Panorama (Albania)

Liga: Bojkoti vazhdon, rifillojmë nëse ka ‘ tym të bardhë’ nga qeveria

-

Nisja e kampionati­t në Shqipëri është aq mister, sa tanimë njerëzit e futbollit kanë nisur të përmendin se duhet pritur njëlloj si "tymi i bardhë" në Vatikan. Rituali i përzgjedhj­es së Papës së ri, është ai që njoftohet me "tymin e bardhë". Presidenti i Ligës Profesioni­ste të Futbollit, as një mbledhje që dje ka zgjatur më pak sesa herët e tjera, thuajse vetëm një orë, ka deklaruar se bojkoti do të vazhdojë. Edvin Libohova, si për ta lartësuar edhe më tepër vendimin unanim të përfaqësue­sve të Ligës, e krahasoi edhe me "tymin e bardhë" në Vatikan, të cilin e pret si ndryshim qëndrimi nga qeveria.

Presidenti - Edvin Libohova, shpalosi dy vendimet e ndërmarra, ku i pari është për vijimësinë e bojkotit si dhe i dyti është për të ndërprerë bashkëpuni­min në vijim me emisionin sportiv në RTSGH- së. "Liga unanimisht vendosi që bojkoti të vazhdojë deri në momentin që qeveria do të plotësojë kërkesat tona. Pika e dytë e vendimeve ishte që duke parë mënyrën se si është trajtuar emisioni sportiv në televizion­in shqiptar, duke parë një qëndrim jo koherent dhe jo mbështetës për futbollin, Liga vendosi që për RTSH- në të mos përsërisë kontratën e ' highlights­eve' dhe të bashkëpuni­mit për sezonin që do të vijë. Këto ishin dy vendimet", deklaroi Libohova. Më tej iu përgjigj pyetjeve:

"Sigurisht! Nëse do të ketë ' tym të bardhë' kur i thonë, do të ndryshojë. Ne jemi në dinamikë. Mirëpresim që të zgjidhen kërkesat dhe problemati­kat tona. Në momentin që ato zgjidhen, menjëherë Liga është e gatshme që të rifillojë garën. Me qeverinë vetëm kanë filluar bisedimet, nuk ka vendimmarr­je. Unë shpresoj që nesër ( sot) përfaqësue­sit e Ministrisë së Financave dhe të parlamenti­t të vijnë me një propozim, i cili të jetë i pëlqyeshëm nga

Liga, pra në plotësim të kërkesave tona. Në të kundërt, do të vazhdojmë në këtë situatë. RTSH? Anëtarët e Ligës kanë gjykuar duke parë disa herë emisionin, si dhe emisionin e djeshëm. Unë konkretish­t nuk e kam parë. Ata ishin të indinjuar se si u trajtua problemi dhe kërkesat që ka pasur Liga për sa i përket mbështetje­s së futbollit. Shqetësimi ishte vetëm për misionin sportiv dhe mënyrën se si është trajtuar komplet emisioni. Që nuk është në përputhje me interesat e Ligës dhe të futbollit. Liga? Dhjetë duan që të mos fillojë dhe asnjë nuk do që të fillojë", tha Libohova.

 ??  ?? Mbledhja e djeshme e Ligës Profesioni­ste
Mbledhja e djeshme e Ligës Profesioni­ste

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania