Panorama (Albania)

“Shqiptarët më të varfër, bien të ardhurat me 8%”

FMN: Të ardhurat për frymë në 2020 pritet të ulen me 425 USD

-

Të ardhurat për frymë të shqiptarëv­e në 2020- ën, sipas Fondit Monetar Ndërkombët­ar pritet të ulen me 425 dollarë, ose me gati 8% në raport me një vit më parë. “Në terma nominalë, të ardhurat për frymë të çdo individi, me çmimet aktuale ( në dollarë për frymë) pritet që në vitin 2020 të zbresin në 4,898 dollarë, nga 5,323 dollarë një vit më parë. Në total, sipas shifrave të FMN- së, vendi pritet të humbasë 1.24 miliardë dollarë këtë vit, shumë që është sa 8% e të ardhurave vjetore në 2019n”, shkruan “Monitor”. Pandemia COVID- 19 shkundi nga themelet ekonominë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Politika e mbylljes apo karantina e aplikuar si masë parandalue­se për përhapjen e sëmundjes goditi rëndë bizneset dhe shkaktoi rënie ekonomike. Referuar “Monitor”, Shqipëria (- 425 USD) dhe Mali i Zi (- 892 USD) pritet të kenë rënien më të lartë të të ardhurave për frymë, për shkak të tkurrjes më të lartë ekonomike të parashikua­r për këto vende, që janë të lidhura me turizmin. Për maqedonasi­t, humbja do të jetë minimale ( 90 dollarë më pak) dhe për boshnjakët arrin në - 253 dollarë për frymë më pak. Për shtetasit e Kosovës, humbja është - 287 dollarë për frymë, me një rënie prej 6.5%. Në rajon, shteti që ka qenë më rezistent ndaj krizës së Covid19 është Serbia. Ky i fundit është ndër të paktët në botë, ku FMN- ja parashikon që të ardhurat për frymë nuk do të bien, përkundraz­i do të rriten lehtë, me 90 dollarë. Shqipëria dhe Kosova renditen ndër shtetet më të varfra të Europës, ( përfshirë shtetet e ish- Bashkimit Sovjetik). Nga 192 shtete, Shqipëria është e 98- a në listë dhe Kosova e 108- a ( 4,428 USD për frymë për 2020), sipas vlerësimev­e të FMN- së. Të ardhurat më të larta për frymë në rajon i ka Mali i Zi, në vendin e 77 në botë ( 8,825), pothuajse sa dyfishi i trojeve shqipfolës­e. Më pas renditet Serbia e 80a ( 7,382 USD), Maqedonia e Veriut e 90- a ( 6,018), Bosnjë- Hercegovin­a e 92- a ( 6,015 USD). Fondi, në pasqyrën e fundit ekonomike të tetorit, vlerëson se tkurrjen më të fortë në rajon pritet ta ketë Mali i Zi me - 12%, e ndjekur nga Kroacia, me - 9% dhe më pas renditet Shqipëria në të njëjtat nivele me Kosovën (- 7.5% secila). Të tre shtetet bregdetare ( Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria) kanë një varësi të lartë nga turizmi, që ka qenë ndër sektorët më të goditur nga pandemia. Krizën pritet ta ndiejë më pak Serbia, që parashikoh­et të ketë një rënie prej - 2.5%. Maqedonia do të tkurret me - 5.4%, kurse Bosnja me - 6.5%. Më herët, Banka Botërore në raportin e saj të fundit të rishikimit ekonomik të vjeshtës për Europën dhe Azinë Qendrore, evidenton në seksionin për Shqipërinë, se kriza po shton varfërinë, kryesisht nëpërmjet rritjes së papunësisë. Sipas raportit të Bankës Botërore, mbyllja e bizneseve, operacione­t e zvogëluara dhe ndërprerje­t në zinxhirët e furnizimit dëmtuan prodhimin. Sektori i turizmit, një faktor kyç i rritjes, ka qenë shumë i prekur. Konsumi dhe vendimet për investime janë vonuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania