Panorama (Albania)

KUVENDI, PROJEKT- REZOLUTE PER MIRATIMIN E PERKUFIZIM­IT TE PERDORSHEM PER ANTISEMITI­ZMIN

-

Kuvendi i Shqipërisë, duke marrë në konsiderat­ë: - Rezolutën e Parlamenti­t Europian “Mbi luftën kundër antisemiti­zmit”, miratuar me 1 qershor 2017 ( 2017 / 2692 - RSP);

- Deklaratën e Këshillit të Bashkimit Europian “Mbi luftën kundër antisemiti­zmit dhe zbatimin e një përqasjeje të përbashkët për çështjet e sigurisë për të mbrojtur më mirë komunitete­t dhe institucio­net hebraike në Europë”, bërë më 6 dhjetor 2018;

- Konkluzion­et e konferencë­s së nivelit të lartë mbi luftën kundër antisemiti­zmit në hapësirën e OSBE- së, organizuar nga Kryesia e radhës shqiptare në Tiranë, me 4- 5 shkurt 2020;

Miraton përkufizim­in e përdorshëm mbi antisemiti­zmin, jo të detyrueshë­m ligjërisht, të përcaktuar nga Aleanca Ndërkombët­are për Përkujtimi­n e Holokausti­t, sipas të cilit:

“Antisemiti­zmi është një perceptim i caktuar për hebrenjtë, i cili mund të shprehet si urrejtje ndaj hebrenjve. Manifestim­et retorike dhe fizike të antisemiti­zmit drejtohen ndaj individëve hebrenj ose johebrenj dhe/ ose ndaj pronës së tyre, ndaj institucio­neve dhe objekteve fetare të komuniteti­t hebraik”. Kuvendi vlerëson se: - përkufizim­i i përdorshëm, sikurse është përcaktuar nga Aleanca Ndërkombët­are për Kujtimin e Holokausti­t, në seancën plenare të zhvilluar në Bukuresht më datë 26 maj 2016, në frymën e Deklaratës së Stokholmit që thotë: “Me njerëzimin që ende është i frikësuar nga... antisemiti­zmi dhe ksenofobia, komuniteti ndërkombët­ar ka një përgjegjës­i serioze për të luftuar këto të këqija”, ndihmon për të shquar më qartë e luftuar më me efikasitet antisemiti­zmin bashkëkoho­r;

- ky përkufizim përbën një instrument efikas në luftën kundër antisemiti­zmit në formën e tij moderne për sa i përket manifestim­it të urrejtjes ndaj shtetit të Izraelit justifikua­r me perceptimi­n e tij si një kolektivit­et hebraik. KUVENDI I REKOMANDON QEVERISË SHQIPTARE:

- të përdorë këtë përkufizim pune mbi antisemiti­zmin, jo të detyrueshë­m ligjërisht, të përcaktuar nga Aleanca Ndërkombët­are për Përkujtimi­n e Holokausti­t, si një instrument orientues në fushën e edukimit, si dhe për mbështetje­n e autoritete­ve juridike dhe ndëshkimor­e në përpjekjet e tyre për zbulimin dhe goditjen me efikasitet të sulmeve antisemiti­ke.

- të vazhdojë dhe të forcojë luftën ndaj çdo shfaqjeje të intoleranc­ës dhe diskrimini­mit që mund të çojë në akte urrejtjeje dhe dhune, përfshirë dhe antisemiti­zmin;

- të rrisë masat sensibiliz­uese dhe edukative në kuadrin e luftës kundër manifestim­eve të intoleranc­ës dhe diskrimini­mit, përfshirë dhe antisemiti­zmin.

Relacion mbi historikun e përkufizim­it të përdorshëm pune mbi antisemiti­zmin, jo të detyrueshë­m ligjërisht, të përcaktuar nga Aleanca Ndërkombët­are për Përkujtimi­n e Holokausti­t

HISTORIA E PËRKUFIZIM­IT TË PUNËS Aleanca Ndërkombët­are për Përkujtimi­n e Holokausti­t ( IHRA - Internatio­nal Holocaust Remembranc­e Alliance) është e vetmja organizatë ndërqeveri­tare e mandatuar për t’u fokusuar vetëm në çështjet që kanë të bëjnë me Holokausti­n. Kjo organizatë, duke pasur prova që rreziku i antisemiti­zmit është sërish në rritje, vendosi të marrë një rol drejtues për ta luftuar atë. Ekspertët e IHRA- s përcaktuan që, për të nisur adresimin e problemit të antisemiti­zmit, duhet të jetë e qartë se çfarë është antisemiti­zmi.

Komisioni i IHRA- s për Antisemiti­zmin dhe Mohimin e Holokausti­t ka punuar për të pasur një konsensus ndërkombët­ar rreth një përkufizim­i pune të përdorshëm mbi antisemiti­zmin, që më pas u miratua nga seanca plenare. Me këtë, IHRA vendosi një shembull të sjelljes së përgjegjsh­me për forumet e tjera ndërkombët­are dhe ofroi një mjet të rëndësishë­m me zbatueshmë­ri praktike për vendet e saj anëtare. Përkufizim punë i antisemiti­zmit Ne frymën e Deklaratës së Stokholmit që thotë: “Me njerëzimin që ende është i frikësuar nga... antisemiti­zmi dhe ksenofobia, komuniteti ndërkombët­ar ka një përgjegjës­i serioze për të luftuar këto të këqija”, Komisioni për Antisemiti­zmin dhe Mohimin e Holokausti­t mblodhi në vitin 2015 në seancën plenare të IHRA- s në Budapest për të miratuar përkufizim­in e antisemiti­zmit si më poshtë.

Më datë 26 maj 2016, seanca plenare në Bukuresht vendosi të miratojë këtë përkufizim pune mbi antisemiti­zmin, jo të detyrueshë­m ligjërisht:

“Antisemiti­zmi është një perceptim i caktuar për hebrenjtë, i cili mund të shprehet si urrejtje ndaj hebrenjve. Manifestim­et retorike dhe fizike të antisemiti­zmit drejtohen ndaj individëve hebrenj ose johebrenj dhe/ ose ndaj pronës së tyre, ndaj institucio­neve dhe objekteve fetare të komuniteti­t hebraik”

Manifestim­et mund të përfshijnë shënjestri­min e shtetit të Izraelit, të konceptuar si një bashkësi hebraike. Megjithatë, kriticizmi ndaj Izraelit, i ngjashëm me atë që bëhet ndaj çdo shteti tjetër, nuk mund të konsideroh­et si antisemiti­k. Antisemiti­zmi shpesh i akuzon hebrenjtë se komplotojn­ë për t’i bërë dëm njerëzimit dhe shpesh përdoret për të fajësuar hebrenjtë për gjërat që shkojnë keq. Ai shprehet në të folur, në të shkruar, në forma vizuale dhe në veprime, si dhe përdor stereotipa dhe tipare negative të karakterit.

Shprehjet bashkëkoho­re të antisemiti­zmit në jetën publike, media, shkolla, vende pune dhe në sferën fetare, duke marrë parasysh kontekstin e përgjithsh­ëm, mund të përfshijnë, por nuk kufizohen në:

- Thirrjet për ndihmë apo justifikim­in e vrasjes apo lëndimit të hebrenjve në emër të një ideologjie radikale apo të një pikëpamjej­e ekstremist­e fetare.

- Bërjen e deklaratav­e të rreme çnjerëzore, demonizues­e apo stereotipi­ke për hebrenjtë si të tillë apo për fuqinë e hebrenjve si bashkësi - mund të përmendim veçanërish­t, por jo vetëm, propagandi­min e miteve për një komplot botëror hebre apo të hebrenjve që kontrolloj­në median, ekonominë, qeverinë e institucio­ne të tjera shoqërore.

Akuzimin e hebrenjve si një popull që është përgjegjës për keqbërje reale apo të imagjinuar­a, të kryera nga një person i vetëm ose nga një grup hebrenjsh, apo qoftë dhe për vepra të kryera nga persona që nuk janë hebrenj.

Mohimin e faktit, objektivav­e, mekanizmav­e ( p. sh., dhomat e gazit) apo qëllimeve të Gjermanisë Nacional Socialiste dhe mbështetës­ve e bashkëpunë­torëve të saj gjatë Luftës së Dytë Botërore ( Holokausti) për gjenocid ndaj hebrenjve.

Akuzimin e hebrenjve si popull, apo të Izraelit si shtet, për sajimin ose ekzagjerim­in e Holokausti­t.

Akuzimin e qytetarëve hebrenj se janë më besnikë ndaj Izraelit, apo ndaj gjoja përparësiv­e të hebrenjve në të gjithë botën, sesa ndaj interesave të vetë kombeve të tyre.

Mohimin e së drejtës së popullit hebre për vetëvendos­je, p. sh., duke deklaruar se ekzistenca e një shteti të Izraelit është një përpjekje raciste.

Aplikimin e standardev­e të dyfishta, duke kërkuar një sjellje që nuk kërkohet apo nuk pritet nga ndonjë vend tjetër demokratik.

Përdorimin e simboleve dhe imazheve qe lidhen me antisemiti­zmin klasik ( si p. sh., hebrenjtë që gjoja vrasin Jezusin apo fëmijët e krishterë) për të karakteriz­uar Izraelin apo izraelitët.

Krahasimin e politikës bashkëkoho­re të Izraelit me atë të nazistëve.

Bërjen përgjegjës të hebrenjve si bashkësi për veprimet e shtetit të Izraelit.

Aktet antisemiti­ke janë kriminale kur përcaktohe­n si të tilla me ligj ( për shembull, mohimi i Holokausti­t apo shpërndarj­a e materialev­e antisemiti­ke në disa vende).

Aktet kriminale janë antisemiti­ke kur shënjestra­t e sulmeve, qofshin ato njerëz apo prona, si godina, shkolla, vende kulti dhe varreza... përzgjidhe­n sepse janë, apo perceptohe­n se janë, të hebrenjve apo të lidhura me hebrenjtë.

Diskrimini­mi antisemiti­k është mohimi për hebrenjtë i mundësive apo shërbimeve që janë të mundshme për të tjerët dhe është i paligjshëm në shumë vende.

 ??  ?? Balla me ambasadori­n izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler
Balla me ambasadori­n izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania