Panorama (Albania)

COVID- i “ngujon” Ajetin, Xhakën dhe Lokomotivë­n

Rregulli absurd në Hungari, pritet që të debutojë në Champions kundër Ronaldos

-

Myrto Uzuni është i fiksuar pas Kristiano Ronaldos, aq sa "zgjodhi" të infektohej me koronaviru­s në të njëjtën kohë me yllin portugez.

Mëkat i madh për sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Sigurisht që këtë herë nuk do të donte të ishte si idhulli i tij, sepse do të humbasë ndeshjen e ëndrrave, debutimin në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës. Nuk mund të ishte më e vështirë sesa kaq aventura e tij për të prekur Ligën e Kampionëve. Mes sprovave dhe problemeve në fëmijëri dhe një jete me ëndrra, COVID- 19 i pengon përballjen me Leo Mesin në "Camp Nou". Mediat ngrenë dyshimet se sulmuesi kuqezi është i prekur nga COVID- 19, por "Panorama Sport" kërkoi të kontaktont­e me vetë Uzunin, i cili këtë herë nuk u përgjigj duke e lënë gjithçka misterioze. Edhe babai i tij u tentua disa herë, por gazeta nuk mori përgjigje. Një profil në "Twitter", i cili menaxhohet nga një tifoz i skuadrës së Ferencvaro­shit shkruan se Uzuni është i prekur me COVID19, por ekipi nuk e ka konfirmuar diçka të tillë.

12 ditë mister- Uzuni nuk shfaqet në asnjë listë apo në asnjë ndeshje që prej 8 tetorit, kur nga FSHF- ja u njoftua se ai nuk do të ishte i gatshëm për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Kazakistan­it dhe Lituanisë. Uzuni ishte projektuar titullar nga forma e mirë që po kalonte me ekipin hungarez, por një dëmtim i pengoi aktivizimi­n. Që nga ajo ditë, nuk ka asnjë informacio­n për Uzunin. Ai nuk u grumbullua dhe nuk luajti në ndeshjen e fundjavës me skuadrën e Ferencvaro­shit duke shtuar misterin e këtyre ditëve. Mendohet se ai është i prekur me COVID- 19 gjatë ditëve të fundit dhe ka mësuar lajmin se është pozitiv dhe po qëndron në

Thuajse në çdo shtet, po shtohet alarmi për numrin e lartë të të infektuarv­e me COVID- 19, ku as futbolli nuk bën përjashtim. Në fundjavë, dy ekipe me shqiptarë raportuan raste me COVID- 19 dhe së fundmi u shtua edhe Rexhana. Te Bazeli, për shkak të dy rasteve me koronaviru­s, janë futur në karantinë deri në fundjavë. Kjo, për të parandalua­r rrezikun e përhapjes së infektimit. Kësisoj, Xhaka e Zhegrova bashkë me pjesëtarët e tjerë të ekipit janë të rrezikuar nga dy rastet që kanë rezultuar pozitivë. Jo vetëm kaq, por edhe Lokomotiva Zagreb ka disa raste me COVID- 19 dhe nuk luajti këtë fundjavë. Së fundmi, Rexhana e Arlind Ajetit ka raportuar për disa raste pozitive mes lojtarëve dhe anëtarëve të stafit. Ajeti, në fillim të javës u raportua se do të ishte gati për të luajtur, por këtë fundjavë nuk ishte fare pjesë e ekipit, as në stol. izolim. Për fatin e mirë ai nuk ka simptoma dhe shqetësime në aspektin shëndetëso­r.

Protokolli- Por duket se gjithçka do të bëhet më e vështirë për Murto Uzunin, i cili duhet të qëndrojë në izolim për 1 muaj edhe nëse tamponi i tij rezulton negativ. Kjo do të thotë se do të humbasë tri ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve. Rregullat në Hungari sigurisht që e tërbojnë shqiptarin, por duhet ta pranojë. Në fund të fundit, a nuk është i fiksuar me Kristiano Ronaldon? Do të debutojë në Champions pikërisht në ndeshjen Juventus- Ferencvaro­sh.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania