Panorama (Albania)

Ndryshon skema, si do aplikohet për pension

Rishikohet skema e aplikimit për të përfituar pension. Dokumentet dhe procedura që duhet të ndjekin rreth 20 mijë individë në vit për të përfituar pagesën mujore

- TIRANE

Janë më shumë se 20 mijë të moshuar, të cilët çdo vit mbushin moshën e daljes në pension.

Prej fillimit të këtij viti qytetarëve iu është krijuar mundësia që aplikimin për pension ta kryejnë “online”. Kjo do të thotë që nuk do të jetë më e nevojshme që këta të moshuar të paraqiten pranë drejtorive rajonale të sigurimeve, pasi shërbimi do të mund t’u ofrohet brenda një kohe të shkurtër dhe pa shumë mund, përmes portalit e- albania. “Tashmë ju nuk keni nevojë të paraqiteni pranë sporteleve pritëse të Agjencive Lokale të Sigurimeve Shoqërore për të marrë shërbim apo informacio­n, por mund ta realizoni atë nëpërmjet smartfonit apo kompjuteri­t tuaj. Nga data 6 janar 2020, duke klikuar në https:// e- albania. al/, ju mund të kryeni lehtësisht procedurat për të gjitha shërbimet që ofron edhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore”, specifikoh­et në postimin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore ku përmes një videoje janë treguar hapat që duhet të ndiqen nga qytetarët, të cilët duan të aplikojnë për pension pleqërie.

APLIKIMI Për të aplikuar fillimisht shkoni në portalin e- albania. Në dritaren që do të hapet zgjidhni atë në të cilën shkruhet “Puna”. Do t’ju shfaqen tri opsione, qytetarë, biznes dhe administra­të. Pasi të vendosni të dhënat tuajA, përkatësis­ht numrin e kartës së identiteti­t dhe fjalëkalim­in atëherë do t’ju shfaqen shërbimet që ofrohen. Do të kërkoni “aplikim për pension pleqërie” dhe para jush do të jetë baza ligjore për llogaritje­n dhe kushtet e përfitimit të pensionit.

Më tej do të plotësoni formularin me të dhënat tuaja si data e lindjes, vendlindja, adresa, numër telefoni, llojin e pensionit për të cilin aplikoni, mënyrën e përfitimit pra nëse doni që pensioni t’ju dërgohet përmes postës apo nëpërmjet bankës, vendin e punës si edhe në fund dokumentac­ionin shoqërues që kërkohet nga ISSh- ja për këtë proces. Ndonëse kjo skemë ofron lehtësi, jo të gjithë pensionist­ët mund të përfitojnë prej saj. Ndaj edhe në këto kushte, ata të cilët e kanë të pamundur që të aplikojnë “online” kanë metodën e vjetër, atë të dorëzimit të dosjes në sportelet e agjencisë së sigurimeve. SKEMA E PENSIONEVE

Aktualisht skema publike e pensioneve ofron tri lloje pensionesh: pensionin e pleqërisë, të invalidite­tit dhe atë familjar. Për të fituar të drejtën e një pensioni pleqërie, individi duhet të kontribuoj­ë për një periudhë sigurimi të përcaktuar jo më pak se 15 vjet dhe mund të marrë pension kur mbush moshën 65 vjeç për burrat dhe 61 vjeç për gratë, të cilat në vitin 2032 do të arrijnë moshën 65 vjeç. Ndërsa për të përfituar pension të plotë duhen 37 vite kontributi­ve. Formula e re përcakton një pension bazë dhe shtesën. Pensioni bazë është 7637 lekë, ndërsa shtesa bazuar në formulën e llogaritje­s së pensionit, është 1% për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuesh­me, që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontribute­ve të paguara. “Bazë mesatare e vlerësuar” nënkupton pagën bruto, mbi të cilën është aplikuar norma e kontributi­t të detyrueshë­m të sigurimeve shoqërore sipas viteve dhe është kjo pagë mujore, që rivlerësoh­et e aktualizoh­et duke përdorur koeficient­et e indeksimit të çdo viti, deri në momentin e lindjes së të drejtës dhe plotësimit të kushteve për të përfituar një pension.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania