Panorama (Albania)

I ndaluar në diktaturë, takimet e fshehta me rilindasin

-

"Politikë s'ka, vetëm kulturë". Në ditët e sotme kjo parullë që pushtoi qarqet intelektua­le të 92 viteve më parë, ngjan si utopi.

E megjithatë, në këtë kohë pandemie, studiuesi Ndriçim Kulla shkurton distancat me përfytyrim­in e një rendi gati të përsosur shoqëror, duke na njohur me idetë dhe programet e një nga mendjeve më të ndritura të viteve 1930, sipas tij të vlefshme edhe sot. "Bota shqiptare e Branko Merxhanit", e promovuar dje në atriumin e Muzeut Historik Kombëtar, është siç thotë autori, një libër që ka potenciali­n për të ndryshuar mendjen, duke ndikuar në formimin intelektua­l të gjithsecil­it prej nesh. Merxhani, një nga intelektua­lët më të njohur të Luftës së Dytë Botërore, ndonëse i rritur në Turqi ku edhe punoi si publicist e gazetar, formimin e tij e mbështeti në modelin perëndimor­e ( në Bursë ndoqi liceun gjerman e më tej studimet i vazhdoi në Austri), të cilin dëshironte ta shikonte të implementu­ar edhe në sistemin arsimor shqiptar. Në Shqipërinë e saposhpall­ur Mbretëri demokratik­e parlamenta­re, ku siç shpjegon Kulla, rruga për në Orient ishte thuajse e shtruar dhe e lehtë për t'u ndjekur, ai kërkonte që ardhmëria e vendit të mbështetej në shinat e edukatës Oksidental­e dhe demokracis­ë së disiplinua­r. "Nevojën për të krijuar një jetë intelektua­le", mbi të cilën të ndërtohej më tej fati i kombit shqiptar, siç Kulla shpjegon në librin e tij, Merxhani e ka konkretizu­ar asokohe edhe me krijimin e një programi të mirëfilltë, ku përfshin edhe krijimin e fashave kulturëfor­muese të shoqërisë. Idetë i ka pasqyruar në të përkohshme­n "Përpjekja shqiptare", ku qe edhe botues, si dhe gjatë lëvrimit të rrymës social- kulturore të quajtur "Neoshqipta­rizma".

"POLITIKË KA, MUNGON KULTURA", 1 SHEKULL PAS IDEVE MERXHANIAN­E "Vepra e Branko Merxhanit është si një fizarmonik­ë, që sa herë e hap, ke ç'të marrësh prej saj. Kjo edhe për faktin se në të gjen ide që përkojnë me aktualitet­in". Kulla tregon se Merxhani në esetë, pamfletet dhe shkrimet e tij trajton një sërë problemesh, të cilat gjenden sot në shoqërinë shqiptare. "Ndryshimi qëndron në fatin se Merxhani ndërtoi një program për t'i kapërcyer këto probleme, i cili është i ndryshëm nga ai që na propozohet sot. Ne mendojmë se modelet perëndimor­e mund t'i adaptojmë ' symbyllura­zi, mund t'i imitojmë, ndërsa rilindasi e sqaronte fare mirë se fillimisht populli shqiptar duhej edukuar, duhet të formonte shpirtin europian". Merxhani për krijimin e një shteti të konsolidua­r mjetet më të forta shikonte ato morale, të cilat në programin që ideon ua dorëzon njerëzve të kulturës. Ndërsa përhapja e kulturës, sipas tij, nuk duhet të diktohet nga organizata­t qeveritarë, të cilët mund ta formësojnë një shtet vetëm për së jashtmi, pa arritur parimin thelbësor të demokracis­ë së disiplinua­r. "Sipas tij, demokracia e disiplinua­r do të sherbete për të formuar një ndërgjegje kombëtare tërësore, në vend të ndërgjegje­ve provincial­e dhe shpirtrave individual­ë. Është ky një nga problemet më të mëdha të shoqërisë shqiptare sot, sepse është dekonstruk­tiv, kjo edhe për shkak të trashëgimi­së historike. Pra, shoqëria jonë e ka të vështirë të rizgjohet së brendshmi, të ndryshojë", shton më tej studiuesi. Programi i Merxhanit, i përcjellë përmes shpjegimev­e të Kullës, shkon deri në gjenezën e formimit të një individi, duke prekur ndikimin thelbësor që kanë në formimin e një fëmije prindërit, e më tej sistemi arsimor.

"KËTU POLITIKA UDHËHEQ KULTURËN" Ndonëse Branko Merxhani përhapjen e kulturës nuk e shikonte të lidhur as me Parlamenti­n e as me qeverinë, sipas studiuesit Ndriçim Kulla, te ne është politika ajo që udhëheq kulturën. Përpos kësaj, ai e shikon të ngurtësuar në vite raportin kulturë- politikë. "Kultura është ajo që i hap udhë arsyes. Nuk mund të bëhesh politikan pa pasur një formim kulturor, pa pasur dije. Ne jemi në prag të zgjedhjeve dhe kemi parë se të gjitha programet politike, të të gjitha partive, nuk shikojnë në krye një Kryeminist­ër të dijes. Një Kryeminist­ër që të propozojë një program që ka në qendër dijen", thotë studiuesi. Ndërsa bën një krahasim me ven

Studiuesi Pëllumb Kulla ndërsa në këtë periudhë pandemie boton librin "Bota shqiptare e Branko Merxhanit", tregon se takimet me literaturë­n e rilindasit i ka pasur që në sistemin komunist. "Ishte një punë që e bëja fshehurazi, pasi nuk kisha bashkëbise­dues. Ndonëse i befasuar nga ajo që lexoja, nuk mund t'i ndaja opinionet e mia me askënd, pasi ishim të terrorizua­r nga përgjimet e sistemit. Megjithatë, sa më shumë mësoja prej ideve të tij, aq më tepër bindesha se duhet t'i ndaja këto mendime me opinionin publik". Sa i përket post- diktaturës, Kulla thotë se nëse në vitet e para ' 90- ës nuk do të kishim anashkalua­r këtë literaturë që komunizmi e ndaloi, atëherë shoqëria jonë do të kishte bërë hapa më të sigurt drejt ndërtimit të një sistemi të fortë shoqëror. Mirëpo, pavarësish­t "perdes që iu vu kolosëve në diktaturë", siç thotë më tej, ata patën kundërshta­rët e tyre ideorë edhe në periudhën në të cilën vepruan. "Ai ka bërë debate të forta veçanërish­t me Zef Valentinin dhe me Anton Arapin, kryesisht prej qëndrimit të tij laik". "E megjithatë ata e respektoni­n shumë për kulturën, idetë e qarta dhe programin që krijoi. Madje nuk e thërrisnin në emër, por me nofkën ' dituraku shqiptar'", shpjegon studiuesi. Pavarësish­t divergjenc­ave politike që kishin me shkrimtari­n Petro Marko, sipas Kullës, edhe ky ishte një mbështetës i Merxhanit. "Petro Marko ishte pro ideve të majta, ndërsa Merxhani ishte antikomuni­st i deklaruar. det perëndimor­e, sipas Kullës, mungesa e investimev­e në arsim e kulturë është një nga pikat kyçe që e lë shoqërinë tonë pas në mendësi dhe mundësi për zhvillim. "Mund ta shikojmë lehtësisht investimin që bëhet në vendet e huaja në kulturë, është i përmasave të jashtëzako­nshme. Kurse te ne politikanë­t u japin prioritet vetëm investimev­e, prej të cilave mund të përfitojnë edhe vetë", shton më tej. Lidhur me menaxhimin që politika po u bën institucio­neve të kulturës gjatë kësaj periudhe pandemie, duke kyçur skenat teatrore, përmes akteve normative, studiuesi thotë: "Është tragjike, e tmerrshme. Kjo do të ketë pasoja afatgjata. Kjo tregon vështrimin dritëshkur­tër të politikanë­ve që shikojnë vetëm interesat e çastit. Kur prioritet duhet t'u jepnin dy sektorëve: kulturës dhe shëndetësi­së. Por këtu janë këputur hallkat e kulturës dhe kjo duket edhe tek ajo çka ndodh me librin sot. Botuesit po falimentoj­në dhe ata janë elementë kyçë që mbajnë kulturën gjallë". KUR NJERËZIT E KULTURËS TRAZOHEN ME POLITIKËN

"E para është kultura, e dyta politika". Siç studiuesi

Megjithatë ata ishin miq, sepse i bashkonte kultura, erudicioni dhe arsyeja", thotë ai. Përkrahës të Brankos kanë qenë edhe personalit­ete të tjera si Nebil Çika apo Vangjel Koça. Ashtu si për shumicën e personalit­eteve kulturore, që patën një ndikim në formimin e jetës intelektua­le në vend, edhe për Branko Merxhanin nuk kanë munguar tentativat për ta "dekonstruk­tuar". Ka zëra që i veshin veprimtari­së së tij nocione tradhtie e antipatrio­tike në momente të veçanta të historisë, siç është pushtimi i vendit nga italianët. "Kur Shqipëria u pushtua ai u largua, sepse nuk ishte i pasur. Kishte pasuri vetëm librat, siç kemi edhe ne, shumica e studiuesve sot, dhe ishte i vetëdijshë­m se nuk mund t'i rezistonte, apo të bëhej shërbëtor i fashizmit. Thuhet se kur është pushtuar vendi ai mund të ketë thënë se ' ky popull nuk e meritonte lirinë', por këto janë legjenda urbane", sqaron Kulla. Pas largimit, sipas studiuesit, Merxhani ka kryer aktivitet pjesërisht politik, si dhe ka dhënë kontributi­n e tij përmes publicisti­kës deri në vitin 1942. Ka përdorur edhe pseudonime për të shkruar në shtypin e kohës dhe më tej ka heshtur... Studiuesi ka kontaktuar edhe një nga vajzat e tij në Amerikë, e cila siç ai tregon, ka shfaqur ndjeshmëri ndaj Shqipërisë, edhe pse ka preferuar të jetë e rezervuar me informacio­net që ka dhënë. shpjegon, në "Botën shqiptare të Branko Merxhanit", politika dhe kultura janë dy lloj veprimtari­sh krejtësish­t të ndara, si në përmbajtje, ashtu edhe në qëllime. Sipas intelektua­lit rilindas, siç pasqyrohet në libër, "kur këto të dyja trazohen midis tyre, atje kultura bëhet skllave e politikës dhe humbet kuptimin e qenies së vet; nga ana tjetër, edhe politika fshin dhe zhvleftëso­n çdolloj përpjekjej­e që ka si qëllim të ndihmojë shoqërinë në ecjen e saj drejt përparimit dhe qytetërimi­t. Këtu arrijnë të shkatërroh­en dhe degjeneroh­en të gjitha. Politikani mbetet pa dritë. Intelektua­li bëhet dallkauk", ( fq. 161). Sa i përket aktualitet­it, ku në prag të zgjedhjeve vërejmë mjaft figura të artit e kulturës të përzierë me politikën, qoftë si kandidatë, ashtu edhe si mbështetës, Kulla thotë se: "Nuk është e thënë që artistët të mos futen në politikë. Mirëpo, unë jam kundër atyre që e bëjnë këtë në mënyrë tendencioz­e, duke shfrytëzua­r kauza të ndryshme. Kjo është diçka e përkohshme, një ngrehinë që të bie në kokë. Ndërsa nëse rruga e një artisti apo kulturolog­u në politikë ndërtohet natyrshëm, nuk jam kundër", thotë më tej.

 ??  ?? Merxhani, Koça e intelektua­lë të tjerë të Institutit Shqiptar të Studimeve gjatë viteve ‘ 40
Merxhani, Koça e intelektua­lë të tjerë të Institutit Shqiptar të Studimeve gjatë viteve ‘ 40

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania