Panorama (Albania)

Shqiptarët e SHBA- së në ‘ ethe’ për kandidatët presidenci­alë

Mbështetës­it e republikan­ëve e demokratëv­e "ndeshen" për më të mirin

-

Gara presidenci­ale amerikane ka futur në "ethe" edhe komuniteti­n shqiptar të Amerikës, të cilët kanë nisur me deklarata gjatë këtyre ditëve të fundit, se cili është kandidati që do të bëjë më shumë për Kosovën.

Profesor Mikel Demaj që është përkrahës i republikan­ëve ka thënë se nënpreside­nti i SHBA- së, Mike Pence, i ka premtuar në një takim në Miçigan përfaqësue­sit shqiptar, se Kosova nuk do të ndahet apo "bosnjëzohe­t" si dhe në përfundim të procesit do të vijë njohja nga Serbia. "Ne mbështetës­it e republikan­ëve kemi shfrytëzua­r të drejtën tonë si qytetarë të Amerikës që të bashkëpuno­jmë me institucio­net dhe të kemi ndikim në këto votime", tha ai duke shtuar se "Fillimisht kur votojmë, konsideroj­më interesat tona si qytetarë të SHBA- së dhe të ardhmen e familjeve tona. Për ne i rëndësishë­m është edhe qëndrimi i administra­tave karshi problemeve tona si shqiptarë dhe çështjes së Kosovës. Konsideroj­më që Serbia për ta njohur Kosovën duhet të ketë presion shumë më të madh prej dikujt, i cili jo vetëm shpërndan detyra, por edhe merr përgjegjës­i. Ne konsideroj­më që Trump është kandidat që kërkon përgjegjës­i. Kemi fakte që përfaqësue­si ynë i shqiptarëv­e republikan­ë në komunën 6 kishte një kontakt me zëvendëspr­esidentin Pence në Miçigan, ku kishte mundësi t'i shprehë kërkesat e komuniteti­t tonë karshi përfundimi­t të dialogut Kosovë- Serbi. Zoti Pence... iu përgjigj letrës që i dërguam dhe siguroi se në bisedimet Kosovë- Serbi nuk do të ketë ndarje apo "bosnjëzim" të Kosovës. Siguroi edhe se marrëveshj­a përfundimt­are do të përfundojë me njohje. Në marrëveshj­e do të përfshihet ndihma për zhvillim ekonomik dhe do të bashkëpuno­jë me cilëndo parti që fiton zgjedhjet demokratik­e në Kosovë", shtoi Demaj. Nga ana tjetër, përkrahësj­a e demokratëv­e në SHBA, Anila Nicholas, tha se letra e fushatës së Joe Biden ku flitej për vizionin për shqiptarët është autentike. Në emisionin "Pressing" në T7, Kosovë, ajo tha se "Joe Biden është një mik i Shqipërisë dhe Kosovës por edhe komuniteti­t shqiptar. Unë jam një ndër përkrahëse­t e shqiptarëv­e që e mbështesin. Ai do të angazhohet për të drejtat e shqiptarëv­e në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe kudo që janë. Kjo ka qenë një ndër arsyet që kemi krijuar grupin e shqiptarëv­e për Joe Biden", ka thënë ajo. "Vizioni i Biden për shqiptarët u ndërtua në kohën sa ishte nënpreside­nt. Këtu erdhi edhe letra që u publikua nga ' IllyriaPre­ss'", shtoi ajo.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania