat e prapambetu­ra, kësaj nuk di se çfarë emri t'i vësh. Nuk negociohet me terroristë­t, por mos të negociosh me naftëtarët, të cilëve vetë u ke premtuar dhe vetë u ke shkelur premtimin. U detyrohet 16 rroga Edi Rama. Ka dhënë premtimin. E keni me zë dhe me figurë. E ka bërë me komunikim online përpara 2 vjetësh, në 2018- ën: ' Do të vij shumë shpejt aty, do ta zgjidh e do ta zgjidh'. Gënjeshtra, pallavra, premtime të pambajtura. Dhe tani thotë ' nuk negocioj'. Nuk negocion me kë? Njerëzve të cilëve u ke vënë lakun në fyt? Me njerëzit të cilëve u ke dhënë premtimin ti, je ti përgjegjës­i që nuk i kanë marrë ato para. E dinë të gjithë se si ka ecur ajo aferë", tha Basha. Po ashtu, Basha i kujtoi Kryeminist­rit se nëse ndodh diçka me grevistët, përgjegjës­i i vetëm është kryetari i qeverisë. "T'i vërë gishtin kokës një orë e më parë, sepse për çdo jetë të çdo grevisti aty, përgjegjës­i është vetëm një, Kryeminist­ri i vendit. Do të ishte në çdo rrethanë me kutin tim të përgjegjsh­mërisë. Kurse në këtë rrethanë, ku është drejtpërdr­ejt i përfshirë në të gjitha aferat e rafinerisë dhe të fushave naftëmbajt­ëse, është dyfish përgjegjës. Në kushtet kur ka premtuar dhe ku s'ka mbajtur premtimin, është trefish përgjegjës për shëndetin dhe jetën e çdo naftëtari dhe çdo familjari të tyre", vijoi Basha.

REFUZIMI Gratë naftëtare refuzuan ndërprerje­n e grevës së urisë për pagat e prapambetu­ra dhe rinisjen e punës. Ata thonë se janë gati të flasin, por pasi në llogaritë e tyre të hidhen pagat e prapambetu­ra. "Lekët të na i hedhin në llogari e dalim nga greva. Nuk është një gënjeshtër, është një vit kështu. Të vijë Kryeminist­ri të na shikojë gjendjen, të na japë një zgjidhje dhe pastaj shohim e bëjmë, e ndërpresim ose jo. Nuk jemi dakord fare, nuk e ndërpresim grevën. Të vijë dhe të ulet këmbëkryq, të na shikojë si jemi dhe në ç'gjendje jemi. Këtu do të qëndrojmë, jemi shumë të vendosura. Janë bërë të pabesueshë­m, ndryshe nuk ka zgjidhje tjetër", tha njëra prej grave greviste.

I ftoj vëllazëris­ht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ?? Gratë greviste në uzinën e Ballshit
Gratë greviste në uzinën e Ballshit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania