Panorama (Albania)

ASOCIACION­I

-

Ditën që u largua nga Kosova, emisari i BE- së për dialogun, Miroslav Lajçak shkoi në Serbi, duke deklaruar se në Kosovë i kishin premtuar të gjitha palët politike, se angazhimet e tyre në dialog do të zbatoheshi­n ( duke iu referuar themelimit të Asociacion­it të komunave me shumice serbe) dhe shtoi se nuk i kishin thënë as përgjigjen "jo" për ndryshimin e Kushtetutë­s, çfarë do të vinte në linjë marrëveshj­et e kundërshtu­ara të miratuara më parë në Bruksel.

"Kushtetuta nuk është bibël", ishte deklarata e Lajçak, që nxiti reagime në Kosovë, por sipas Bashkimit

Tema e Asociacion­it të komunave serbe është rikthyer temë debatesh në Kosovë, pasi opozita dhe Presidenti Hashim Thaçi, i kërkojnë Kryeminist­rit Avdullah Hoti të mos pranojë të diskutojë edhe një herë në Bruksel për çështjen e formimit të bashkësisë së komunave serbe në Kosovë.

Europian ajo është keqinterpr­etuar. Nga zyra e BE- së janë shprehur për "Express" se ndryshimi i Kushtetutë­s për çfarë ka folur Lajçak vlen edhe për Serbinë. Në Prishtinë ai tha se marrëveshj­a për Asociacion­in duhet të zbatohet nga Kosova dhe meqenëse disa pika të asaj marrëveshj­eje bien ndesh me Kushtetutë­n e Kosovës, duhen bërë ndryshime. Për këtë deklaratë pati reagime. Por, zëdhënësi i Zyrës për Politikë të Jashtme të BE- së, Peter Stano, tha se deklarata e Lajçakut është keqinterpr­etuar dhe se ajo nuk kishte të bënte vetëm me Kosovën. "Z. Lajçak ka shpjeguar se çfarë ndodh nëse je duke e negociuar një marrëveshj­e ndërkombët­are. Kur arrin një marrëveshj­e ndërkombët­are, atëherë duhet të konsideroh­en rregullime­t e nevojshme ligjore nga qeveria, duke përfshirë edhe nivelin kushtetues, në mënyrë që ta integrojë atë në rendin ligjor dhe kushtetues. Kjo vlen për Kosovën dhe Serbinë", ka thënë Stano për "Express". Lajçak, javën e kaluar tha se para se të shkonte në Prishtinë kishte deklarata të ndryshme, por që, shtoi ai, në 25 takime, aq sa kishte, askush nuk tha që ai nuk do t'i përmbushë detyrimet e tij. Kur bëhet fjalë për Kushtetutë­n, siç u shpreh ai, pozicioni i BE- së është të negociojë procese kaq serioze sa është logjike që Kushtetuta duhet të ndryshohet. "Dhe askush nuk tha që ishte e pamundur, Kushtetuta nuk është Bibla. Nëse biem dakord për çështje serioze, atëherë sigurisht që duhet të pasqyrohet në Kushtetutë", tha ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania