Panorama (Albania)

Duka, presion Rejas për kreun: Në nëntor duhet të sigurojmë vendin e parë

-

Armand Duka ka komentuar edhe ecurinë e Kombëtares në tetor, për barazimet në Kazakistan dhe Lituani. Deklarata e djeshme e kreut të FSHF- së është e dykuptimtë. Së pari, kreu i institucio­nit të futbollit në vend, ka nxituar që të saktësojë se nuk ka asnjë plan për trajnerin, duke lënë të kuptohet se trajneri ka ende besim për të vijuar punën. Së dyti, Duka në këtë moment në Ligën e Kombeve, ka kërkuar vendin e parë. Nuk ka asgjë të keqe që Presidenti i Federatës të kërkojë objektivin maksimal të ekipit, mirëpo kur e bën diçka të tillë tani që vendi i parë nuk është më në dorën e trajnerit apo të Kombëtares ( pasi me dy fitore të Lituanisë, Shqipëria e ka të pamundur vendin e parë edhe me pikë të barabarta me të duke marrë 6 pikë, atëherë ky lexohet si një lloj mesazhi i qartë për stafin e Kombëtares. Thënë ndryshe, në rast se në nëntor nuk ndryshon atmosfera, nuk ndryshon pozitivish­t paraqitja, rezultatet dhe pikët, atëherë mund të dridhet edhe stoli i Kombëtares për vazhdimësi­në.

Deklarata - I pyetur në lidhje me trajnerin dhe Kombëtaren, Duka tha: "Nuk ka asnjë plan rezervë, trajneri do të vazhdojë të përgatisë dy ndeshjet e radhës maksimalis­ht për të marrë 6 pikë. Nuk mund të jemi të lumtur me pikët e marra në këto 4 ndeshje, por nuk mund t'i quaj paraqitje absolutish­t negative. Dy ndeshjet në transfertë, të fundit, i luajtëm më mirë se ndaj Lituanisë. Nuk janë ndeshje të lehta, por ne jemi të ndërgjegjs­hëm që steka e Shqipërisë sot është lart dhe mërzitemi shumë kur humbim jashtë apo kur barazojmë. Dikur lumturohes­him kur humbnin me një gol diferencë. Meritojmë akoma më shumë për punën që kemi bërë dhe në dy ndeshjet e radhës në nëntor ne duhet të sigurojmë vendin e parë", u shpreh kreu i FSHF- së.

TË RINJTË I pyetur në lidhje me numrin e madh të të rinjve në dy ndeshjet dhe se cili prej tyre i ka bërë përshtypje, Duka është përgjigjur: "Shumë mirë që janë afruar sepse "Nations League" është kompeticio­ni më i mundshëm në të cilin mund t'i aktivizosh, duke ditur që edhe miqësoret janë të pakta. Jo vetëm strategjik­isht, por edhe për arsye të rrethanave, në ndeshjet e fundit ishin 10 apo më tepër të rinj. Të gjithë më kanë pëlqyer dhe mendoj se janë e ardhmja e Shqipërisë dhe do të jenë ata që do të luajnë me Shqipërinë për objektivin e Euro 2024".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania